Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët u rrit me 4.7 %, duke arritur vlerën 1.586 GWh nga 1.514 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2022.
Sipas të dhënave, nga ana e konsumatorëve familjarë ka një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 5.2 %, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët jo familjarë është rritur me 4.3 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 17.5 %, duke arritur vlerën 1.611 GWh nga 1.371 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit paraardhës.
Prodhimi në fjalë është realizuar nga hidrocentralet publike në masën 76.7 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 21.5 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 1.8 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
