Author: gazetar_1

Konsumi i alkoolit në BE ka rënë me 0,5 litra midis 2010 dhe 2020. Edhe pse sipas të dhënave ka disa vende ku konsumi është rritur, Shqipëria nuk është një prej tyre. Sipas të dhënave të OECD dhe OBSH mbi alkoolin dhe shëndetin Shqipëria renditet ndër 3 vendet e fundit përsa i përket konsumit të alkoolit për person e llogaritur për moshat 15 vjeç e lart. Nga viti 2010 ku Shqipëria ka pasur një konsum mesatar prej 4.88 litra për person, në vitin 2020 Shqipëria ka parë një rënie të konsumit në 4.4 litra për person. Ndryshimi në konsumin e…

Read More

Disa linja hekurudhore të Shqipërisë janë bërë pjesë e rrjetit kryesor transevropian të transportit, që njihet ndryshe si TEN- T, duke i dhënë prioritet për investime. Pas miratimit të marrëveshjes së lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, janë publikuar hartat e reja me linjat e trenave që tashmë janë pjesë e këtij rrjeti. Kështu, pas linjës hekurudhore Durrës – Hani i Hotit, që ishte përfshirë më herët në rrjetet bazë të transportit, është shtuar edhe korridori VIII hekurudhor, që nis nga Porti i Durrësit, deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Ky segment ka qenë pjesë e rrjetit gjithëpërfshirës, por…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një takim me kryetarët e bashkive dhe jo vetëm, diskutoi rreth vitit 2024 të cilin e konsideroi vitin e pyjeve. Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro theksoi se pyjet ne Shqipëri janë të rinj, e kjo gjë shihet si potencial i zhvillimit ekonomik dhe mjedisor. Por cilat janë ato bashki që nuk kanë asnjë plan për sipërfaqet pyjore? “Na rezulton se më shumë se gjysma nuk kanë asnjë plan mbarshtimi. Nuk kanë asnjë shpenzim si zë investimesh në pyje…”, u shpreh Mirela Kumbaro. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar kartat e…

Read More

Në Portalin Kombëtar të Punësimit, Puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5 600 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri. Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim. Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al. Aksesi në platformë realizohet duke…

Read More

Tatimi 15% në çdo shitblerje prone, sidomos për ato prona të parivlerësuara është një nga arsyet pse ky treg është në ngërç. Për këtë qëllim, metodologjia e re e taksimit, ku parashikohet 1% amortizim për ndërtesat, duket se do të shmangë presionin për të hapur fushata rivlerësuese. Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në ministrinë e Financave, gjatë një interviste për emisionin E-ZONE, thotë se nuk duhet të ketë më fushata rivlerësimi. “Në 10-vjeçarin e fundit ka patur disa fushata rivlerësimi. Kush ka patur interes ka patur dhe mundësinë ta rivlerësojë pronën për ta sjellë atë në vlerën e tregut.…

Read More

Petrit Malaj është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë prezantimit të Malajt, bëri të ditur se në këtë Agjenci ka nisur një reformë rrënjësore. “I japim mirëseardhjen Petrit Malajt, drejtorit të ri të AKBN-së. Një Agjenci e rëndësishme, ku tashmë kemi nisur një reformë rrënjësore për ti dhënë këtij institucioni vëmendjen që i takon, në një kohë kur sektori minerar dhe veçanërisht nën toka po merr gjithmonë e më shumë rëndësi, tashmë edhe nga Bashkimi Europian”, deklaroi ajo. Ai zëvendëson në këtë detyrë Adrian Bylykun.

Read More

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, priti në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, z. Silvio Gonzato. Gjatë takimit u diskutua mbi një sërë çështjesh me rëndësi, si ecuria e procesit të negociatave Shqipëri-BE, Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ministri Mete falënderoi Ambasadorin Gonzato për mbështetjen që BE ka dhënë dhe vijon të japë për të çuar përpara reformat, edhe në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Ministri theksoi se Shqipëria pati një angazhim profesional dhe u…

Read More

Bordi Drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi konsultimet mbi Artikullin IV me Shqipërinë dhe miratoi raportin e stafit të misionit, pa nevojën e zhvillimit të një mbledhjeje, një praktikë e përshpejtuar që ndodh në rastet kur Bordi vlerëson se nuk janë të domosdoshme diskutimet. Ekonomia shqiptare është shfaqur si një nga performuesit më të fortë në rajon, konstaton në hyrje të raportit për Shqipërinë Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke shtuar se roli në rritje i turizmit ka shtuar besimin te perspektiva ekonomike e vendit. Në raport, FMN konstaton se “Autoritetet shqiptare e kanë drejtuar me sukses ekonominë përmes goditjeve të…

Read More

Këshilli Ekonomik Kombëtar rinisi punën me mbledhjen e parë të zgjeruar për këtë vit, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i tij, duke çelur një kapitull të ri për riaktivizimin e një dialogu sa më të hapur dhe konstruktiv mes qeverisë dhe biznesit. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, kryeministri Rama u shpreh se “kemi arsye të qenësishme për t’u ndjerë optimistë për të nesërmen”. Por, vijoi ai, “kemi edhe arsye të qenësishme për të reflektuar mbi gjërat që duhen bërë më mirë ose që mbeten për t’u bërë, në mënyrë që edhe viti në të cilin…

Read More

Ministri i Financave Ervin Mete pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, prezantoi një ndryshim ligjor për turizmin, që ka të bëjë më strukturat akomoduese, lidhur edhe me përgjegjësitë e qiradhënësve në këtë sektor. “Turizmi tashmë ka një zgjerim të jashtëzakonshëm dhe siç kërkon një vëmendje të dedikuar nga ana e rregullimit, qoftë të standardizimit, qoftë të kategorizimit të strukturave, ashtu kërkon edhe një vëmendje të dedikuar nga ana e qasjes fiskale, në mënyrë që ky sektor të japë kontributin e vet në ekonomi, por edhe në buxhetin e shtetit. Kjo, duke pasur një taksim sa më të drejtë dhe një…

Read More