Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Yieldi i bonove 12-mujore zbret në 2.7%, kreditë hipotekore në lekë bëhen më të lira

22:55 - Mars 26, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Yieldi 12 mujor i bonove të thesarit të qeverisë shënoi një rënie të mëtejshme në ankandin më të fundit, zhvilluar më 25 mars. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, yieldi mesatar i ponderuar zbriti në 2.7%, ndjeshëm poshtë normës bazë të interesit.

Në ankandin e mëparshëm të muajit mars kishte vijuar trendi rënës i interesave të yieldit, duke zbritur në 2.73%. Kjo është një nga shifrat më të ulëta të yieldeve, që nga viti 2022, kur nisi gradualisht edhe rritja e tyre. Megjithatë, duhet theksuar se përgjatë vitit 2024 dhe tani edhe në muajt e parë të këtij viti, përgjithsësisht normat kanë qëndruar të ulëta.

Në ankandin e fundit, shuma e shpallur ishte 12 miliardë lekë dhe oferta ka ardhur për më shumë, mbi 12.5 miliardë lekë. Pikërisht prania më e lartë e ofertës në lekë për blerjen e bonove të thesarit të Qeverisë ka ndikuar në uljen e mëtejshme të yieldit.

Pas rritjes në ankandet e muajit janar, interesat e bonove të thesarit 12-mujoreve iu kthyen tendencës rënëse në ankandet e shkurtit, për të vijuar me një rënie të mëtejshme edhe në ankandet e marsit.

Bono 12-mujore është instrumenti kryesor referencë sidomos për kreditë hipotekore dhe rënia e mëtejshme e yieldeve nënkupton rënie të interesave të kredive për shtëpi në lekë dhe nxitje të mëtejshme të kreditimit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
ankande banka e shqipërisë interesi kredi norma Yield-et
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

gazetar_206:03 - Korrik 27, 20260

Tirana dhe Durrësi gjeneruan së bashku mbi gjysmën e mbetjeve urbane të raportuara në Shqipëri…

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:03 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:01 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:00 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter