Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një pauzë 90-ditore të tarifave që hyjnë menjëherë në fuqi.
Trump ka njoftuar se pauza do të prekë të gjitha vendet e botës me përjashtim të Kinës, shtet të cilit ia rriti edhe më tepër tarifat në vlerën 125%.
“Unë kam autorizuar një pauzë 90 ditore dhe një tarifë reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, gjithashtu në fuqi menjëherë.
Trump thotë gjithashtu se do të rrisë tarifat ndaj Kinës në 125%, vendim që gjithashtu hyn në fuqi menjëherë, duke përmendur “mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore”.
Menjëherë pas deklaratës së Trump, bursa në SHBA ka reaguar pozitivisht ku S&P 500 po rritet me 5.6%, ndërsa Nasdaq ka kërcyer mbi 8%. Si përgjigje ndaj tarifave të Trump kur ishin në vlerën 104%, Kina u përgjigj me tarifa 84% ndaj mallrave amerikane, teksa më herët Pekini zyrtar deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo “luftë”.
