Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria shqiptare po merr borxh 10-vjeçar gati me të njëjtat interesa si Thesari i SHBA-ve

14:52 - Prill 16, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria shqiptare është duke blerë borxh 10 vjeçar gati me të njëjtat kosto si Thesari i SHBA-ve. Interesi i obligacioneve 10 vjeçare në lekë ra sërish në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë duke zbritur në kuotën 4.7 për qind. Kjo ishte norma më e ulët në histori e bondeve 10 vjeçare në lekë. Për krahasim, interesi i obligacioneve 10 vjeçare të qeverisë amerikane aktualisht luhatet në kuotën 4.4-4.5 për qind.

Obligacionet janë letra me vlerë përmes të cilave qeveria merr borxh nga tregu. Interesi që rezulton nga ankandi i tyre është kostoja që paguan buxheti për marrjen e këtij e borxhi.

Në ankandin e fundit, qeveria synonte të merrte fillimisht 3.5 miliardë lekë borxh përmes bondeve 10 vjeçare. Por oreksi i tregut për të financuar qeverinë ishte i madh duke bërë që vlera totale e kërkesave në ankand të arrinte gati 4.6 miliardë lekë. Duke parë dhe normën e favorshme të interesit, ministria e Financave vendosi të marrë 3.7 miliardë lekë.

Prej më shumë se 1 viti, normat e interesit të letrave me vlerë kanë qenë në rënie të vazhdueshme. Aktualisht në të gjithë spektrin e tregut të bonove qeveritare, interesat janë në nivelet më të ulëta në histori, nga bonot me afat tremujor deri tek obligacionet 10 vjeçare.

Ky oreks i madh i tregut për të financuar qeverinë me borxh vjen për shkak të një sërë faktorëve. Së pari, një nga arsyet kryesore që po i shtyn normat për poshtë lidhet me uljen e borxhit publik dhe gjendjen e bollshme të likuiditetit në sektorin bankar. Arsyeja e dytë ka të bëjë me zgjerimin e bazës së investitorëve që blejnë borxhin e brendshëm shqiptar.

Vitin e kaluar disa investitorë amerikanë blenë mbi 14 miliardë lekë borxh të brendshëm të qeverisë shqiptare përmes letrave me vlerë duke rritur kështu konkurrencën në treg dhe për pasojë duke ulur interesat.

Dhe afrimi i investitorëve nga jashtë që blejnë borxh në lekë të qeverisë shqiptare sinjalizon dhe faktorin e tretë të rënies së normave të interesit. Ai është rënia e primeve të rrezikut dhe rritja e besimit tek ekonomia shqiptare, por edhe tek leku.

Kapitali 

Ekofin Media
Ekofin Media
borxhi interesat obligacionet shba shqipëri tregjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter