Ditën e sotme Benet Beci në cilësinë e kryetarit të bashkisë Shkodër mbajti një takim me përfaqësues të bizneseve të hotelerisë në Shkodër.
Më tej, ai u shpreh se Shqipëria ka si objektiv të kthehet në kampione të turizmit në Ballkan deri në vitin 2030 dhe në kuadër të këtij synimi, ai bëri me dije se gjatë takimit u diskutua për ofertën që do t’ i ofrohet turistëve vendas dhe atyre të huaj gjatë sezonit të ardhshëm veror. Flukset hyrëse të turistëve të huaj në Shqipëri vijuan të jenë në trende rritëse edhe gjatë vjeshtës. Në total, nga janari deri në fund të tetorit gati 9 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke tejkaluar me 32% shifrat e vitit 2022 që është dhe viti rekord i hyrjeve të vizitorëve të huaj.
Mendohet se në fund të muajit dhjetor numri i turistëve të huaj që vizituan vendin mund të arrijë 10 milionë.