Author: gazetar_1

Mjalti më i mirë dhe më i shëndetshëm është ai që merret direkt nga hojet e bletës. A keni dëgjuar për ‘Nektarin e Perëndive’ ? Kështu quhej mjalti në lashtësi, jo vetëm për vlerat shëndetsore por edhe për shijen e ëmbël. Vet mjalti më i mirë dhe më i shëndetshëm është ai që merret direkt nga hojet e bletës. Sipas ekspertëve të AgroWeb.org bletët i krijojnë hojet vetë. Struktura e tyre gjashtëkëndore që për hir të së vërtetës është mahnitëse, krijohet me mjeshtëri nga dylli i bletës. Ky i fundit përmban acide yndyrore dhe substanca të tjera organike të rëndësishme.…

Read More

Ndërprerja e furnizimit të Europës me gas rus në vitin 2022 solli jo vetëm një krizë energjetike me pasoja të rënda, por edhe rikthehu burimet alternative të ngrohjes, që krijojnë më shumë ndotje. Përballë këtyre zhvillimeve, Bashkimi Europian ndërmori menjëherë një seri masash për të reduktuar varësinë nga importi dhe për të përshpejtuar burimet alternative të energjisë, përmes një plani të emërtuar “REPowerEU”. Ky plan ndër të tjera parashikonte edhe dekarbonizimin, pra emetimin sa më pak të karbonit pasi një pjesë e madhe e vendeve e prodhojnë energjinë elektrike përmes termocentraleve. Banka Botërore ka zhvilluar një model që projekton një…

Read More

Disa lloje frutash nuk rekomandohen të hahen që në fillim të ditës, veçanërisht jo me stomakun bosh. Këto ushqime duhet të shmangen plotësisht ose të hahen në sasi më të vogla sepse mund të shkaktojnë probleme me stomakun dhe tretjen. Frutat si portokalli, grejpfruti dhe limonët janë shumë acid dhe mund të shkaktojnë urth ose acarim stomaku nëse konsumohen me stomakun bosh. Aciditeti i këtij fruti mund të shkaktojë zbaticë acidi tek disa individë, pra të kthejë përmbajtjen e stomakut nga stomaku në ezofag. Ananasi përmban bromelainë, një enzimë që mund të shkaktojë probleme me stomakun ose diarre nëse konsumohet…

Read More

Shqipëria rritet me 16 vende në indeksin e “Fuqive të Buta Globale” të organizatës ndërkombëtare të vlerësimit të brandeve “Brand Finance” me seli në Londër. Në indeksin e vitit 2024, Shqipëria renditet në vendin e 92 nga 193 vende të përfshira në indeks, ndërsa në indeksin e vitit 2023 gjendej 16 vende më poshtë, në vendin e 108. Koncepti i “fuqive të buta” i referohet aftësisë së shteteve për të influencuar aktorë të ndryshëm në arenën ndërkombëtare, përmes bindjes dhe jo detyrimit, ndërkohë që indeksi mat se sa ndikojnë tek kjo aftësi e shtetit, shtyllat kryesore si qëndrueshmëria ekonomike, qeverisja,…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë sot në Ministerialin: “Ballkani Perëndimor drejt Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA)”, mbajtur në Tiranë. Sejko u shpreh se, integrimi ekonomik është parimi bazë i krijimit dhe funksionimit të Bashkimit Evropian. Natyrshëm, shtoi Sejko, “ai ka qenë gjithmonë një promotor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare për forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e integrimit edhe në fusha të tjera. Me kënaqësi konstatoj se integrimi ekonomik brenda rajonit dhe me Bashkimin Evropian nis me sistemet dhe shërbimet e pagesave. Falë pjesëmarrjes së vendeve tona në Tregun Unik të Pagesave në Euro, i…

Read More

Sot zhvillohet Ministeriali “Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave” ku marrin pjesë ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të rajonit, përfaqësues të Komisionit Europian dhe institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare. Në fjalën e tij të hapjes ministri I Financave, Ervin Mete tha se edhe disa muaj më parë shprehëm angazhimin tonë për të thelluar më tej integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Tregun e Përbashkët të BE. Ministri u shpreh se “sot jemi mbledhur për ta shtyrë përpara zbatimin e kësaj agjende”. “Aderimi në SEPA për vendet që nuk janë ende pjesë e BE-së, në kuadër të…

Read More

Mungesa e hekurit mund të sjellë probleme të ndryshme shëndetësore, shkruan “H1”. Edhe pse është e rëndësishme për organizmin tonë, mungesa e hekurit është mungesa më e zakonshme e mikronutrientëve në të gjithë botën dhe simptomat më të zakonshme janë lodhja dhe ndryshimet e lëkurës. Megjithatë, ka disa simptoma të tjera të pazakonta që tregojnë këtë gjendje. Keni dëshira të pazakonta për gjëra të tjera përveç ushqimit. Shkencëtarët ende po përpiqen të kuptojnë pse njerëzit me mungesë të rëndë hekuri shpesh dëshirojnë gjëra që normalisht nuk do t’i hanin – papastërti, argjilë, niseshte misri, mbetje bojë, karton dhe pajisje pastrimi.…

Read More

6000 familje në 14 bashki do të përfitojnë nga zgjerimi i shërbimeve të kujdesit social. Bashkimi Evropian ka lançuar projektin “BE për kujdesin social”, i cili do të zbatohet nga UNICEF në Shqipëri dhe World Vizion, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë. “Bashkitë kanë një rol të qenësishëm për të luajtur në përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëve të tyre dhe në zbatimin e standardeve të BE-së në të gjitha fushat e politikave. Ne dëshirojmë që ti ndihmojmë në përmbushjen e këtij roli edhe përmes programit të dedikuar Eu4municipalties”. Programi “BE për kujdesin social” do të ofrojë në 14 bashki…

Read More

Kriptomonedha Bitcoin po këmbëhet mbi 56 mijë dollarë këtë fillimjavë. Kjo është vlera më e lartë në 2 vite për këtë monedhë dixhitale, e cila zë më shumë se gjysmën e tregut të kriptove. Vlera e kriptomonedhës më të madhe në botë, Bitcoin ka arritur në nivelin më të lartë të dy viteve të fundit. Në bursa, ia këmbëhet mbi 56,000 dollarë, dukë ngritur në këtë mënyrë edhe vlerën e kriptomonedhave të tjera në tregun e parasë dixhitale. Çmimi i bitcoin u rrit mbi 10% brenda dy ditësh, pasi firma e investimeve në kripto MicroStrategy, zbuloi një blerje prej rreth…

Read More

Uji me limon, një nga pijet më të njohura të kohës sonë. Vitet e fundit atij i janë atribuar aq shumë prona sa nuk e di më se cilat janë të vërteta dhe cilat jo. Pra, ka ardhur koha për të sqaruar gjërat dhe për t’i vendosur ato në vendin e tyre. Nëse pini ujë me limon çdo mëngjes dhe më tej, i largoni të gjitha toksinat nga trupi, a nuk mendoni? E megjithatë gjërat nuk janë aq të thjeshta. Mëlçia, mushkëritë, veshkat dhe lëkura janë përgjegjëse për detoksifikimin e trupit. Trupi ynë ka aftësinë të eliminojë vetë të gjitha…

Read More