Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Edhe 1 javë afat, ja si realizohet plotësimi i DIVA 2024 në sistemin e tatimeve

23:28 - Mars 23, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

31 marsi është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, DIVA 2024. Detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kanë të gjithë ata individë rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2024:

  • kanë pagë bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë;
  • janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit;
  • realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim,

Tatimet parashikojnë që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1.2 milion, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Si mund të plotësoni DIVA?

Individët që do të deklarojnë DIVA për herë të parë fillimisht duhen të regjistrohen elektronikisht në efiling.tatime.gov.al

Më pas subjekti do të logohet, duke vendosur kredencialet, numrin personal të identifikimit dhe fjalëkalimin. Logimi pas regjistrimit mund të realizohet edhe përmes e-Albania.

Në menunë Deklarata do të përzgjidhet rubrika Tatimi mbi të ardhurat personale, ku do të klikohet mbi Krijo deklaratë, duke klikuar mbi periudhën 2024, janar-dhjetor.

Menjëherë pas kësaj do të shfaqet Deklarata Individuale e të Ardhurave, e cila krijohet vetë dhe është e paraplotësuar.

Nga individët do të plotësohet seksioni A: Të dhëna identifikuese dhe seksioni B Të dhëna për llogaritjen e tatimit.

Për seksionin të dhëna identifikuese plotësohen, rubrikat si:

(3/4) Rezident në Republikën e Shqipërisë

(5) Emri, Mbiemri, Gjinia

(6) Numri i identifikimit personal sipas letërnjoftimit të deklaruesit *

(7) Adresa Kryesore: *

(8) Qyteti/Komuna/Rrethi: *

(9) Statusi i Deklaruesit *i/e martuari, i/e martuar me fëmijë beqar, i/e divorcuar, kryefamiljar

(10) Telefoni Cel. *Posta Elektronike (e-mail)

(11) Të dhëna mbi pronësinë e banesës kryesore:a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronari d) të tjera

(12) Emër/ Mbiemër i pronarit

ADRESA E BANIMIT NËSE ËSHTË E NDRYSHME NGA ADRESA E TË DHËNAVE IDENTIFIKUESE

(13) Adresa

(14) Nr. Tel, Posta Elektronike (e-mail)

(15) Të dhëna mbi pronësinë e banesës ku jeton: a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronari d) të tjera

(16) Emri /Mbiemri i pronarit

(17) Persona nën kujdestarinë e deklaruesit gjithsej

Numri i personave brenda familjes në kujdestari

Të tjerë persona në kujdestari

Seksioni të dhëna për llogaritjen e tatimit, përmban plotësimin e rubrikave si:

(3)Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit

(4) Tatimi i llogaritur mbi pagat dhe shpërblimet e punësimit

[5] Të ardhurat bruto nga dividenti

[6] Të ardhurat bruto nga qiraja

(7) Fitime kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit

[8] Të ardhurat bruto nga interesat bankare

(9) Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme

(10) Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojra të tjera të fatit

[11] Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

[12] Fitime kapitali nga dhurimi

[13] Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

[14] Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

(15) SHUMA E TË ARDHURAVE BRUTO (Kutia 3 + kutia 5 deri 14)

SHPENZIME TË ZBRITSHME

(16) Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim

(17) Shpenzimet për mjekim për vete apo për fëmijët dhe për personat në kujdestari për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor

(18)SHUMA E SHPENZIMEVE TË ZBRITSHME (kutia 16 deri 17)

TATIMI I LLOGARITUR PËR T’U PAGUAR

(19) Të ardhura të tatueshme pa të ardhurat nga punësimi (kutia 15 – kutia 3), [minus shpenzimet e zbritshme në rast se kutia 15 ≤ 1.050.000](kutia 15-kutia 3 – kutia 18)]

(20) Tatimi i llogaritur për të ardhurat e tatueshme pa të ardhurat nga punësimi

(21) SHUMA E TATIMIT TË LLOGARITUR (kutia 4 + kutia 20)

TATIME TË PAGUAR GJATË PERIUDHËS TATIMORE

(22) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

(23) Tatimi mbi dividentin

(24) Tatimi mbi qiranë

(25) Tatimi mbi fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme

(26) Tatimi mbi interesat bankare

(27) Tatimet mbi fitimet kapitale të krijuara nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme

(28) Tatimi mbi fitimet në nga lotaritë apo lojrat e tjera të fatit

(29) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga të ardhurat e rubrikës (11)

(30) Tatimi mbi të ardhurat nga fitimet kapitale nga dhurimi

(31) Tatimi mbi të ardhurat e tjera

(32) Tatimi mbi të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Repubikës së Shqipërisë

(33) Kreditimi i tatimit të huaj

(34) SHUMA E TATIMIT TE PAGUAR (Kutia 22 deri kutia 32)

(35) TATIMI I DETYRUAR PER T’U PAGUAR (kutia 21-kutia 34)

(36) TATIMI I MBIPAGUAR (kutia 34 – kutia 21)

Nëse nga përllogaritja e të dhënave do të rezultojë diferencë për t’u paguar, pasi të plotësohet deklarata, duhet të printohet urdhërpagesa dhe të vijohet me pagimin e tatimit, i cili realizohet me urdhërxhirimi në bankë.

Ekofin Media
Ekofin Media
afatet deklarata diva 2024 plotësimi tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter