Author: gazetar_1
Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama i ka bërë apel të gjitha grave dhe vajzave që të kryejnë mamografinë. Gjithashtu ai u kujtoi të gjitha familjeve që të kujdesen ndaj nënave, grave, motrave e vajzave në mënyrë që ato të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore. Muaji tetor njihet ndryshe si “Tetori rozë”, muaj ky kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Qëllimi është të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të gruas. Për të rritur…
Subvencionet e qeverisë për ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve do të jepen dhe orientohen sipas një metodologjie të miratuar së fundmi, me një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo që bie në sy është prioritarizimi i shlyerjes së detyrimeve të krijuara nga këto ndërmarrje ndaj sektorit të energjisë që, sidomos gjatë vitit 2022, kur kostoja e energjisë në tregun e lirë arriti nivele të jashtëzakonshme pësuan rritje. Të futura në një proces reformimi nga vitit 2022, ujësjellësit në pjesën më të madhe të tyre janë bashkuar sipas disa rajoneve, duke krijuar ndërmarrje më të mëdha dhe do të jetë Agjencia…
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Olta Manjani priti në një takim përfaqësues të shoqatës “Pro-Eksport Albania” në lidhje me integrimin e personave me aftësi të kufizuara, nisur nga disa kërkesa që kanë paraqitur për rishikimin e zbatimit dhe ngritjen e një grupi teknik të përbashkët. Shqipëria zbaton konventat ndërkombëtare dhe direktivat europiane, ndaj mbrojtja e të drejtave të këtyre personave për përmirësimin e aksesit në shërbime dhe punësim mbetet prioritet, si edhe një nga kushtet për integrimin në BE. Gjatë takimit, znj. Manjani vlerësoi angazhimin e sipërmarrjes për të siguruar trajtim të barabartë dhe përshtatjen e vendeve të punës për…
Mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre duke nisur prej 1 tetorit. Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili informoi mbi vendimin e marrë dje në mbledhjen e qeverisë. Vendimi parashikon indeksimin në masën 8.6 % të të gjitha kategorive të pensioneve, (pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj.). Zbatimi i këtij vendimi nis nga data 1 tetor dhe vetëm për periudhën…
Në prag të vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka mbajtur një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike. Ajo e vuri theksin tek krijimi i një oferte akademike tërheqëse dhe konkurruese për studentët vendas dhe të huaj. “Jemi përpara fillimit të vitit të ri akademik. Nga gjithë procesi i regjistrimit në universitete nëpërmjet qendrës sonë dhe portalit të universiteteve është mundësuar që të kemi në kohë reale një rishikim edhe riorganizim të kuotave dhe i kemi realizuar ato sipas kërkesave tuaja. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe në programin që qeveria ka ndërtuar…
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar në Romë, Itali, në datat 26-27 shtator 2023. Në takimet e zhvilluara me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, si edhe zyrtarë të tjerë të lartë u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik përmes projekteve konkrete. Gjatë kësaj vizite u arrit në përfundimin se ka ende shumë potencial për të zgjeruar më shumë këtë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, rritjen e shkëmbimeve tregtare…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka renditur arsyet e çmimeve të larta të karburanteve. Sipas saj taksat janë arsyeja kryesore, ndërsa shtoi se faktor gjithashtu është mungesa e konkurrencës. “Çfarë të keqe ka nga konkurrenca? Liria e tregut? Çfarë të keqe ka nga ndryshimi sistemit?”, shprehet Tabaku, duke shtuar se në fund të ditës humb qytetari. “Gangrena e çmimeve të karburanteve vazhdon 3 shembujt e ditës së sotme – RMV 1.35 cent/litër –Sllovenia 1.65 cent/litër –Shqipëria, sigurisht më e larta 1.93 cent/litër Taksat janë arsyeja kryesore. 60% e çmimit sot janë taksa. Por nga ana tjetër ne nuk kemi…
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka bërë të ditur se ekonomia po vijon ecurinë pozitive. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 425 miliardë lekë ose 102.5 % e planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 48.5 miliardë lekë ose 12.9% më shumë. Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, gjatë periudhës janar-gusht arritën 377.4 miliardë lekë, nga 406.9 miliardë lekë që ishin planifikuar për periudhën, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +4.2 përqind më të larta ose rreth +15.1 miliardë…
Albert Halilaj do të jetë kryetari i Bashkisë së Kukësit për pak më shume se tre vjet. Teksa në Kukës është mbyllur numërimi, rezulton se Halilaj ka fituar me më shumë se 5500 vota përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Më saktësisht, Albert Halilaj (PS) ka korrur 13025 vota ndërsa kandidati Emri Vata (BF) ka marrë 7431 vota. Zgjedhjet e parakohshme në Kukës u zhvilluan për shkak të një skandali seksual të kryetarit të saporizgjedhur, Safet Gjici. Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit 2023 Safet Gjici (PS) fitoi me 11632 vota perballë kandidatit Admir Sinamati (BF) 9592.
Investimet e huaja në prona janë në rënie këtë vit, rriten industria nxjerrëse dhe sektori financiar
Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme pësuan rënie për të dytin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të këtij viti investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri kishin vlerën e 78 milionë eurove, në rënie me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit, vlera e investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme ka zbritur në 127 milionë euro, në rënie me 14.2% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Megjithatë, sektori i pasurive…
