Author: gazetar_1
Kryeministr Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin turk tha se investimet nga Turqia në vendin tonë janë të mirëseardhura. “Kemi bërë progres dhe jemi vullnetplotë për të bërë edhe më shumë progres në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Jam shumë i kënaqur zoti president, që vitin e shkuar, përveçse Shqipëria arriti një numër rekord, mbi 10 milionë turistë, numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30% dhe ne shohim një potencial shumë të madh edhe në këtë aspekt”, tha Rama. “Unë jam i bindur që ju nuk mërziteni kur turistët turq vijnë në Shqipëri dhe…
Presidenti turk, Erdogan deklaroi sot në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Ankara, se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të forcohet më tej në të ardhmen. “Volumi tregtar me Shqipërinë ka arritur në 1 miliard usd, objektivi ynë i ri është që ta çojmë në 2 miliard usd”, tha Erdogan. “Kam besim se me përpjekjet e sektorit privat do t’ia arrijmë kësaj shifre në një kohë shumë të shkurtër. Turqia është një prej 5 investitorëve të rëndësishëm të Shqipërisë që arrin deri në 3,5 miliard usd. Më shumë se 600 firma turke kanë punësuar 15 mijë qytetarë…
Shitjet e makinave të reja elektrike janë rritur në mënyrë dominuese midis të gjitha kategorive në janar 2024 dhe siguruan 11.9% të të gjitha dërgesave të makinave të pasagjerëve në Evropë dhe MB. Regjistrimet e makinave të reja u rritën me një total prej 11.5% në tregjet e BE, EFTA dhe MB pas një rënie prej 3.8% në dhjetor 2023. Megjithatë, i gjithë tregu europian, përfshirë Britaninë e Madhe, pa një rritje prej 29.3% në shitjet e makinave elektrike në krahasim me janarin 2023, ndërsa numri i makinave të reja hibride plug-in u rrit me 24.4%, dhe ato hibride elektrike…
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Në arsyetimin e zbardhur të vendimit që i dha dritën jeshile Protokollit për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, Gjykata Kushtetuese vlerëson se koncepti kushtetues i territorit përbën dy aspekte, atë fizik dhe atë juridiksional. Për të parin, trupa kushtetuese vëren, marrëveshja Rama-Meloni nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër, shteti shqiptar nuk heq dorë nga ushtrimi i juridiksionit mbi territorin e tij dhe vazhdon ta ushtrojë atë gjatë kohës që Protokolli për Migracionin do të jetë i zbatueshëm, vëren Gjykata Kushtetuese.…
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka punuar në përcaktimin e prioriteteve në skemat e mbështetjes 2024, që adreson mbështetje financiare për bujqësinë. Zëvendësministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari, tha se ka ndryshuar konvertimi nga naftë në lekë, ku fermerëve do t’iu kalojnë paratë në llogaritë bankare. “Ndërsa sa i takon kritereve, duhet që sipërfaqja e tokës të jetë 1 ha për serrat, ndërsa blegtorët duhet që të kenë mbi 100 dele dhe mbi 10 krerë lopë”, tha ai. “Pjesën më të madhe të mbështetjes e zë blegtoria dhe nafta. Një ndryshim kemi tek nafta. Kjo për shkak të kërkesave që…
E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë duhet për t’u bërë gjeni i parasë? Në fakt mjafton të dish vetëm disa koncepte të thjeshta. Çfarë është kredia? Për një moment, le të konsiderojmë produktet dhe shërbimet si ëmbëlsira dhe paranë si sheqeri. Marrja e një kredie është si të huazosh sheqer nga fqinji yt, por me një plan të qartë se kur do t’ia kthesh mbrapsht. Ndërkohë që fqinji të ka huazuar vazon e tij të sheqerit, atij i është dashur të shtyjë për më vonë gatimin e ëmbëlsirës së tij ose ka shkuar dhe vetë të kërkojë këtë sasi…
Këtë të hënë leku ka forcuar pozitat në raport me monedhat e huaja në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,15 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha evropiane zbriti me 0,03 lekë. Dollari amerikan u këmbye me 96.29 lekë, ndërsa euro u këmbye me 103.78 lekë. Ndërkohë paundi britanik dhe franga zvicerane u këmbyen respektivisht, me 121.48 lekë ose 0.12 lekë më shumë dhe 109.36 lekë ose 0.12 lekë më pak se ditën e shtunë.
BRICS sfidon G7 dhe për sa i përket numrit të milionerëve. Sipas parashikimeve numri i milionerëve në vendet BRICS pritet të rritet me 85% gjatë 10 viteve të ardhshme. Aktualisht ka 1.6 milionë njerëz në bllok me mbi një milionë në asete të investueshme Më shumë se në vendet e pasura të G7-ës, numri i milionerëve pritet të rritet në vendet në zhvillim të grupit BRICS në dekadën e ardhshme, sipas një raporti të fundit nga Henley & Partners. Numri i milionerëve në vendet BRICS – të cilat kolektivisht mbajnë 45 trilion dollarë pasuri të investueshme – parashikohet të rritet…
Gjatë konferencës për mediat, në mbyllje të vizitës së Blinken në Shqipëri u dhanë mesazhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Rama dhe Blinken konfirmuan se në takim është biseduar për bashkëpunim në një sektor shumë kritik për botën aktualisht, siç është sektori i energjisë. Rama konfirmoi se administrata amerikane është e angazhuar për të mbështetur projektet e energjisë së gjelbër në Shqipëri dhe ato të turizmit. “Kemi diskutuar edhe për dimensionet e bashkëpunimit tonë bilateral, i cili është jo vetëm një bashkëpunim strategjik i pandërprerë në fushën e sigurisë, por është edhe një bashkëpunim që po merr…
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për media me Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken nënvizoi nevojën dhe rëndësinë e investimeve amerikane në Shqipëri. Më tej Rama theksoi se vendi ofron potenciale të mëdha në fushën e energjisë dhe informoi se temë e diskutimeve ishin edhe dimensionet e bashkëpunimit bilateral. “Ky është jo vetëm një bashkëpunim strategjik i pandërprerë në fushën e sigurisë, por është një bashkëpunim që po merr gjithnjë e më shumë një përmasë ekonomike. Për ne është e padiskutueshme nevoja dhe rëndësia e investimeve amerikane në Shqipëri si një dëshmi jo vetëm e kësaj marrëdhënieje, por edhe e…
