Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria pritet të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 me një hartë të re territoriale.

Këtë e konfirmoi bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili deklaroi se reduktimi i numrit të bashkive është tashmë një objektiv i sigurt i reformës.

Në një intervistë për gazetarin e Klan News, Mazniku tha se mazhoranca po mbështetet në analiza të detajuara ekonomike dhe demografike për të hartuar modelin e ri territorial.

Sipas tij, ekspertët kanë analizuar potencialin ekonomik të çdo territori, numrin e bizneseve, xhiron e tyre, si edhe ndryshimet demografike, për të përcaktuar mënyrën se si duhet të organizohet pushteti vendor.

“Shumë më tepër se gjysma e bashkive në vend nuk arrijnë të ofrojnë më shumë se gjysmën e shërbimeve që duhet të japin”, theksoi Mazniku.

Ai theksoi se, megjithëse gjendja e bashkive është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me vitin 2014, ajo mbetet e pamjaftueshme për të garantuar shërbime efikase në të gjithë territorin. Sipas tij, synimi është që bashkitë të mos jenë vetëm institucione që mirëmbajnë infrastrukturën, por të shndërrohen në ‘motorë’ të zhvillimit ekonomik të zonave që përfaqësojnë.

I pyetur nëse numri i bashkive do të ulet në 30, Mazniku u përgjigj se ende nuk është vendosur një shifër konkrete.

“Jo, nuk është përcaktuar një numër i caktuar. Kriteri kryesor është aftësia për të ofruar shërbime. Më pas vlerësohen edhe distanca, faktorët socialë dhe kulturorë. Ulja e moderuar e numrit të bashkive është vetëm hapi i parë i reformës”, tha ai.

Socialisti bëri të ditur se pas këtij procesi do të vijojnë tre faza të tjera: rishikimi i funksioneve të bashkive, reforma e financave vendore dhe krijimi i rajoneve si struktura bashkëpunimi mes njësive vendore.

Lidhur me organizimin rajonal, ai tha se Shqipëria duhet të përshtatet me standardet e Bashkimit Europian, ndërsa ky proces do të realizohet në një fazë të mëvonshme.

“Po, kjo është e sigurt. Në zgjedhjet e vitit 2027 do të ketë më pak bashki. Ka ende kohë për konsultime dhe propozime, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë Kuvendi“, shtoi ai.

“Ka bashki në qarkun e Tiranës që nuk i kanë parametrat në elementët e pritshëm. Kemi matur tre parametra, funksionaliteti i tyre, indeksi i funksionalitetit, indeksi i masës urbane dhe indeksi i performancës ekonomike. Ka bashki që secilin prej parametrave e kanë në nivel të ulët”, përfundoi Mazniku, duke lajmëruar se të enjten e 23 korrikut, propozimet do të paraqiten në seancë plenare./Klan

Ekofin Media
Ekofin Media
2027 bashki shqipëria zgjedhjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

gazetar_123:44 - Korrik 18, 20260

Shqipëria pritet të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 me një hartë të re…

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter