Kategoria: Keshilli i Ministrave

Drejtoria Vendore e Kadastrës Tirana Rurale II mban pezull kalimin e pronësisë për qindra përfitues. Kjo është një nga gjetjet e KLSH në një auditim të fundit të zhvilluar në këtë drejtori. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2025, gjatë periudhës së verifikuar janë lëshuar 3,587 leje legalizimi për objekte informale

Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit të Shqipërisë emërimin e znj. Diana Dervishi si anëtare të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Vendimi vjen në një moment të rëndësishëm për sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare në Shqipëri, i cili po kalon një fazë transformimi të thellë rregullator dhe teknologjik, në

Këshilli i Ministrave ka emëruar Skerdi Tushin në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Vendimi vjen pas lirimit nga detyra të Insidor Rexhepit, i cili drejtoi këtë institucion deri tani. Insidor Rexhepi mbajti postin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion që prej nëntorit të 2024-ës. Nuk ka ende shumë informacion në lidhje me

Këshilli i Ministrave ka rihapur zyrtarisht aplikimin për një vend vakant në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që dy emra tashmë janë propozuar për t’u votuar në Kuvend: Ervin Mete dhe Jonida Prifti. Njoftimi për aplikim përcakton se Këshilli Mbikëqyrës i Banka e Shqipërisë është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për organizimin dhe funksionimin e agjencisë së re shtetërore “Innovation4Albania”, e cila do të shërbejë si struktura qendrore për zhvillimin e inovacionit, modernizimin e administratës publike dhe mbështetjen e ekosistemit të startup-eve në Shqipëri. Agjencia e re do të funksionojë si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit

Projektvendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e rregullores mbi procedurat e vlerësimit dhe shqyrtimit të investimeve të huaja direkte, i hedhur për konsultim publik, ka nxitur një reagim të strukturuar dhe kritik nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Dhoma vlerëson rëndësinë strategjike të mekanizmit të “screening”-ut për investimet që lidhen me infrastrukturën publike kritike, teknologjitë

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin “Për përcaktimin e rregullave, masës, përjashtimeve nga sanksionet dhe procedurës për mbledhjen dhe administrimin e tarifës së transmetimit të informacionit të udhëtimit”, duke vënë në zbatim dispozitat e ligjit nr. 38/2025 “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”. Ky akt vendos bazën ligjore për mënyrën se