Author: gazetar_1

“National Geographic Traveler” ka publikuar një listë të 30 vendeve që që duhen vizituar gjatë vitit 2024. Gjysma prej tyre janë në Evropë. Në shkrimin e publikuar nga CNN, Shqipëria renditet e para në listë, duke u cilësuar si “yll në rritje i Evropës”. “Alpet Shqiptare, Shqipëri- Një arratisje e egër në yllin në rritje të Evropës. Udhëtarët në gjueti për diçka pak më ndryshe nga aventura e tyre e ardhshme evropiane po shikojnë gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë. Kjo pjesë, e bashkim pjesësh figure ballkanike po tërheq një numër në rritje vizitorësh falë brigjeve të saj të Adriatikut dhe…

Read More

Projektbuxheti për vitin 2024, parashikon rritje me 33% për sektorin social dhe arsimor, rritje prej 4.9 miliardë lekë investime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë me fokus mbështetjen sociale, ekonomike dhe shëndetësore. Këtë ka bërë sot me dije Ministri i Financave dhe Ekonomisë Z. Ervin Mete, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Me fokus këtë shtyllë të rëndësishme, qeveria nëpërmjet Aktit Normativ për rishikimin e buxhetit 2023, rialokoi një sërë shpenzimesh ku një pjesë e konsiderueshme shkon tek Rindërtimi, që krahas investimeve për këtë fushë, ka efekte sociale që përfshijnë investime në vepra arsimore, shëndetësore dhe investime në infrastrukturë. Projektbuxheti…

Read More

Qeveria shqiptare në bashkëfinancim me BERZH-in, me një fond mbi 64,6 milionë euro do të investojnë në ngritjen e mikroqendrave ushqimore ose të quajtura ndryshe Hub Food-e në mbështetje të fermerëve për rritjen e konkurrueshmërisë dhe zinxhirëve prioritarë agroushqimorë, nëpërmjet ndërhyrjeve në promovimin e bujqësisë inteligjente klimatike dhe aksesit në tregje. Gjithashtu, financimi synon rritjen e standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit, si dhe forcimin e kapaciteteve të analizave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Nëpërmjet këtij financimi pritet mbështetje më e madhe për zhvillimin e qendrave mikro-ushqimore në zonat periferike të qyteteve kryesore në rajonet e përzgjedhura…

Read More

Një monument i rrënuar i trashëgimisë komuniste në Tiranë është transformuar në një vend argëtues me shumë hapësira, shkruan gazetari Rowan Moore në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Guardian”. Piramida e Tiranës, një kon betoni 21 metra i lartë në kryeqytetin e Shqipërisë u hap në vitin 1988 si një muze për të përkujtuar ish-udhëheqësin Enver Hoxha, i cili për katër dekada deri në vdekjen e tij në vitin 1985 drejtoi një shtet të izoluar komunist në të cilin makinat e shkrimit dhe televizorët me ngjyra ishin të ndaluara. Monumenti ishte ekuivalenti i tij me varrin…

Read More

Azilantëve shqiptarë të kthyer nga vendet e BE-së parashikohet t’u sigurohen mundësi të reja punësimi dhe arsimimi profesional me qëllim riintegrimin e tyre. Ministria e Brendshme në projektvendimin e publikuar në konsultimet publike “Për miratimin të strategjisë kombëtare për migracionin 2024-2030 dhe planit të saj të veprimit, 2024- 2026” synon të nxisë migrimin e rregullt nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare. Fokus i zbatimit të strategjisë do të jetë nxitja për kthimin vullnetar dhe rintegrimin e të larguarve drejt vendeve të Be-së, por edhe për të parandaluar hyrjet e parregullta të shtetasve të huaj në Shqipëri. Mbështetja për të…

Read More

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në 2024-ën parashikohet të jenë rreth 211.2 miliardë lekë, 11.2 miliardë lekë ose 5.6% më shumë se ato që priten të mblidhen për vitin 2023. Ministria e Financave dhe Ekonomisë renditi në projektbuxhetin e vitit 2024 edhe burimet e rritjes së TVSH-së. Konkretisht, MFE rendit si burime rritjen e të ardhurave nga TVSH që gjeneron rritja ekonomike shtesë dhe indeksi i çmimeve, rritjen e të ardhurave nga sektorë në ekspansion si turizmi, akomodimi dhe gjithë sektorët e tjerë të zinxhirit ekonomik që furnizojnë turizmin, si dhe përmirësimin e administrimit të TVSH-së…

Read More

Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën. Radio Evropa e Lirë e ka parë një draft të raportit 150-faqesh, në të cilin vlerësohet përmbushja apo jo e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe e rekomandimeve që ka dhënë KE-ja në raportet e mëhershme. Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së. Ky është vlerësimi më i shpeshtë në…

Read More

Festa “Verë dhe gështenja”, e kthyer tashmë në traditë në qytetin e Pogradecit, do të mbledhë këtë fundjavë vizitorë të shumtë, të cilët do të shijojnë produktet vendase. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale videon promovuese të këtij aktiviteti, që ka në fokus promovimin e produkteve tradicionale vendase. “Verë dhe Gështenja, nesër dhe pasnesër në Pogradec në sheshin kryesor të qytetit. Festojmë bashkë me verë buti, gështenja të pjekura, muzikë moderne dhe popullore, panair produktesh e plot surpriza të tjera”, tha Rama. Edhe këtë vit nuk do të mungojnë tezgat në shërbim të të gjithë të interesuarve që dëshirojnë…

Read More

Përfundojnë punimet aksit rrugor Qafë Dushk–Sevaster km 8.5. Kjo është njoftuar nga ARRSH-ja, e cila shpjegoi se punimet për riparimin dhe rehabilitimin e shkarjes rrugore në këtë aks, janë plotësuar me punime të shtresave asfaltike. Gjithashtu është vendosur edhe sinjalistika me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ndërsa është ndërtuar muri gabion për eleminimin e shembjes si dhe punimet e sistemimit të ujrave me ndërtimin e kanaleve të betonit.

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në buxhetin e vitit 2023, duke rritur me 7.5 miliardë lekë planin e të ardhurave të parashikuara. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri të ditur se ndryshimet, përmes një Akti Normativ, parashikojnë rishpërndarjen e 46 miliardë lekëve. “Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normative për ndryshimin e buxhetit për vitin 2023. Ky Akt Normativ nisur edhe nga performanca e mirë e të ardhurave parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 miliardë lekë. Nëpërmjet këtij Akti rishpërndahen rreth 46 miliardë lekë me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjen…

Read More