DPD e njohur ndryshe si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po punon për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave doganore dhe për ta arritur këtë po kërkon dhe rekomandimet e bizneseve. Metoda e zgjedhur nga DPD është një pyetësor i detajuar lidhur me procedurat, sjelljen e administratës doganore dhe ndërveprimin me sistemet e IT. Po ashtu eksportuesit dhe importuesit do të shprehin opinionet e tyre.
Gjatë viteve të fundit ka patur një rritje performance në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve online dhe aplikacioneve të reja, reduktimit nga 20-80 % të kohës së procesimit të deklaratave të eksportit, importit dhe tranzitit, rritjes së përdorimit të transaksionit (çmimit të faturës) në 96-97 % të rasteve krahasuar me metodat e tjera dhe autorizimin e 11 operatorëve ekonomikë të autorizuar që përfitojnë lehtësira në tregti.
Bashkëpunimi i suksesshëm me biznesin i ka siguruar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave vlerësime maksimale nga dhomat e tregtisë dhe shoqatat e biznesit.