Author: gazetar_2

Ditën e sotme u miratua nen për nen dhe në tërësi Projektbuxheti i vitit 2024 dhe projektligjet e paketës fiskale që e shoqërojnë atë. Buxheti 2024 synon të mbështesë më tej zhvillimin ekonomik, mirëqënien e qytetarëve dhe të vijojë reformat e nisura për përshpejtimin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Buxheti i vitit 2024 parashikon 737.4 miliardë lekë shpenzime publike ose 30.3% e Produktit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që të ardhurat buxhetore planifikohen në masën 676 miliardë lekë ose 27.8% të Produktit të Brendshëm Bruto. Deficiti buxhetor për vitin 2024 planifikohet në nivelin 2.5% të Produktit të Brendshëm Bruto…

Read More

Shumica e udhëtarëve nuk e kanë zbuluar ende, por Shqipëria ka qytete historike të mahnitshme për t’u eksploruar dhe një skenë festivalesh në zhvillim. Në një raport të agjencisë së udhëtimeve “Skyscanner” me qendër në Edinburg, Skoci “Travel Trends 2024” (Trendet e Udhëtimit 2024) Shqipëria është renditur mes 13 destinacioneve që mund t’i përshtaten preferencave të udhëtarëve. Me mbylljen e vitit 2023, revista e udhëtimeve “TravelPulse” (travelpulse.com) ju rekomandon disa nga vendet më të mira për të udhëtuar, shkruan në një artikull Noreen Kompanik. “Skyscanner” rendit 13 vendet më të bukura në botë për të udhëtuar ndër to edhe Tirana.…

Read More

Olta Manjani, Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë u takua sot në Tiranë me drejtoreshën e ILO-s për Evropën Qendrore dhe Lindore, Claire Harasty. Ky takim u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe ILO për reformën e pagave dhe përcaktimin e pagës minimale, dialogun social, zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve kolektive të punës, shëndetin dhe sigurinë në punë, si dhe zbatimin e Konventës 190 të ILO-s. Palët gjatë takimit rikonfirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar punën së bashku edhe në fusha si aftësitë, Garancia për Rininë, zhvillimi i ndërmarrjeve etj. Mbështetje teknike është ofruar nga…

Read More

Ditën e sotme Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete mori pjesë në ceremoninë e dhënies së 92 kredive për punonjësit e Policisë së Shtetit për përfitim banese. Në këtë aktivitet ishin ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtues të Policisë së Shtetit dhe Entit Kombëtar të Banesave. Ministri Mete u shpreh se ky hap vjen si zbatim i politikave të ndërmarra nga qeveria për strehimin social për disa kategori të caktuara, ku subvencionimi i interesave të kredive do të mundësohet përmes buxhetit të shtetit. Ministri nënvizoi se programi i strehimit me kushte lehtësuese do të vijojë edhe vitin e ardhshëm,…

Read More

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët u rrit me 4.7 %, duke arritur vlerën 1.586 GWh nga 1.514 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2022. Sipas të dhënave, nga ana e konsumatorëve familjarë ka një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 5.2 %, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët jo familjarë është rritur me 4.3 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 17.5 %, duke arritur vlerën 1.611 GWh nga 1.371 GWh energji të prodhuar në tremujorin e…

Read More

Bankieri Bledar Shella në cilesinë e presidentit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, u shpreh se ekonomia shqiptare po përmirëson në vijueshmëri rritjen ekonomike, teksa po shtron sfidat e reja. Më tej ai pohoi se industria bankare ka dhënë kontribut në ecurinë pozitive të aktivitetit ekonomik dhe ka potenciale të mbështesë rritjen ekonomike të vendit në vijimësi. Shella sqaroi se, këtë vit pati një rritje të ndjeshme të inflacionit që u shoqërua me një rritje të normës së interesit për lekun, që është rritja më e lartë në këto 40 vitet e fundit dhe një ndryshim të ndjeshëm të kursit të…

Read More

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë ditën e sotme në Ministerialin e zhvilluar në kuadër të Konferencës për ndryshimet Klimetarike të OKB-së COP 28, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Balluku paraqiti në Ministerial arritjet e deritanishme dhe planet e Shqipërisë sa i përket diversifikimit të burimeve të rinovueshme. Në këtë takim morën pjesë 123 vende, dhe u mor angazhimi për vendosjen në krye të listës të cdo projekti apo politike shtetërore. Në Ministerial, përfaqësuesit nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku u angazhuan të trefishojnë fuqinë e instaluar të burimeve të rinovueshme brenda vitit…

Read More

Nga janari i vitit 2023 deri në tetor ka patur një rritje prej 9.64% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përsa i përket të ardhurave nga primet e shkruara bruto të sigurimit, të cilat të përkthyera në lekë arrijnë në vlerën 18.8 miliardë lekë. Po ashtu, një rritje prej 11.22% ka pësuar dhe numri i kontratave të sigurimit të lidhura, duke arritur kështu totali i tyre në 1 211 966. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), konstatoi se tregu është sërisht i orientuar tek llojet e tjera të sigurimeve dhe jo tek ato të jetës.…

Read More

Për qytetin e Shkodrës ka nisur transformimi urban i cili do të shtrihet me përparësi në lagjet kryesore të qytetit. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama, solli në vëmendje zonën historike të Zdrales si nevojë për transformim të domosdoshëm, përmes vitalizimit urban dhe rilindjes së traditave që ajo ka mbartur ndër vite. “Në momentin që rigjenerohet hapësira dhe privatët marrin tjetër mesazh dhe tjetër energji dhe ia vlen. Tani aty në atë lloj situate ashtu s’ka çfarë të ketë bare të mira, s’ka çfarë të ketë dyqane të mira, kështu që edhe kjo është efekti zinxhir që sjell rikualifikimi.…

Read More

Tashmë ka filluar shpërndarja e bonusit të fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët dhe kategoritë e tjera që përfitojnë ndihmë ekonomike nga shteti. Fondi total prej 3.5 miliardë lekësh u miratua fundjavën që lam pas nga këshilli i ministrave. Ka qënë pikërisht Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ai i cili ka bërë me dije se bonusi dedikuar pensionistëve do të kalojë automatikisht me pensionin mujor. Më tej ai shtoi se afati përfundimtar i tërheqjes do të jetë muaj dhjetor i vitit 2024.

Read More