Author: gazetar_1

Fondi Headley për Trashëgiminë Kulturore në Evropën Juglindore ka hapur një thirrje të re për aplikime, duke ftuar organizatat jofitimprurëse dhe institucionet publike nga Evropa Juglindore (muze, biblioteka, arkiva, galeri) të paraqesin propozime projektesh të fokusuara në ruajtjen, promovimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore. Kjo mundësi financimi është e hapur për organizata dhe institucione nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Sllovenia. Fondi është i angazhuar në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, përmirësimin e përfshirjes së komunitetit dhe promovimin e praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm të trashëgimisë që…

Read More

Me hyrjen në fuqi të tarifave amerikane në masën 10% edhe për Shqipërinë, një nga industritë që rrezikojnë të goditen më shumë janë kultivuesit dhe eksportuesit e bimëve mjekësore. Si një nga tregjet kryesore për eksportin e këtyre bimëve, SHBA, pritet të rrisë kostot ndaj industrisë që edhe gjatë viteve të fundit ka qënë në vështirësi. Në një deklaratë për mediat, kreu i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike, Filip Gjoka, kërkon mbështetjen e shtetit shqiptar në këtë situatë, përmes marrjes së disa masave lehtësuese. Deklarata e Kryetarit të Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike  “Kemi…

Read More

Rrugorja e Tiranës bën bilancin javor dhe u apelon shoferëve të bëjnë kujdes edhe me parkimet pa kriter në lagje. Në raste bllokimesh, makina do të lëvizet me karrotrec. Gjatë javës që sapo u mbyll, 26 persona u arrestuan për shkelje të rënda dhe u vunë 25 mijë gjoba. Sipas Policisë Rrugore, në vëmendje të kontrolleve janë dhe automjetet të cilat zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera dhe automjetet e tonazhit të rëndë. “Gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore e DVP Tiranës ka arrestuar/proceduar 26…

Read More

Tarifat e tij kanë tronditur botën, megjithatë Donald Trump ka lënë të kuptohet se është i hapur për negociata me vendet e tjera. Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi megjithatë, se kjo do të varej shumë nga fakti nëse vendet në fjalë do të kenë diçka “të jashtëzakonshme” për të ofruar në këmbim. Duke folur me gazetarët në Air Force One, Trump përsëriti edhe një herë qëndrimin se vendet e tjera kanë përfituar prej kohësh nga SHBA-ja dhe ai dëshiron që kjo të marrë fund. “Tarifat na japin një fuqi të madhe për të negociuar. Çdo vend na ka telefonuar”,…

Read More

Çmimet e karburanteve bien me 8 për qind në nivelet më të ulëta në 4 vjet mes frikës për luftën tregtare. Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të premten, duke arritur nivelet më të ulëta që nga viti 2021, për shkak të shqetësimeve në rritje se lufta tregtare do të dëmtojë rëndë ekonominë globale. Nafta amerikane ra me 8 për qind, duke arritur në 61.92 dollarë për fuçi në tregtinë e fundit. Kjo rënie vjen pas një tkurrjeje prej 6.6 për qind të enjten, e shkaktuar nga shqetësimet për tarifat dhe një rritje të papritur të prodhimit nga OPEC+. Të premten,…

Read More

Posta e Kosovës bëri të ditur se ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut. Kjo nismë, sipas Postës, do të rrisë sigurinë dhe përgjegjësinë në vend. “Ky hap modernizues e bën procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë për qytetarët, duke siguruar një menaxhim efikas të detyrimeve të tyre. Gjobat dërgohen drejtpërdrejt në adresat e qytetarëve, duke ofruar një mundësi më të përshtatshme dhe më të thjeshtë për të realizuar pagesat”, u tha në njoftim. Në fillim të prillit, Policia e Kosovës bëri të ditur se do të nisë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë…

Read More

(Pjesa e tretë) Në Ballkan, pasuria mbahet si simbol i kontrollit. Samir Mane ka zgjedhur ta shesë në kulm, për të ndërtuar sërish. Filozofia e tij nuk është grumbullimi, por qarkullimi i kapitalit në funksion të një sistemi që jeton më gjatë se pronari. Në kulturën e biznesit të Ballkanit, pasuria mbahet. Si tokë. Si trofe. Si dëshmi force. Pronësia është status. Mbajtja e saj është prestigj. Shitja perceptohet si dobësi, si humbje, si tërheqje. Por Samir Mane nuk ka ndërtuar për të ruajtur. Ai ka ndërtuar për të qarkulluar. Dhe këtë e ka bërë në mënyrë sistematike. Me kohë.…

Read More

Me shpejtësi rrufe në media qarkulloi lajmi se mandarinat shqiptare u bllokuan në disa vende të BE-së, sepse përmbanin nivele të larta pesticidesh, por e kundërta ndodh kur vendet e BE-së fusin në tregun shqiptar fruta dhe perime me pesticide të rrezikshme. Te luleshtrydhet e importuara nga Greqia është konstatuar prania e mbetjes së pesticidit Hexythiazox, i cili konsiderohet me risk për shëndetin e njeriut. Kontrollet e AKU-t në terren, pas analizave të kryera në ISUV, kanë faktuar se luleshtrydhet e importuara nga shteti grek kanë prani të pesticidit, që përbën risk për shëndetin e konsumatorëve. Situata bëhet më alarmante…

Read More

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) do të shpallë së shpejti edhe proceset për ndërtimin e sistemit të ri të parkimeve në kryeqytet dhe në bregdet. Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në fazën finale të garës ndërkombëtare për projekt-ide arkitekturore për rilindjen e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku 5 skuadrat finaliste do të prezantojnë konceptet e tyre arkitektonike. Kryeministri informoi se AIC do të shpallë së shpejti edhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh në kryeqytet dhe në bregdet, ku do të përfshihen të gjithë arkitektët ndërkombëtarë. “Ata janë pjesë tanimë…

Read More

Sot më shumë se kurrë jemi më të lidhur me anë të internetit. Ndërsa përdorimi i rrjetit nga të gjitha grupmoshat ka tejkaluar shifrat e parashikuara, nevoja për siguri në internet është bërë thelbësore. Përveç navigimit, konsumatorët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për llojin e informacionit që jepet nëpërmjet internetit dhe shumica janë të interesuar për mbrojtjen e të dhënave personale. Garantimi i sigurisë në internet bëhet më i thjeshtë me One Safe. One Safe është një shërbim sigurie i avancuar, i krijuar për të mbrojtur familjet nga kërcënimet e mundshme në internet dhe për të siguruar një…

Read More