Shumica e udhëtarëve nuk e kanë zbuluar ende, por Shqipëria ka qytete historike të mahnitshme për t’u eksploruar dhe një skenë festivalesh në zhvillim. Në një raport të agjencisë së udhëtimeve “Skyscanner” me qendër në Edinburg, Skoci “Travel Trends 2024” (Trendet e Udhëtimit 2024) Shqipëria është renditur mes 13 destinacioneve që mund t’i përshtaten preferencave të udhëtarëve.
Me mbylljen e vitit 2023, revista e udhëtimeve “TravelPulse” (travelpulse.com) ju rekomandon disa nga vendet më të mira për të udhëtuar, shkruan në një artikull Noreen Kompanik.
“Skyscanner” rendit 13 vendet më të bukura në botë për të udhëtuar ndër to edhe Tirana.
Tirana konsiderohet një “Shapeshifter“, e thënë ndryshe një ‘qenie’ me aftësinë për të ndryshuar formën fizike sipas dëshirës. Vizitorët mund të zhyten në kulturën e gjallë të qytetit, të shëtisin dhe të shijojnë ushqimet lokale në restorantet aty pranë. Udhëtim vajtje-ardhje për vetëm 345 dollarë.
