Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë ditën e sotme në Ministerialin e zhvilluar në kuadër të Konferencës për ndryshimet Klimetarike të OKB-së COP 28, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Balluku paraqiti në Ministerial arritjet e deritanishme dhe planet e Shqipërisë sa i përket diversifikimit të burimeve të rinovueshme.
Në këtë takim morën pjesë 123 vende, dhe u mor angazhimi për vendosjen në krye të listës të cdo projekti apo politike shtetërore. Në Ministerial, përfaqësuesit nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku u angazhuan të trefishojnë fuqinë e instaluar të burimeve të rinovueshme brenda vitit 2030.

