Nga prilli i këtij viti, kompania e sigurimeve Eurosig do të fillojë të aplikojë një produkt special për sigurimin e shëndetit të fëmijëve me nevoja të veçanta. Sipas kësaj kompanie, e cila ka rreth 40 mijë klientë mujor të siguruar, ky shërbim për këtë kategori të fëmijëve po bëhet për herë të parë në Kosovë.
Drejtori i Menaxhimit të Rriskut në Eurosig, Gëzim Tola për KosovaPress, përveç këtij produkti flet edhe për rëndësinë e sigurimit të pronave.
Po ashtu, Tola thekson se nga 10 bizneset më të mëdha në Kosovë sipas një rangimi në vitin 2024, 6 prej tyre janë të siguruar në Eurosig.
“Ne do të jemi kompania e parë në tregun e sigurimeve në Kosovë të cilët kemi krijuar një produkt special, të posaçëm për sigurimin e shëndetit të fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilin do të fillojmë ta aplikojmë që ky muaj. Duke ju ardhur në ndihmë kësaj kategorie që deri më sot nuk kanë qenë të siguruar nga asnjë kompani në tregun e sigurimeve në Kosovë”, thotë Tola.
Derisa nënvizon vlerën e sigurimit të pasurisë, Tola tregon se çmimi i sigurimit vjetor për një apartament me çmim mesatar 100 mijë euro, është rreth 100 euro.
“Një produkt që nuk është në zhvillim por që është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm sipas nesh është sigurimi i pasurisë. Kjo për arsye se pasuria, patundshmëria kryesisht janë pasuri të cilat, për t’i vendosur secili investon një pjesë të mirë të jetës, për t’i realizuar investimet e caktuara si në patundshmëri. Si në ato të banimit, individual, apo edhe ato të pasurive të zhvillimit të biznesit të fabrikave…Për shembull për një apartament ose banesë me çmim mesatar të investuar për rreth 100 mijë euro vlerë e investuar, sigurimi vjetor është jo më shumë sesa 100 euro”, thekson Tola.
Drejtori i Menaxhimit të Rriskut në Eurosig, Gëzim Tola bënë të ditur se kjo kompani ka rreth 162 mijë klientë për vitin 2024. Ndërsa, thotë se Eurosig ka rreth 14 mijë klientë mujor të siguruar.
“Unë doja të veçoja që një nga rangimet e fundit të shpallura për 10 bizneset më të mëdha në Kosovë për vitin 2024, nga 10 prej tyre, 6 janë të siguruara në EuroSig…EuroSig si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë është një promotor i zhvillimit dhe vlerësimit në mbështetje të sporti, të artistëve”, tregon Tola. /kosovapress
