Kategoria: banka e shqipërisë
Treguesi i besimit në ekonomi i është rikthyer rënies në muajin qershor. Sipas të dhënave të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 2.2%. Kjo rënie erdhi kryesisht nga dobësimi i treguesve në sektorët e shërbimeve dhe të industrisë. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë dhe ai i besimit të
Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe gjatë 2025 ndërhyrjet në tregun e parasë për të mbajtur nën kontroll kursin e euros, që ka vijuar zhvlerësimin. Banka e Shqipërisë, në tre ankandet e zhvilluara gjatë 2025, ka blerë 33.20 mln euro me një mesatare 11.07 mln, kundrejt mesatares prej 14.20 mln euro gjatë vitit 2024. Shuma
51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje banesash ose pasuri të tjera të paluajtshme. Stoku total i kredisë në fund të vitit 2024 rezulton 779.5 miliardë lekë, ku kredia për biznesin vijon të zërë peshën kryesore me 60.3%,
Banka e Shqipërisë i ka kushtuar vëmendje të veçantë çështjes së pastrimit të parave dhe fokusi kryesor për këtë edhe gjatë vitit të kaluar kanë qënë zyrat e këmbimit valutor. Sipas të dhënave të Raporti të Mbikëqyrjes, në total, janë zhvilluar 48 ekzaminime me fokus rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, nga
Guvernatori Sejko priti në një takim Menaxherin e ri të Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano Paolucci, i cili shoqërohej nga përfaqësuesi i përkohshëm rezident i Zyrës së BB, Richard Record. Në njoftim për media, Banka e Shqipërisë informon se Guvernatori Sejko i përcolli përfaqësuesve të BB-së një falënderim të veçantë për asistencën teknike të ofruar
Euro e mbyll javën me një zhvlerësim të mëtejshëm, duke zbritur në pikën më të ulët historike në këmbimin me Lekun, 97.88. Nisja e sezonit veror dhe rritja e flukseve të turistëve të huaj, kanë nisur të japin impakt në një zhvlerësim të mëtejshëm të monedhës evropiane, që e nisi këtë javë me kurs këmbimi
Turizmi është kthyer në një motor të rëndësishëm për ekonominë, duke gjeneruar vit pas viti edhe të ardhura të konsiderueshme. Kështu, të hyrat në ekonomi nga sektori i turizmit në 3-mujorin e parë 2025 u zgjeruan më tej, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar të dhënave të publikuara nga BSH në
Shqiptarët jashtë vendit po vijojnë të dërgojnë më shumë para në drejtim të familjeve të tyre dhe një pjesë të konsiderueshme e dërgesave është në para cash. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, remitancat arritën në 251 milionë euro në 3 muajt e parë të vitit, me një rritje prej
Investimet e huaja direkte kanë vijuar trendin rritës edhe në muajt e parë të vitit 2025. Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte arritën në 362 milionë euro në tre-mujorin e parë 2025, nga 354 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Fluksi hyrës
Nisja e sezonit veror dhe rritja e flukseve të turistëve të huaj, shoqëruar edhe me efektet e tjera, siç janë qarkullimi informal i parasë, e kanë zbritur euron këtë të hënë në pikën më të ulët historike të këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 97.93 lekë,