Të tjera kulla po përgatiten “të ngulen” në një tjetër zonë qendrore të Tiranës, siç është ajo ku dikur qëndronte Cirku. E ndërkohë që ciku shfaqjet e tij i jep prej muajsh te Teatri i Kukullave, zona ku qëndronte institucioni me një histori që prej vitit 1929, shumë shpejt pritet të shndërrohet në një kantier të rradhës.
Sot u zhvillua edhe gara me praninë e 6 studiove ndërkombëtare të arkitekturës për masterplanin e zhvillimit të zonës. Projektet u prezantua nga COBE, Danimarkë; GO HASEGAWA & Associates, Japoni; GROUPWORK, Britani e Madhe; L’AUC, Francë; NIETO SOBEJANO, Spanjë; ARCHEA Associati, Itali, – ku në përfundim do të shpallet edhe projekti fitues.

Prezantimi i projektit të danezëve të Cobe titullohej “Tirana Peaks”, Majat e Tiranës, duke nënkuptuar të tjera kulla, njëra më e lartë se tjetra.
Japonezët e Go Hasegawa & Associates propozojnë edhe ata kullat, vetëm se në ndryshim nga danezët, kullat e tyre duhet të jenë me majë dhe të shohin nga Mali i Tomorrit.

Studioja e tretë arkitekturore, Groupwork nga Britania e Madhe, përveç kullave, në projekt kishte edhe gjelbërim, si rrotull, ashtu edhe mbi kulla.

Prezantimet vijojnë një e nga një sipas rradhës, por e përbashkëta që i bashkon janë kullat, dikush me majë, dikush pa, dikush me pemë rrotull, një tjetër me më pak, por kullat aty do të jenë, “një cirk” plot me kulla. /ekofin.al
