Author: gazetar_1

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%. Në konferencën për mediat, pas mbledhjes, Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia e vendit po performon mirë dhe pritshmëritë janë për një rritje të qëndrueshme në afatmesëm. Sejko theksoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm dhe ndaj Këshilli Mbikëqyrës vendos të mbajë të njëjtën linjë, duke mos sjellë ndryshime të normave bazë të interesit. Inflacioni shënoi rënie të lehtë në dy muajt e parë, duke qëndruar në 1.9%. Rritja ekonomike ka mbetur solide. Eksporti i mallrave vijon të shfaqë rënie,…

Read More

Tregu i sigurimeve u rrit me afro 6.9% në dy muaj e parë të vitit 2025. Pasi e nisi janarin me një rritje më të fortë prej 11.37%, shkurti solli një ngadalësim në të ardhurat e shoqërive të sigurimit, ndikuar kryesisht nga mosrinovimi në kohë i disa kontratave të mëdha në sigurimin e pronës dhe sigurimin e përgjegjësive civile. Në anën tjetër, sigurimi motorik ka vijuar të performojë mirë, me një rritje prej rreth 11.5% në nivel tregu. Paralelisht me rritjen e tregut në këtë segment, janë rritur edhe dëmet e paguara, me 18.4%, krahasur me një njëjtën periudhë të…

Read More

Të ardhurat nga turizmi përgjatë vitit 2024 kanë kapur shifrën rekord prej afro 5 miliardë euro, në rritje me 818 milionë euro në raport me 2023-shin. Edhe shqiptarët i kanë shtuar shpenzimet jashtë vendit, me 365 milionë euro këtë vjet. Nën sloganin ‘Albania All Senses’, afro 11.7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit të shkuar dhe shpenzuan në total afro 5 miliardë euro, me rritje prej 818 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Nga një përllogaritje rezulton se çdo turist ka shpenzuar mesatarisht 426 euro vjet nga 410 euro në 2023-shin. Përtej shifrave për numrin e turistëve, qeveria…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, SH.T.Z. MarcoAlberti, me të cilin diskutoi mbi lidhjet dhe nismat që thellojnë partneritetin mes dy vendeve në shumë sektorë dhe zhvillimet aktuale ekonomike. Gjatë takimit, Guvernatori Sejko e njohu Ambasadorin me zhvillimet financiare në vend dhe në Eurozonë, duke analizuar ndikimet që ato kanë në ekonominë shqiptare. Ai shprehu gatishmërinë e Bankës së Shqipërisë për të kontribuuar në mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme. Në këtë kuadër, ai vlerësoi si mjaft të rëndësishëm vazhdimin e reformave strukturore, të cilat…

Read More

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është vlerësuar si “Best Private Wealth Management Albania 2025” nga revista prestigjioze ndërkombëtare Global Banking & Finance Review. Intesa Sanpaolo Bank Albania vazhdon të jetë lider në tregun e shërbimeve të Private Banking dhe Wealth Management, duke u ofruar klientëve zgjidhje financiare inovative dhe të përshtatura përmes Departamentit të saj ekskluziv Affluent & Private Banking si dhe Fondeve Eurizon, të cilat ofrojnë mundësi profesionale investimi të krijuara për diversifikimin e portofolit të klientëve. Ky vlerësim nënvizon fokusin strategjik të Intesa Sanpaolo Bank Albania në ofrimin e shërbimeve premium të menaxhimit të…

Read More

Shqipëria mori parafinancimin e parashikuar në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje të BE-së. Ai është pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në një njoftim për mediet, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë bën të ditur se, parafinancimi, me vlerë 64.5 milionë Euro, do të mbështesë zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje, si dhe angazhimet që ka marrë Shqipëria me të. Me këtë parafinancim, Shqipëria mori 30 milionë Euro kredi koncesionare…

Read More

Remitancat, ose paratë e dërguara nga emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë për familjet e tyre në Shqipëri, prekën një rekord të ri në vitin 2024, duke tejkaluar për herë të parë shifrën prej 1 miliardë euro. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paratë e dërguara nga emigrantët për familjet e tyre arritën në 1 miliardë e 45 milionë euro, 117 milionë euro më shumë, ose 12.6% më shumë sesa në vitin 2023. Shtimi i numrit të shqiptarëve në emigracion, por edhe rritja e nevojave të familjeve shqiptare që jetojnë në vend, për shkak të rritjes së çmimeve dhe…

Read More

Investimet e huaja direkte shënuan një rekord të ri në vitin 2024, duke arritur në afro 1.6 miliardë euro, (saktësisht 1.584 milionë euro), ose rreth 5.8% më shumë sesa viti 2023, apo 86 milionë euro më shumë. Trendi rritës i investimeve të huaja direkte u vu re tre-mujor pas tre-mujori, ndërkohë që referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, tashmë viti 2024 është mbyllur me një tjetër shifër pozitive. Investimet në pasuri të paluajtshme kanë ndikuar në një rritje të fortë të investimeve të huaja direkte, sidomos në vitet e fundit. Kjo edhe referuar vrojtimeve të realizuara nga Banka e…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me përfaqësues nga shoqatat e ish-ushtarakëve në kuadër të konsultimit publik për projektligjin “Për statusin e ushtararakut”. Drafti, i cili është hedhur për konsultim publik në fund të janarit, parashikon nga 15 deri në 25 paga shpërblim për ushtarakët aktivë që ndërpresin shërbimin  për arsye të ndryshme. Sipas parashikimeve ligjore, ushtarët dhe detarët marrin deri në 15 paga, nënoficerët 20 paga dhe oficerët deri në 25 paga. Ministri i Mbrojtjes theksoi se synimet janë për t’i bërë Forcat e Armatosura më tërheqëse për të rinjtë, ndërsa premtoi se pagat për 4 vitet…

Read More

Një numër rekord europianësh mendojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE. Një sondazh i ri i publikuar nga Eurobarometri, tregon se në total 74% e europianëve, nga të gjitha vendet anëtare të bllokut, besojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE. Kjo është shifra më e lartë e mbështetjes që kur europianëve iu drejtohet kjo pyetje përmes sondazheve në 1983. Bie në sy se edhe në Hungarinë euroskeptike të Orbán mbështetja është e konsiderueshme, pasi 74% e shohin gotën gjysmë plot, madje edhe përpara Italisë (67%) dhe Francës (65%). Sondazhi tregon se europianët…

Read More