Këshilli i Ministrave ka emëruar Skerdi Tushin në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Vendimi vjen pas lirimit nga detyra të Insidor Rexhepit, i cili drejtoi këtë institucion deri tani.
Insidor Rexhepi mbajti postin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion që prej nëntorit të 2024-ës.
Nuk ka ende shumë informacion në lidhje me drejtuesin e rinj apo postet që ai ka mbajtur më përpara.
