Author: gazetar_1
Në buxhetin e shtetit nga periudha janar-tetor janë mbledhur 177.1 miliardë lekë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Sipas raportit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbi treguesit fiskal, të ardhurat nga TVSH në import, për 10 mujorin, rezultojnë 120.8 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 6.2% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 452 milionë ose 0.4% më pak se plani për 10 mujorin 2023. Të ardhurat nga TVSH -ja brenda vendit u realizuan në masën 40.4 miliardë lekë, 8.2 miliardë ose 25.4% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe 0.5…
Bankat dhe institucionet microfinanciare janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në rrugën drejt një revolucioni financiar në Shqipëri. Në 6 mujorin e parë të vitit 2023, disa shifra të rëndësishme tregojnë për zhvillimet në sektorin e kredive në vend. Sipas bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe janë disbursuar rreth 51,000 kredi nga bankat tradicionale, përfshirë kredinë hipotekore. Një numër i konsiderueshëm, por më interesant është se sipas buletinit të fundit të Shoqatës së Mikrokredisë, janë disbursuar 126,900 kredi nga kompanitë mikrofinanciare në të njëjtin kohë. Kjo tregon se institucionet microfinanciare janë duke fituar terren në tregun e kredive të…
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, thotë se SPAK-u duhet të vijojë punën për të luftuar pandëshkueshmërinë pa trysni politike dhe pa ndërhyrje. Zoti Soreca i bëri këto komente në një intervistë për Zërin e Amerikës, përpara largimit të tij nga Shqipëria. Gjatë bisedës me korrespondentin tonë në Tiranë Armand Mero, ai flet për vëmendjen e shtuar që ka marrë procesi i zgjerimit të BE-së, mbi pritshmëritë për nisjen e bisedimeve për grupkapitujt e parë me Shqipërinë në fund të këtij viti dhe ndikimin që mund të ketë Greqia, si dhe për çështjen e programit IPARD,…
Me 10 vota pro dhe 1 kundër Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot në parim projektbuxhetin e vitit 2024. I pranishëm nga opozita ishte Edmond Spaho, i cili dhe votoi kundër. Deputetja Antoneta Dhima, tha se “komisioni i Ekonomisë ka diskutuar në mbledhjet përkatëse në parim dhe në tërësi projektbuxhetin 2024 për të ardhurat, shpenzimet dhe borxhin publik, si dhe ka shqyrtuar paketën fiskale që do të zbatohet vitin që vjen. Sipas saj, komisioni ka zhvilluar dëgjesë me ministrat e dikastereve të Ekonomisë, Bujqësisë, Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, ku është njohur më…
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete, bëri të ditur se, për vitin 2024 Buxheti i Shtetit akordon një fond prej 45 milionë lekë për programet e nxitjes së punësimit. Mete tha se, “vitin e ardhshëm, 2 mijë individë do të përfitojnë mbështetje përmes programeve për nxitjen e punësimit”. Sipas tij, qeveria do të vijojë mbështetjen për programet e nxitjes së punësimit, për një përfshirje më të gjerë në tregun e punës dhe uljen e mëtejshme të normës së papunësisë. Në zbatim të këtyre programeve, Zyrat e Punësimit kanë ndërhyrë në mënyrë të dedikuar për të nxitur dhe mbështetur plotësimin…
Fintech është një fjalë e përbërë nga dy pjesë: “financat” dhe “teknologjia.” Ajo përdoret për të përshkruar kompanitë dhe inovacionet që përdorin teknologjinë për të përmirësuar dhe modernizuar shërbimet financiare. Thelbësore në krijimin e një fintech është software ose programi kompjuterik që mundëson automatizimin dhe sigurinë e klientit. Një software i avancuar është thelbi i suksesit të Fintech, dhe disa prej tyre janë pionierë në këtë fushë, përfshirë kompaninë estoneze iute. Bota financiare po përjeton një “tërmet” të vërtetë falë rritjes së Teknologjisë Financiare ose Fintech. Ky sektor i zhvillimit dinamik ka ndryshuar mënyrën se si menaxhojmë, investojmë dhe aksesojmë paratë…
Tensioni i lartë i gjakut mund të mbahet nën kontroll jo vetëm me medikamente por edhe me disa produkte ushqimore të cilat nuk japin efekte anësore siç shfaqin në shumicën e rasteve ilaçet. Ja cilat janë 3 kura natyrale dhe efikase kundër tensionit të lartë. Lëngu i limonit, ka aftësinë të ruaj fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin. Mjafton të merrni një kokërr limon e ta shtrydheni lëngun e tij në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Hudhra, përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin…
Mbyllet përkohësisht qarkullimi në Bypassi-in e Vlorës, shkak për këtë janë bërë punimet e parashikuara në këtë aks rrugor për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpateve nga rënia e gurëve. Njoftimi u bë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, thekson se mbyllja e qarkullimit do të bëhet duke nisur nga data 10 nëntor dhe do të nisë nga kilometri i 12-të që fillon mbas fshatit Kaninë deri në kilometrin e 20-të, në afërsi të kryqëzimit që del në Radhimë. “Për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km…
Banka e Shqipërisë në konferencën me temë “Klima, Makroekonomia dhe Financat: Risqet dhe ndikimet që i shoqërojnë”, ka prezantuar “Strategjinë për Administrimin dhe Mbikëqyrjen e Rreziqeve Financiare të Lidhura me Klimën në Sektorin Financiar, për vitet 2023-2025”, e cila ofron masa konkrete që duhet të ndërmerren për të përballuar ndryshimet klimatike. Sejko tha se, pjesëmarrja e përfaqësuesve ndërkombëtarë të niveli të lartë në këtë takim, dëshmon rëndësinë e temave që do të diskutohen dhe sfidat madhore që sjell e ardhmja dhe ndryshimi klimatik. “Ndryshimet klimatike nuk përbëjnë më një kërcënim të largët, por janë realiteti ynë i tanishëm, i shprehur nëpërmjet ngjarjeve…
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete deklaroi sot se qeveria shqiptare, ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të angazhimeve të dala nga Procesi i Berlinit. Në fjalën e tij, gjatë punimeve të konferencës dyditore mbi Lehtësimin e Tregtisë, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Mete u shpreh se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të përmbushur synimet e përbashkëta për integrimin ekonomik dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit. Për ministrin Mete, harmonizimi i procedurave doganore me ato të tregut të përbashkët Evropian ka rëndësi prioritare. “Progresi i arritur në nivel politik përmes heqjes së tarifave…
