Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Miratohet në tërësi projektbuxheti dhe paketa fiskale për vitin 2024

    15:21 - Dhjetor 7, 2023 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Ditën e sotme u miratua nen për nen dhe në tërësi Projektbuxheti i vitit 2024 dhe projektligjet e paketës fiskale që e shoqërojnë atë. Buxheti 2024 synon të mbështesë më tej zhvillimin ekonomik, mirëqënien e qytetarëve dhe të vijojë reformat e nisura për përshpejtimin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Buxheti i vitit 2024 parashikon 737.4 miliardë lekë shpenzime publike ose 30.3% e Produktit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që të ardhurat buxhetore planifikohen në masën 676 miliardë lekë ose 27.8% të Produktit të Brendshëm Bruto.

    Deficiti buxhetor për vitin 2024 planifikohet në nivelin 2.5% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe Borxhi Publik do të zbresë poshtë nivelit 60% të PBB-së. Shpenzimet e Personelit parashikohen në nivelin 119.8 miliardë lekë, duke përfshirë dhe fondin që do të shërbejë për rritjen e pagave në administratën publike, duke nisur nga 1 korriku 2024. Efekti i plotë i rritjes së pagave është 39.1 miliardë lekë, duke filluar nga 1 janari 2025.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Buxheti 2024 për skemën  e pensioneve do të financojë rreth 185.8 miliardë lekë, duke siguruar fondet e nevojshme për indeksimin e pensioneve si dhe bonusin e përvitshëm për pensionistët. Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e Produktit të Brendshëm Bruto, ose 128.5 miliardë lekë, duke u fokusuar në projektet që mbështesin turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin.

    Sektori i arsimit do të financohet në total me 78.8 miliardë lekë ose 3.2% e Produktit të Brendshëm Bruto. Sektori i Shëndetësisë do të financohet me rreth 72.2 miliardë lekë në vitin 2024 ose 3% e Produktit të Brendshëm Bruto. Sektori i infrastrukturës dhe energjisë do të mbështetet me 52.7 miliardë lekë ose rreth 2.2% e Produktit të Brendshëm Bruto. Për sektorin e mbrojtjes janë alokuar 2% të Produktit të Brendshëm Bruto, duke arritur për herë të parë objektivin lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s.

    Buxheti 2024 mbështet më tej reformën në drejtësi, duke alokuar 26.8 miliardë lekë për këtë sektor, 4.8 miliardë lekë më shumë krahasuar me buxhetin e vitit 2023.

    Sa i përket Buxhetit Vendor, shpenzimet për këtë nivel qeverisje për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me Buxhetin e vitit 2023. Buxheti i vitit 2024 shoqërohet me një Paketë Fiskale, e cila synon qëndrueshmëri të legjislacionit dhe politikës fiskale, duke mos ndërmarrë masa të ndjeshme fiskale, por duke vendosur theksin tek mirëadministrimi fiskal.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    miratohet paketa fiskale projektbuxhet 2024 projektbuxheti
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    13:34 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    gazetar_113:34 - Korrik 11, 20250

    Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion…

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Rama: Ka ardhur koha të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit!

    11:00 - Korrik 11, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    13:34 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter