Author: gazetar_1
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave u pyet nga gazetarët në lidhje me draftligjin e propozuar nga qeveria, që të gjitha shtëpitë të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore si tërmetet. Mete tha se ky ligj po diskutohet me Bankën Botërore dhe po shihen shembuj nga vende ku funksionojnë skema të tilla. Nuk është taksë. Është një prim bazik sigurimi që do të mundësojë mbrojtje nga tërmetet. Do të jetë i përballueshëm. Për ata shtresa që mbështeten nga qeveria, do të rishikohet në ligj që edhe primi të mbështetet nga qeveria dhe nga buxheti i shtetit.…
Studentët e Mjekësisë vijojnë protestën e tyre kundër ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Sot ata u mbledhën para Ministrisë së Arsimit me pankarta në duar dhe letra higjienike të cilat i kanë hedhur drejt godinës. Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.
Vila e ish diktatorit Enver Hoxha do të shndërrohet në rezidencë artistësh. Transformimi i kësaj vile, u prezantua sot nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Emmanuel Macron. Ky transformim u mundësua nga fondacioni francez “Art Explora” dhe do të bëjë të mundur kthimin e kësaj vile në një qendër frymëzimi artistik. Kryeministri Edi Rama u shpreh se transformimi i kësaj ndërtese nuk synon të fshijë të kaluarën. “Nuk arrinim ta largonim dikur fantazmë në hije. Ishin momente aktivitetesh, fantazma ishte atje dhe mund ta përdorin këtë shtëpi dhe mund të bëjnë të mundur një tip…
Franca ka investuar 210 milionë euro për 4 projekte në fushën e energjisë dhe mjedisit dhe mbi 600 milionë euro do të investohen deri në vitin 2027. Këtë deklaroi sot, Presidenti i Republikës së Francës Emmanuel Macron, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Macron u shpreh se, “me Agjencinë Franceze të Zhvillimit do ta shoqërojmë Shqipërinë në reformat e saj ekonomike, tranzicionin energjetik dhe mjedisor. 210 milionë euro janë hedhur në punë që prej vitit 2019 për 4 projekte dhe më shumë se 600 milionë euro do të hidhen në këtë fushë deri në vitin 2027…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka deklaruar se eksportet bujqësore shënuan rritje me 14.2 %, gjatë 9-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Denajt, prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend. “Eksportet bujqësore vijojnë trendin rritës edhe gjatë periudhës janar-shtator 2023, referuar Raportit të tregtisë së jashtme nga INSTAT. Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend”, u…
Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta e perime të tjera mund të ngadalësojnë procesin e plakjes. Pse ndosh kjo? Kwto fruta janë shumë të shëndetshme dhe përmbajnë një substancë natyrale qw ngadalwson procesin e plakjes. Universiteti Mjekësor i Minesotës zbuloi se procesi i plakjes mund të parandalohet falë disa molekulave që shënjestrojnë dhe shkatërrojnë qelizat e plakura. Këto molekula kanë një ndikim afatgjatë pavarësisht kohës kur futen në trupin e njeriut. Grupimi më efikas i këtyre molekulave u zbulua tek mollët, luleshtrydhet, qepët dhe kastravecat. Ky grupim molekulash njihet si fisteinë. Gjatë studimeve klinike, shkencëtarët zbuluan se këto molekula ulnin ndjeshëm…
E përditshmja australiane “The Sydney Morning Herald” e ka renditur Shqipërinë mes 12 vendeve mesdhetare më të mahnitshme, që ofrojnë aventura të jashtëzakonshme me çmime të volitshme. Shqipëria është një shembull i mrekullueshëm. Këtu ndodhen me dhjetëra destinacione të shkëlqyera, ku udhëtarët e zakonshëm mund të përjetojnë frymën e aventurës dhe të zbulojnë vende pothuajse të panjohura! Shqipëria Pse duhet të vizitoni Shqipërinë? Shqipëria është shfaqur si një destinacion në trend, me një stil jetese mesdhetare dhe me një numër në rritje vizitorësh (45 për qind më pak se Greqia apo Kroacia). Kjo pikë e re e nxehtë e pushimeve ndodhet…
Republika e Kosovës e ka humbur një betejë me kompaninë “ContourGlobal”, në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Me këtë vendim, Kosova obligohet t’i paguajë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim kompanisë në fjalë. Qeveria e Kosovës e ka humbur arbitrazhin në rastin me kompaninë “Contur Global”, duke u detyruar kështu që të paguajë një dëmshpërblim prej mbi 20 milionë euro. Këtë e ka konfirmuar Arsim Zuka avokat në Avokaturën Shtetërore “Avokatura Shtetërore e ka pranuar vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, (ICC). Vendimi i Arbitrazhit e obligon Republikën e Kosovës që t’ia paguajë ‘Countur Global’-it shumën prej 20,053,125.63 euro”. Zuka ka…
Banka Botërore ka rishikuar në rritje me 0.8% pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, duke projektuar tashmë 3.6%, nga 2.8% që ishte ky parashikuar në qershor të këtij viti.“Ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri të konsiderueshme kundrejt goditjeve të njëpasnjëshme gjatë periudhës 2019-2022, duke nisur me tërmetin, pandeminë dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ekonomia shënoi rimëkëmbje të fortë, me një rritje në masën 8.9% në vitin 2021 dhe 4.8% në vitin 2022. Normat e varfërisë vijuan trendin rënës edhe përgjatë vitit 2022. Faktor kyç në qëndrueshmërinë e Shqipërisë vlerësohet të jetë afërsia me Bashkimin Evropian, që…
Këshilli i Investimeve zhvilloi sot mbledhjen e tij të radhës nën drejtimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, me temë diskutimi “Për Përmirësimin e Cilësisë së Shërbimeve Publike të Digjitalizuara ndaj Biznesit”. Mete informoi se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është në fazën e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2024 dhe paketës së re fiskale. Në këtë drejtim, ministri Mete ftoi biznesin që të bëhet pjesë e konsultimeve përkatëse. “Mirëpresim rekomandimet dhe sugjerimet e biznesit, për të cilat në vijimësi do të zhvillojmë takime të posaçme për të biseduar dhe për të kuptuar më mirë qasjen dhe propozimet…
