Author: gazetar_1

Njollat e bardha në lëkurë ndryshe quhen Vitiligo. Ky problem shëndetësor shfaqet në çdo pjesë të trupit. Shkak i shfaqjes së njollave në lëkurë është mos funksionimi i duhur i melaninës. Sipas të dhënave, qelizat e lëkurës nuk arrijnë të prodhojnë melaninën dhe si pasojë në atë zonë shfaqet një zonë më e bardhë se pigmenti tjetër i lëkurës. Gjithashtu konsiderohet si një sëmundje e imunitetit, ku trupi formon anti-trupa që luftojnë vet qelizat e lëkurës që prodhojnë melaninën. Shkak tjetër i njollave të bardha është mungesa e vitaminës B12, gjë që shkakton aneminë dhe ndjeshmërinë ndaj rrezeve të diellit. Nëse…

Read More

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar ministrin e Deleguar përgjegjës për Tregtinë e Jashtme, Atraktivitetin dhe Francezët jashtë vendit, Olivier Becht, së bashku me delegacionin që e shoqëronte. Vizita zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Biznesit dhe Ministerialin e Ministrave të Ekonomisë të vendeve të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet ditën e nesërme, më 26 shtator, në Tiranë. Në këtë vizitë, Becht shoqërohet edhe nga një grup përfaqësuesish të biznesit francez, të cilët do të jenë pjesë e Forumit të Biznesit, si edhe do të zhvillojnë takime në Tiranë me qëllim…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimet dhe emërimet e ambasadorëve të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Ja cilët janw emrat e ambasadorëve, të cilët u emëruan si ambasadorë të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, në Mbretërinë e Spanjës dhe në Mbretërinë e Suedisë. 1. Emërohet znj. Inid Milo, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident. 2. Emërohet znj. Entela Gjika, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë…

Read More

Banka e Shqipërisë zhvilloi ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, për nevojat e administrimit të rezervës valutore. Sipas njoftimit nga Banka Qendrore, në raundin e parë të ankandit Banka e Shqipërisë bleu gjithsej 10 milionë euro, ndërsa shuma e planifikuar për t’u blerë ishte mes pesë dhe dhjetë milionë eurove. Blerjet u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 106.4 dhe 106.62 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 106.5 lekë. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 2 milionë eurosh, me…

Read More

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaroi se vlerësimi më i fundit i Shqipërisë nga agjencia prestigjoze Standard & Poor’s, është një sinjal pozitiv që tregon se kemi ndërmarrë politikat e duhura, në mbështetje edhe të biznesit, si një partner kyç për qeverinë, në zbatim të reformave që po ndërmarrim. “Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) ka rishikuar për lart parashikimin për ekonominë shqiptare nga “perspektivë e qëndrueshme” në “perspektivë pozitive”, çka do të thotë një klimë e përmirësuar për biznesin e ndikuar nga politikat e ndërmarra në funksion të zhvillimit ekonomik”, u…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot pas vlerësimit të agjencisë prestigjioze Standard&Poor’s për ekonominë shqiptare. Sipas Tabakut, portofolet e shqiptarëve nuk fitojnë kurrgjë nga ky vlerësim. “Për të disatin vit me radhë agjencia S&P ka vlerësuar në të njëjtën mënyrë Shqipërinë. Me gjithë daullet e propagandës që bien për arritje, portofolet e shqiptarëve nuk fitojnë kurrgjë. Mjerimi i financave publike shihet në nivelin e korrupsionit përmes taksave korruptive, favorizimeve fiskale dhe planit për rritje taksash në vijim duke filluar nga taksa e pronës tek arsimi. Të gjitha në kurriz të shtresës së mesme”, u shpreh ajo. Tabaku theksoi…

Read More

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete është shprehur se vlerësimi më i fundit i Shqipërisë nga agjencia prestigjoze Standard&Poor’s është një tregues i progresit dhe trendit pozitiv të ekonomisë shqiptare. Përmes një komunikimi me medien, Mete tha se agjencitë ndërkombëtare si Standard&Poor’s vlerësojnë aftësinë kreditore të vendeve të caktuara, që do të thotë se ato vlerësojnë se sa gjasa ka një vend për të shlyer borxhet e tij. “Agjencitë e vlerësimit pasi mbledhin dhe analizojnë informacione për të dhënat ekonomike ai, PBB, inflacionin, politikat fiskale dhe monetare, stabilitetin politik dhe faktorë të tjerë institucionalë të rëndësishëm, gjykojnë sesi vendi…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jon Finer, ku ka thënë se Kosova ka ndërmarrë hapa për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe është e përkushtuar të punojë me aleatët, në veçanti me SHBA, për të adresuar sfidat e sigurisë. Sipas Presidentes Osmani, në kohën kur siguria në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë kontinentin evropian po sfidohet, roli i SHBA-ve është vendimtar…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot ambasadorin Luigi Soreca, I Ngarkuar me Punë në Delegacionin e BE-së në Tiranë. Nikolla shprehu kënaqësinë e rifillimit të bashkëpunimit të Kuvendit me Sorecën, i cili ka një bazë solide prej misionit të tij si ambasador i BE në Tiranë. Nikolla dhe Soreca biseduan mbi rritjen e rolit të Kuvendit në integrimin evropian gjatë fazës së zhvillimit të negociatave, për sfidat e lidershipit të Shqipërisë në Procesin e Berlinit si edhe avancimin e reformës në drejtësi dhe reformës elektorale. Nikolla nënvizoi disa nga masat prioritare që ka marrë Kuvendi, si zbatimi i masave…

Read More

Normat mesatare të interesit për depozitat në Lekë të individëve pësuan përsëri një rënie të lehtë në muajin korrik. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në Lekë për individët ra në 1.45%, nga 1.46% që kishte qenë në muajin qershor. Rënia e normës së interesit për depozitat e reja në muajt e fundit ka shkaktuar edhe frenimin e rritjes së normës mesatare të interesit për depozitat gjendje. Norma mesatare e interesit për të gjitha depozitat me afat në Lekë të individëve në korrik zbriti në 1.77%, nga 1.84% që kishte qenë për…

Read More