Tashmë ka filluar shpërndarja e bonusit të fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët dhe kategoritë e tjera që përfitojnë ndihmë ekonomike nga shteti. Fondi total prej 3.5 miliardë lekësh u miratua fundjavën që lam pas nga këshilli i ministrave.
Ka qënë pikërisht Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ai i cili ka bërë me dije se bonusi dedikuar pensionistëve do të kalojë automatikisht me pensionin mujor. Më tej ai shtoi se afati përfundimtar i tërheqjes do të jetë muaj dhjetor i vitit 2024.
