Olta Manjani, Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë u takua sot në Tiranë me drejtoreshën e ILO-s për Evropën Qendrore dhe Lindore, Claire Harasty.
Ky takim u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe ILO për reformën e pagave dhe përcaktimin e pagës minimale, dialogun social, zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve kolektive të punës, shëndetin dhe sigurinë në punë, si dhe zbatimin e Konventës 190 të ILO-s. Palët gjatë takimit rikonfirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar punën së bashku edhe në fusha si aftësitë, Garancia për Rininë, zhvillimi i ndërmarrjeve etj.
Mbështetje teknike është ofruar nga ILO për qeverinë shqiptare përmes Programit Vendor për Punë të Denjë 2023-2026 të krijuar dhe zbatuar nga MFE dhe partnerët socialë: BA, BSPSH dhe KSSH.
