Author: gazetar_1
Qeveria në bashkëpunim me projektet e donatorëve po mbështesin dhe nxisin nismat e gjelbra sociale me fokus mbrojtjen e mjedisit. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton të gjithë të interesuarit se Njësia e Zbatimit të Projektit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me GIZ / ProSEED 2.0, ka hapur thirrjen për aplikim “Smart & Green Future” në mbështetje të sipërmarrësve ekzistues dhe aspirantë, të cilët synojnë të zhvillojnë procese biznesi të qëndrueshme, në mbrojtje të mjedisit dhe të orientuara drejt digjitalizimit. Sipas AIDA-s, projekti parashikon të financojë rreth 75 ide. “Vlera e financimit me grant…
Në muajin qershor të vitit 2024, linja e trenave luksoze më ikonike në botë, Venecia Simplon-Orient-Express do të shkojë në bregdetin Ligurian të Italisë për herë të parë në historinë e saj të gjatë dhe prestigjioze. Treni do të lëvizë nga Parisi në Portofino në një udhëtim dy-ditor. Etiketa e çmimit, për buxhetet e të cilëve shtrihen në të, është 8,500 dollarë në një drejtim. Diku tjetër në Evropë, një linjë e drejtpërdrejtë treni midis Italisë dhe Sllovenisë po ringjallet pas më shumë se 100 vjetësh, me nisjen e një shërbimi të ri shtatë-orësh me shpejtësi të lartë nga Milano…
Në Portin e Durrësit gjatë vitit 2023 janë përpunuar 155 anije konteinerike, të cilat kanë transportuar mbi 184 mijë njësi kontejnerike me mallra të ndryshme. Referuar të dhënave statistikore të Autoritetit Portual Durrës, volumet e përpunimit të njësive kontejnerike për vitin 2023 kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në masën 38 %, në raport krahasimor me vitin paraardhës. Gjatë vitit që lamë pas, në terminalin e kontejnerëve, anijet kanë sjellë 92,100 TEU, ndërsa 91,917 TEU janë nisur për eksport drejt porteve të huaja, duke shënuar kështu një rritje prej 51,052 TEU më shumë se janar-dhjetori 2022. Sipas shifrave analitike të…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka përfunduar faza e parë për implementimin e sistemit RAMS, ku u bë përditësimi i të dhënave në Sistemin e Referimit të Vendndodhjes së Aseteve (ALRS), që është themeli për Sistemin e Menaxhimit të Aseteve Rrugore (RAMS) nëpërmjet modulit GIS brenda platformës. Në përputhje me kërkesat e projektit u zhvilluan disa trajnime, që synojnë rritjen e ekspertizës dhe njohurive praktike të profesionistëve në të gjitha aspektet e menaxhimit të aseteve rrugore. Në fund të trajnimit u bë certifikimi nga projekti për inxhinierët e ARRSH-së. Ky sistem është platformë e teknologjisë së informacionit, që shërben…
Forca e kësaj pajisjeje mund të ndërveprojë me një shumëllojshmëri të gjerë mbeturinash hapësinore pasi nuk kërkon pika për t’u ngjitur në mbeturina ose objekte të tjera, gjë që e bën pajisjen shumë më të gjithanshme se diçka si një krah robotik. Më e rëndësishmja, organizata pas zhvillimit të armës së forcës së Kinës është një organizatë ushtarake, që do të thotë se nëse vërtetohet se është e mundur, pajisja mund të përdoret për një sërë qëllimesh jo të mira. Kjo përfshin përdorimin e saj për të hequr ose çorbituar mbeturinat hapësinore, për të hequr satelitët jashtë kontrollit, apo edhe për…
Banka Evropiane e Investimeve ka investuar një vlerë rekord prej 1,2 miliardë eurosh në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023. 365 milionë euro më shumë investime se në vitin 2022. Pjesa më e madhe e investimeve ka shkuar për projekte në transport, energji dhe bizneset e vogla e të mesme, ndërkohë që në Shqipëri Banka ofroi mbështetje për përgatitjen dhe zbatimin e një projekti të shpërndarjes së ujit në kryeqytet. Banka Evropiane e Investimeve synon të mobilizojnë mbi 6 miliardë euro në investime të reja në rajon. Shifrat janë bërë publike përmes një deklarate zyrtare të BEI Globale, krahu financiar i…
Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – OECD, efektet e mbylljes gjatë pandemisë Covid-19 mund të kenë frenuar shanset për të rritur rritjen ekonomike globale deri në 40 vjet. Parashikimi i zymtë u parashtrua nga OECD në perspektivën e përkohshme ekonomike të shkurtit 2024: “Forcimi i themeleve për rritje”. Ka pasur një rënie të paprecedentë në rezultatet e testeve të matematikës dhe leximit midis 15-vjeçarëve midis 2018 dhe 2022, vitet që përfshinin pandeminë, zbuloi raporti, duke cituar raportin global të OECD-së për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve PISA për vitin 2023. Rënia e rezultateve mund të ketë potencialisht efekte negative…
Viti 2023 ka shënuar një rekord historik sa i përket fitimeve të bankave. Sipas një raporti të Shoqatës së Bankave në total gjatë vitit të kaluar u realizuan fitime neto në masën 28.5 miliardë lekë. Fitimet e vitit të kaluar përbëjnë një rekord absolut historik si në vetvete, ashtu edhe në raport me kapitalin aksioner apo në raport me asetet, gjë që do të thotë se bankat janë në gjendje të vjelin më shumë fitime neto përkundrejt parave të investuara në këto sipërmarrje apo parave të menaxhuara nga këto sipërmarrje. Rezultati i jashtëzakonshëm duket se i detyrohet fitimeve të shtuara…
Në fund të vitit 2023 sektori i mikrofinancës rezulton me thuajse 200 mijë klientë aktivë, si dhe me mbi 255 mijë kredi të disbursuara. Nga ana tjetër, në përmirësim ka ardhur cilësia e kredive, me rritje të volumit të tyre, e shoqëruar me pakësim të huave me probleme. Shoqata e Mikrofinancës ka bërë bilancin e aktivitetit për vitin 2023, ku rezulton se volumi i kredive të disbursuara ka arritur në 36.6 miliardë lekë, apo afërisht 360 milionë euro, nga 34 miliardë lekë në vitin 2022. Ndërkaq, kredia me probleme ka rënë në nivelin 6.1% nga 7.2% në vitin 2022. Vendin…
Iute, kompania fintech estoneze, ka emetuar sërisht obligacione me ofertë private, duke arritur vleren e emetimit 2.7M euro. Kjo shume e emetuar nga ky obligacion tregon besueshmërinë që kjo kompani gëzon në sytë e investitorëve shqiptarë, por ajo flet edhe për një trend pozitiv për vetë ekonominë shqiptare dhe diversifikimin e mjeteve të investimit. Për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi, ne kemi zhvilluar një intervistë me dy nga njerëzit kryesorë pas këtij operacioni në iute. Ata janë drejtuesit e departamenteve te finances dhe te riskut perkatesisht Z. Ervin Pecuni dhe Znj. Alma Hasanaj. Pyetje: Ervin, për lexuesit tanë…
