Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Dervishi me Ambasadorin Britanik, siguria e sistemeve e rëndësishme për të dhënat personale

    16:23 - Mars 20, 2025 Aktualitet
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Britanisë në Tiranë, z. Nicholas Abbott.  

    Në këtë takim u diskutua mbi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe në veçanti sa i përket fushave të veprimtarisë së Zyrës së Komisionerit, e drejta e informimit, mbrojtja e  të dhënave personale, si dhe të dhënat e hapura.  

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Komisioneri Dervishi i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Abbott për mbështetjen e vazhdueshme dhe marrëdhënien e shkëlqyer të ndërtuar ndër vite me Britaninë.

    Z. Dervishi e njohu ambasadorin me rolin e tij si Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të cilin tha se ndjehet i privilegjuar që drejton prej vitesh këtë institucion. Komisioneri theksoi se është përpjekur të japë kontributin e tij maksimal për të ngritur nivelin profesional të institucionit, si edhe për të forcuar marrëdhëniet me partnerët dhe institucionet homologe.

    Z. Dervishi e informoi ambasadorin për veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit, funksionet, si edhe iniciativat ligjore të ndërmarra përgjatë viteve të fundit. Referuar procesit zgjedhor të 11 majit, z. Dervishi e njohu ambasadorin me kontributin që Zyra e Komisionerit ka dhënë në  hartimin e një sërë aktesh të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si, aktet për sistemin PER, politikat e privatësisë, hartimin e deklaratave të konfidencialitetit, hartimin e vendimit për votuesit nga jashtë vendit, etj.

    Komisioneri Dervishi theksoi gjithashtu se siguria e sistemeve është shumë e rëndësishme në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale dhe në këtë drejtim fokusi i Zyrës së Komisionerit është të parandalojë situatat e rrjedhjes së të dhënave.

    Ambasadori Abbott shprehu vlerësimet e tij ndaj Shqipërisë dhe cilësive të popullit shqiptar. Z. Abbot vlerësoi punën e Zyrës së Komisionerit dhe rikonfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, duke ofruar ekspertizën profesionale në funksion të rritjes së mëtejshme të kapaciteteve institucionale dhe aplikimit të standardeve më të mira ndërkombëtare.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    ambasadori britanik dervishi komisioneri mbrojtja e të dhënave Nicholas Abbott
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    850 milionë lekë deri në 2028 për mbështetjen e nënave të papuna me tre ose më shumë fëmijë

    22:56 - Korrik 16, 2025

    Qeveria krijon OJF për të trajnuar administratën vendore, në krye do të jetë Arbjan Mazniku

    22:01 - Korrik 16, 2025

    Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

    19:43 - Korrik 16, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    gazetar_218:06 - Korrik 17, 20250

    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime…

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Trendet e tregtisë, rriten eksportet në drejtim të Kosovës dhe importet nga Kina

    11:50 - Korrik 17, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    18:06 - Korrik 17, 2025

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter