Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tenderat publikë drejt ankandeve me inteligjencë artificiale, projektligji shton rregulla të reja

14:07 - Qershor 24, 2026

Shtëpia në Shqipëri s’ka qenë kurrë kaq afër

13:36 - Qershor 24, 2026

Pse po bie çmimi i arit ndërsa inflacioni po rritet?

13:09 - Qershor 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shtëpia në Shqipëri s’ka qenë kurrë kaq afër

13:36 - Qershor 24, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Miliona shqiptarë jetojnë e punojnë jashtë vendit, por lidhja me atdheun mbetet e fortë. Edhe pse larg, ata i shoqëron gjithmonë ëndrra për një strehë në Shqipëri.

Për emigrantët me vite e vite punë, arritje personale dhe patjetër kursime, blerja e një apartamenti në Tiranë, bregdet apo jug është një hap i arritshëm.

Duke kuptuar këtë lidhje, OTP Bank Albania ofron një kredi banese të dedikuar, me fleksibilitet, transparencë dhe zgjidhje të personalizuara që kthejnë planet në realitet.

Me kredinë hipotekare të OTP Bank Albania, shtetasit shqiptarë jorezidentë mund të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kushte të qarta dhe konkurruese, duke përfituar deri në 300,000 euro financim, me afat deri në 30 vjet, në monedhat Lek dhe Euro, me një gamë të gjerë opsionesh financimi të përshtatura sipas nevojave të klientit.

Përveç normës fikse për vitin e parë, klientët mund të zgjedhin skema fleksible interesi, duke përfshirë: norma fikse nga 5 deri në 15 vite të ndjekura nga norma variabël, për të gjithë kohëzgjatjen e kredisë – duke garantuar siguri dhe parashikueshmëri në pagesat mujore.

Kredia u dedikohet shtetasve shqiptarë jorezidentë që jetojnë e punojnë në:

Itali, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Greqi, SHBA

Përse tani është momenti i duhur?

Sipas të dhënave nga Agjencia Century 21 Albania, Tirana mbetet qendra kryesore e transaksioneve, por zonat bregdetare si Golemi, Gjiri i Lalzit dhe Shëngjini po tërheqin gjithnjë e më shumë blerës nga diaspora. Jugu i Shqipërisë, me projektet e reja infrastrukturore, po konsolidohet si destinacion premium i investimeve.

“Shumica e shqiptarëve që jetojnë në Evropë, SHBA, Kanada dhe vende të tjera të zhvilluara, kanë të ardhura më të larta për shkak të ekonomive më të forta të këtyre vendeve, ndaj dhe blerja e një prone në Shqipëri shihet si një investim me perspektivë shumë premtuese. Çmimet e pronave në Shqipëri konsiderohen ende relativisht të ulëta, krahasuar me tregjet ku ata jetojnë aktualisht.” — shprehet Erti Memoçi, Broker i Century 21 Speed, pjesë e Century 21 Albania.

Partneriteti ndërmjet Bankës OTP dhe Century 21 është vlerësuar si model bashkëpunimi transparent: shpejtësia e procesimit dhe qartësia e informacionit bankar kanë lehtësuar punën e përbashkët, duke rritur kështu besimin e blerësve.

“Nëse më parë fokusi kryesor ishte ndërtimi i një shtëpie private në vendlindje, sot vihet re një orientim i ri drejt blerjes së apartamenteve, pasit konsiderohen më të menaxhueshme dhe bartin më pak kosto mirëmbajtje, krahasuar me një shtëpi private. Gjatë kohës që emigrantët nuk ndodhen në Shqipëri, këto prona mund të jepen me qira dhe të gjenerojnë të ardhura duke mos mbetur një aset “i fjetur”, por një aset produktiv.” – përfundon Erti Memoçi.

Nga të dhënat që disponon rrjeti i Century 21 Albania, tregu aktualisht është relativisht i qëndrueshëm në raportin kërkesë–ofertë. Ndërsa Tirana ka të preferuara pronat pranë qendrës dhe brenda Unazës së Vogël. Zhvillimet infrastrukturore në zona si Unaza e Madhe, Paskuqani, Liqeni i Thatë dhe Sauku, kanë rritur ndjeshëm interesin për blerje pronash me qëllim investimi, për shkak të potencialit për rritje të vlerës në të ardhmen.

Për diasporën shqiptare, kjo mundësi kreditimi nuk mund të ishte më e favorshme; më shumë se një produkt financiar ajo është një urë që konkretizon kontributin ekonomik që japin shqiptarët jashtë vendit, në atdheun e tyre.

Ekofin Media
Ekofin Media
emigrantët kredi otp bank albania shqipëri shtëpia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Pse po bie çmimi i arit ndërsa inflacioni po rritet?

13:09 - Qershor 24, 2026

Rezoluta/ Kuvendi i kërkon BSH më shumë kujdes për kursin e këmbimit dhe kreditimin e pasurive të paluajtshme

06:00 - Qershor 24, 2026

Nga sigurimet te asetet virtuale, 19 objektivat që Kuvendi i cakton AMF-së për 2026

05:59 - Qershor 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tenderat publikë drejt ankandeve me inteligjencë artificiale, projektligji shton rregulla të reja

gazetar_214:07 - Qershor 24, 20260

Projektligji i ri për ndryshimet në ligjin “Për prokurimin publik” tashmë në konsultim, sjell disa…

Bujqësia në 2025: Më shumë perime e agrume, më pak grurë dhe ullinj

11:08 - Qershor 24, 2026

Blegtoria në 2025, prodhimi i mishit rritet, qumështi dhe vezët në rënie

11:07 - Qershor 24, 2026

Karakaçi: Shqipëria drejt shoqërisë gigabit, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

10:50 - Qershor 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:07 - Qershor 24, 2026

Tenderat publikë drejt ankandeve me inteligjencë artificiale, projektligji shton rregulla të reja

11:08 - Qershor 24, 2026

Bujqësia në 2025: Më shumë perime e agrume, më pak grurë dhe ullinj

11:07 - Qershor 24, 2026

Blegtoria në 2025, prodhimi i mishit rritet, qumështi dhe vezët në rënie

Tenderat publikë drejt ankandeve me inteligjencë artificiale, projektligji shton rregulla të reja

14:07 - Qershor 24, 2026

Shtëpia në Shqipëri s’ka qenë kurrë kaq afër

13:36 - Qershor 24, 2026

Pse po bie çmimi i arit ndërsa inflacioni po rritet?

13:09 - Qershor 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter