Author: gazetar_1
Revista e njohur e udhëtimeve ‘Air Info’ ndalet tek Liqeni i Ohrit të cilin e cilëson një destinacion të paharrueshëm për adhuruesit e natyrës. Ky liqen është renditur si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1979 falë faunës dhe florës së tij të jashtëzakonshme. Ka disa mënyra thotë kjo revistë se si mund të shkoni në Liqenin e Ohrit nga Shkupi ose nga Tirana me makinë. Revista rekomandon që të eksplorohen limanet e fshehura. Udhëtarët e huaj mund të marrin edhe varka me motor për të zbuluar liqenin dhe të gjitha thesaret e tij brenda një…
Me emrin “Korridori i Mesëm”, një rrugë tregtare që do të lidhë tregjet kineze dhe evropiane përmes Azisë Qendrore dhe Kaukazit, ishte fokusi i Forumit të 5-të të Ballkanit dhe Detit të Zi të mbajtur të enjten më 15 shkurt. Delegatët promovuan “Korridorin e Mesëm” si një mundësi për një rrugë tregtare të qëndrueshme mes tensioneve të përshkallëzuara në Lindjen e Mesme dhe luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Tregtia globale nëpër rrugët tradicionale është ndërprerë nga këto kriza. “Të gjitha krizat, secila në mënyrën e vet, ndikojnë në rrugët tregtare globale. Në fund, bëhet fjalë për rritjen e kostove: rritje…
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se sot së bashku me Presidenten e BERZH, Odile Renaud-Basso, kanë nënshkruar marrëveshjen e huasë për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Balluku shkruan se ky është një projekt i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin. “Ai do të rrisë komunikimin mes vendeve, duke nxitur e lehtësuar lëvizjen e qytetarëve,” shkruan ajo.
Me kalimin e moshës, sistemi imunitar i njeriut humbet efikasitetin e tij në luftimin e infeksioneve dhe në reagimin ndaj vaksinave. Përpos kësaj, një imunitet i plakur ka lidhje të drejtpërdrejtë me inflamacionin kronik. Inflamacioni është pjesë e reagimit normal të imunitetit për rikuperimin, dhe në shumë raste shërben për të na mbajtur të sigurt nga infeksionet bakteriale dhe virale dhe agjentët e dëmshëm të mjedisit. Megjithatë kjo vlen deri në një pikë të caktuar. Kur inflamacioni bëhet kronik, ai mund të bëhet i dëmshëm dhe shkatërrues, thonë ekspertët. Sipas tyre, inflamacioni kronik rrit rrezikun e pothuajse të gjitha sëmundjeve…
Të ardhurat totale për muajin e parë të këtij viti u realizuan në masën 54.35 miliardë lekë, ose 100.6 % e planit fillestar të buxhetit të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Ministri i Financave, Ervin Mete bëri të ditur sot se ekonomia u zhvillua pozitivisht edhe në muajin janar 2024. “Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 4 miliardë lekë, ose 8 % më shumë”, tha Mete. Sipas tij, në janar 2024 të ardhurat u rritën në vlerën e 54.35 miliardë lekëve, kundrejt planit për të njëjtën periudhë parashikuar në vlerën 54.01 miliardë…
Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike regjistroi rritje gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, në total u gjeneruar rreth 80 mijë mWh energji apo rreth 60% më shumë se gjatë vitit 2022. Ndonëse në raport me energjinë totale të prodhuar në vend kjo sasi është tejet modeste, ajo paraqet rëndësi në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi ynë është i varur nga burimet hidrike. Rritja e prodhimit ka ardhur si pasojë i shtimit të numrit të centraleve fotovoltaike. Gjatë vitit 2023 hynë në prodhim…
Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke u pleksur me atë virtualen, e cila u ofrohet nga telefonat, apo çdolloj tjetër teknologjie e ngjashme. Sigurisht që kjo është një gjë negative, e cila duhet luftuar me të vërtetë. Ndaj nëse mendoni se jeni të varur konkretisht ndaj telefonit ju ftojmë të lexoni këshillat e mëposhtme. Kur flitet për varësi, në pjesën më të madhe të rasteve imagjinohet përdorimi i alkoolit dhe i substancave narkotike. Por në fakt, në kohën e sotme, të gjithë ne kemi të bëjmë me një tjetër lloj “droge”:…
Sa më gjatë që qëndrojmë ulur, aq më i lartë është rreziku i dështimit të zemrës, tregojnë rezultatet e hulumtimit të kryer në Universitetin e Teksasit dhe të botuar në revistën “Circulation”, në të cilën morën pjesë më shumë se 1.700 të anketuar. Shkencëtarët analizuan gjakun e të anketuarve dhe zbuluan se njerëzit që qëndronin ulur më shumë gjatë ditës kishin nivel më të lartë të tregohen të pashëndetshëm. Në grupin e rrezikshëm janë ata që qëndrojnë mesatarisht më shumë se nëntë orë në ditë dhe me përjashtim të dëmtimit të zemrës, rreziku i zhvillimit të sëmundjes, siç është diabeti,…
Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, leku ka forcuar pozitat në raport me monedhat e huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u zhvlerësua me 0,06 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha evropiane zbriti me 0,05 lekë. Dollari amerikan u këmbye me 96.02 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 103.70 lekë. Ndërkohë paundi britanik u këmbyen respektivisht, me 121.10 lekë ose 0.01 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 109.08 lekë ose 0.02 lekë më pak se ditën e martë.
Sipas raportit teknik “Një vlerësim i qëndrueshëm i aseteve të hekurudhës Tiranë – Durrës”, i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qendrueshëm, përfitimet kumulative neto për një periudhë 30- vjeçare përllogariten në 270.34 mln euro, duke zbritur kostot e investimit. Kjo duke marrë në konsideratë të ardhurat që do të sigurohen nga operimi i hekurudhës, si dhe kostot që shmangen në drejtim të shëndetit, kohës së kursyer, mjedisit, emetimeve të dioksidit të karbonit apo kostove të operimit të automjeteve. Sipas raportit, vetëm kursimet që do të vijnë nga kostot e funksionimit të automjeteve, që rrjedhin nga shmangia e shpenzimeve…
