Author: gazetar_1

Shqipëria pritet të përfitojnë 10 mln euro grante në 6 vitet e ardhshme nga ratifikimi i marrëveshjes me qeverinë franceze dhe Komisionit Europian, për pjesmarrjen në programin Interreg EURO–MED. Kjo marrëveshje i mundëson Shqipërisë dhe të gjithë partnerëve potencialë shqiptarë (publikë dhe jopublikë) që të përfitojnë projekte, ndërkohë që dokumenti u miratua në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Miratimi i marrëveshjes u shoqërua me debate, duke qenë se faza e parë për përzgjedhjen e projekteve fitues ka përfunduar, ndonëse nuk është dhënë dakordësia në Kuvend. Në përputhje me fokusin e Bashkimit Evropian në objektivat mjedisorë dhe klimatikë, mjedisi është tema kryesore…

Read More

Numri i aksidenteve në muajin Dhjetor të vitit 2023 paraqitet me një rritje 49.5% në raport me një vit më parë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në këtë muaj kanë ndodhur 157 aksidente rrugore nga 105 të ndodhura në muajin Dhjetor të vitit 2022. Më shumë aksidente, më shumë viktima dhe të plagosur. Konkretisht në mbyllje të vitit 2023 rezultojnë të jenë 200 persona të vrarë dhe të plagosur ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë fatalitetet dhe plagosjet nga aksidentet ishin 49.2% më pak. Përsa i përket gjinisë së personave të aksidentuar rezulton se meshkujt kanë…

Read More

Norma e interesit (yield-et) e bonove të thesarit me afat 12-mujor shënuan përsëri një rritje të lehtë në ankandin e dytë të vitit 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar u rrit në 3.44%, nga 3.4% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në datën 3 janar. Nga 14 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e bonove nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkesave në ankand arriti në 14.8 miliardë lekë. Rritja e lehtë e normës së interesit në ankandet e para të këtij viti mund të shpjegohet me një shtim të…

Read More

Instituti i Shëndetit Publik ka këshilluar qytetarët të bëjnë kujdes në këtë periudhë ku gripi ka prekur shumë qytetarë. Gripi është sëmundje kalimtare për shumicën e njerëzve, por ISHP thekson se në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes. ISHP ka renditur dhe disa këshilla që duhet të ndjekin qytetarët për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Njoftimi i ISHP: Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare, por në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes. Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu…

Read More

Trupi juaj e përdor gjumin për të forcuar sistemin imunitar, për të përpunuar informacionin dhe për të rimarrë energji para se të fillojë një ditë e re. Por çfarë ndodh kur nuk flini aq sa duhet ose kur nuk bëni një gjumë të qetë? Dobëson sistemin imunitar Imagjinojeni sistemin tuaj imunitar si një ushtri, gjithmonë në gjendje t’ju mbrojë nga forcat e liga (infeksionet dhe sëmundjet). Ashtu si një ushtri, sistemi juaj imunitar ka nevojë për kohë për të ndërtuar mbrojtjen e tij. Kur flini, sistemi juaj imunitar përgatitet për “luftë” duke prodhuar substanca (antitrupa dhe citokina) që ndihmojnë në…

Read More

Ndonëse njihen për vetitë e tyre në dobësim, limonat kanë edhe rreziqet e tyre. Ata kanë shumë acid, dhe konsumimi i tepërt i ujit me limon mund të rezultojë në shpërbërjen e smaltit të dhëmbëve ose shtresës së jashtme të dhëmbëve, duke çuar në humbjen e mineraleve. Sipas Shoqatës Amerikane Dentare, erozioni dentar i bën dhëmbët më të prirur ndaj prishjes me kalimin e kohës dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri dhe dhimbje. Një studim zbuloi se lëngu i limonit mund të ketë të njëjtin efekt gërryes në dhëmbë si pijet e gazuara. Për të minimizuar kontaktin e drejtpërdrejtë të acidit…

Read More

Në muajin shkurt hyn në fuqi marrëveshja e kredisë prej 50 mln Euro mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, për sektorin e ujësjellës – kanalizimeve. Dokumenti është publikuar në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që nëpërmjet kësaj kredie do të financohen investime që synojnë përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të përdorura urbane në bashkitë që do të përfshihen në program. Po ashtu, përmes këtyre investimeve synohet përmirësimi i treguesve të performancës së shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve, që do të përzgjidhen për t’u financuar. Në këtë kuadër, kfW do të vendosë në dispozicion…

Read More

Konsumi i alkoolit në BE ka rënë me 0,5 litra midis 2010 dhe 2020. Edhe pse sipas të dhënave ka disa vende ku konsumi është rritur, Shqipëria nuk është një prej tyre. Sipas të dhënave të OECD dhe OBSH mbi alkoolin dhe shëndetin Shqipëria renditet ndër 3 vendet e fundit përsa i përket konsumit të alkoolit për person e llogaritur për moshat 15 vjeç e lart. Nga viti 2010 ku Shqipëria ka pasur një konsum mesatar prej 4.88 litra për person, në vitin 2020 Shqipëria ka parë një rënie të konsumit në 4.4 litra për person. Ndryshimi në konsumin e…

Read More

Disa linja hekurudhore të Shqipërisë janë bërë pjesë e rrjetit kryesor transevropian të transportit, që njihet ndryshe si TEN- T, duke i dhënë prioritet për investime. Pas miratimit të marrëveshjes së lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, janë publikuar hartat e reja me linjat e trenave që tashmë janë pjesë e këtij rrjeti. Kështu, pas linjës hekurudhore Durrës – Hani i Hotit, që ishte përfshirë më herët në rrjetet bazë të transportit, është shtuar edhe korridori VIII hekurudhor, që nis nga Porti i Durrësit, deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Ky segment ka qenë pjesë e rrjetit gjithëpërfshirës, por…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një takim me kryetarët e bashkive dhe jo vetëm, diskutoi rreth vitit 2024 të cilin e konsideroi vitin e pyjeve. Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro theksoi se pyjet ne Shqipëri janë të rinj, e kjo gjë shihet si potencial i zhvillimit ekonomik dhe mjedisor. Por cilat janë ato bashki që nuk kanë asnjë plan për sipërfaqet pyjore? “Na rezulton se më shumë se gjysma nuk kanë asnjë plan mbarshtimi. Nuk kanë asnjë shpenzim si zë investimesh në pyje…”, u shpreh Mirela Kumbaro. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar kartat e…

Read More