Author: gazetar_2

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli për mbështetjen që kjo kategori gjen në vendin tonë. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ministrja bëri me dije se janë rreth 165 mijë persona që mbështeten në vit nga programi i aftësisë së kufizuar. “Hartimi i politikave në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj kësaj kategorie si dhe integrimi i tyre me të drejta të barabarta në tregun e punës, prioritet i qeverisë dhe MSHMS”, theksoi Koçiu. Mbështetje do tu sigurohet personave me aftësi të kufizuar dhe kujdestarëve të tyre, të cilët do…

Read More

Ditën e sotme Benet Beci në cilësinë e kryetarit të bashkisë Shkodër mbajti një takim me përfaqësues të bizneseve të hotelerisë në Shkodër. Më tej, ai u shpreh se Shqipëria ka si objektiv të kthehet në kampione të turizmit në Ballkan deri në vitin 2030 dhe në kuadër të këtij synimi, ai bëri me dije se gjatë takimit u diskutua për ofertën që do t’ i ofrohet turistëve vendas dhe atyre të huaj gjatë sezonit të ardhshëm veror. Flukset hyrëse të turistëve të huaj në Shqipëri vijuan të jenë në trende rritëse edhe gjatë vjeshtës. Në total, nga janari deri…

Read More

Këshilli i Ministrave dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete, njoftuan miratimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh. Ministri i Financave dhe Ekonomisë bëri me dije se bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe ky shpërblim mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit. “Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill,…

Read More

Ditën e sotme u miratua projektbuxheti në komisionet parlamentare për vitin 2024, i cili e kalon shifrën e 7 miliardë eurove. Komisioni i Ekonomisë miratoi sot nen për nen projektbuxhetin duke pranuar dhe kërkesat e disa institucioneve për shtim fondesh, por dhe punonjësish. Projektbuxheti u miratua pa asnjë votë kundër dhe abstenim. Në total janë pranuar 19 kërkesa të institucioneve për shtim buxheti dhe 2 kërkesa për shtesa punonjësish pa ndikim në rritjen e fondeve, të cilat në total arrijnë vlerën e 1,1 miliardë lekëve. Ndërsa, amendimet e bëra nga Partia Demokratike janë rrëzuar të gjitha. Hapi i rradhës pas…

Read More

Ka qënë pikërisht Kryeministri Edi Rama, ai i cili ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale foto nga ura e re në fshatin Kaludh të bashkisë Përmet, e cila tashmë mundëson lidhjen e disa fshatrave. Më tej ai u shpreh se “ura e cila kalon mbi lumin Vjosë, lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi”. Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se përfundimi i kësaj ure mundëson jo vetëm përfshirjen e këtyre fshatrave në hartën e Përmetit turistik, por edhe lehtëson jetën e vetë banorëve.

Read More

DPD e njohur ndryshe si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po punon për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave doganore dhe për ta arritur këtë po kërkon dhe rekomandimet e bizneseve. Metoda e zgjedhur nga DPD është një pyetësor i detajuar lidhur me procedurat, sjelljen e administratës doganore dhe ndërveprimin me sistemet e IT. Po ashtu eksportuesit dhe importuesit do të shprehin opinionet e tyre. Gjatë viteve të fundit ka patur një rritje performance në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve online dhe aplikacioneve të reja, reduktimit nga 20-80 % të kohës së procesimit të deklaratave të eksportit, importit dhe tranzitit, rritjes…

Read More

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama tha se “shifra më domethënëse dhe më kuptimplotë që përkthen këtë rritje dhe këtë shëndet të ekonomisë tonë në ekonominë e familjeve është shifra e rritjes së pagave. Buxheti i 2024-ës ka praktikisht 400 milionë euro vetëm për rritje pagash”. Më tej Kryeministri u shpreh se “Sot vërtet kemi një pagë minimale 400 mijë lekë të vjetra, por për shkak të shëndetit të ekonomisë dhe forcimit të lekut, kemi pagë minimale 400 euro dhe me rritjen që do t’i bëjmë pagave për mjekët e përgjithshëm, mësuesit,…

Read More

Sipas të dhenave nga INSTAT, për muajin tetor hyrjet ne territorin shqiptar janë rritur me 66.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, duke arritur vlerën 1,256,554 shtetas, përfshirë shtetasit shqiptarë dhe ato të huaj. Hyrjet e shtetasve shqiptarë për këtë periudhë arrijnë vlerën 564 mijë ndërkohë që numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 691 mijë. Sipas llogaritjeve konstatojmë se rritjet sipas llojit të hyrjeve janë 45.2% dhe 89.4%, krahasuar me muajin Tetor të vitit 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2023 janë 557 mijë,…

Read More

Gjatë daljes së saj për mediat, deputetja Oriola Pampuri e cila është nënkryetarja e Partisë Demokratike shprehu qëndrimin e saj rreth pezullimit të fondeve IPARD në Bujqësi dhe Zhvillimit Rural nga zyra kundër mashtrimit ekonomik OLAF në BE. Deputetja Pampuri tha se duke nisur nga viti 2014 dhjetëra dhe miliona euro kanë kaluar në adresën e një grupi njerëzish të cilet janë të lidhur me interesa politike dhe ekonomike me pushtetarët. Sipas saj këto fonde janë grabitur nga fermerët të cilët nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë grant nga fondet e Bashkimit Europian. Më tej zonja Pampuri e mbështeti argumentin…

Read More

Ditën e sotme Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete pati një takim me Drejtorin e Zhvillimit të Tregjeve Kapitale dhe Financiare në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, z. Alex Pivovarsky dhe Drejtuesen e BERZH-it në Shqipëri, znj. Ekaterina Solovova. Gjate ketij takimi BERZH është shprehur e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve dhe sa i përket rritjes së kapaciteteve për emetuesit e mundshëm, si edhe për rregullatorët. Ministri i Financave është shprehur se asistenca e BERZH do të jetë një vlerë e shtuar në zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vendin tonë, ku…

Read More