Author: gazetar_1

Sipas INSTAT janë afërsisht 480 mijë të huaj që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë muajit shkurt të këtij viti, duke shënuar një rritje me 55%, krahasuar më një vit më parë. Kjo shifër padyshim që reflekton një fillim të mbarë të vitit sa i përket ecurisë së turizmit. Ndëkohë, gjithsej numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në vendin tonë arriti në rreth 981 mijë. Në shkurt të këtij viti, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është në rreth 500 mijë. Pra, nga të dhënat shohim se përgjatë shkurtit më shumë kanë…

Read More

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e sotme vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 3.25% si dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të mbeten përkatësisht në nivelet 2.25% dhe 4.25%. Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e pasqyrave financiare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2023 Pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2023 janë hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF). Këto pasqyra janë audituar nga Ernst & Young – Ekspertë Kontabël të Autorizuar,…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot për nënshkrimin e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve për projektin e ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. “Një linjë me gjatësi 120 kilometra, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, i cili do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por edhe të mallrave,” theksoi ministrja. Balluku theksoi se pas segmentit Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, Vorë-Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i Qeverisë Shqiptare në transportin hekurudhor. “BEI mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm për jetësimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore e…

Read More

Shifrat e fundit mbi strukturat akomoduese për muajin janar të këtij viti përforcojnë edhe njëherë rekordet e turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se numri i vizitorëve gjithsej gjatë muajit janar të këtij viti ishte 96,256 duke shënuar rekord krahasuar me numrin e vizitorëve të regjistuar në të njëjtin muaj të 7 viteve të fundit. Ndërkohë, krahasuar me janarin e një viti më parë, shohim se këtë vit u regjistruan 27.1% më shumë vizitorë. Nga ana tjetër, numri i netë qëndrimeve gjithsej ishte 169,714 ose 49.4% më shumë krahasuar me janarin e vitit 2023. “Scan Intel” ndër të tjera…

Read More

Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë 2-mujorit të këtij viti arritën 22.7 miliardë lekë, ose 21 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më pare. Administrata Tatimore informon se rritja rekord e të ardhurave është shënuar në të gjithë zërat, pavarësisht se kontrollet në terren janë ulur në nivel historik, çka tregon konsolidim të sistemit në realizimin e treguesve të tij. “Konkretisht, të ardhurat për muajin shkurt 2024 janë realizuar 24% ose 5.65 miliard lekë më shumë se shkurt 2023. Ndërsa krahasuar me 2-mujorin e vitit 2023, këtë 2-mujor 11.4 miliardë…

Read More

Popullsia ultra e pasur e botës u rrit me 4.2% dhe numri pritet të rritet me 28% gjatë pesë viteve deri në vitin 2028, sipas firmës konsulente të pasurive të paluajtshme Knight Frank. Raporti i tyre i fundit i pasurisë zbuloi se numri i individëve me vlerë ultra të lartë neto ose UHNWI – dikush me një vlerë neto prej 30 milion dollarë (27.6 milion euro) ose më shumë në të gjithë globin u rrit në 626,619, nga 601,300 një vit më parë. Kjo ishte për shkak të rritjes së investimeve në aksione me shpresën për një ulje të normave…

Read More

Ushqimet janë të ndryshme e për rrjedhojë edhe mënyra e përpunimit të tyre në organizëm është e tillë. Çdo ushqim ka një ndikim të caktuar tek uria, hormonet dhe numri i kalorive të djegura. Vezët Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se vezët janë të mira për shëndetin dhe përkundër pretendimeve të mëparshme, ato nuk shkaktojnë probleme për zemrën dhe nuk ndikojnë në kolesterolin në gjak. Për më tepër, vezët janë të pasura me proteinë, yndyrna të shëndetshme dhe ju mbajnë ngopur për shumë gjatë, duke ofruar pak kalori. Vezët janë të pasura me ushqyes dhe plotësojnë shumë nevoja…

Read More

Sipas INSTAT stoku i ndërmarrjeve aktive shënoi rritje me mbi 9% në vitin 2022. Në të gjithë vendin në vitin 2022 numëroheshin 113,460 ndërmarrje nga 104,031 që ishin në vitin 2021, por 93.5 për qind tyre ishin mikrondërmarrje, nga 93.2% që ishte pesha e tyre në vitin 2021. Ndërmarrjet aktive u zgjeruan për të gjitha kategoritë. Më 2022 numëroheshin 5842 biznese të vogla me 10-49 punonjës, ose 234 më shumë se 2021, me rritje 4.2%. Gjithashtu më 2022 numri i ndërmarrjeve me 50-249 persona arriti në 1306 ose 79 më shumë se në vitin 2021. Rritje pati edhe në segmentin…

Read More

Aplikimet për projekte impiantesh forovoltaike në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë vijuar edhe gjatë këtij muaji. MIE bëri të ditur se një tjetër subjekt ka aplikuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 21 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme. Vendndodhja e tij është në fshatin Sheq Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier. Nëse miratohet, projektit nuk i garantohet blerja e energjisë nga shteti, por do ta shesë atë në treg të lirë. Përfitimi i shtetit në këtë rast është një sasi fikse energjie që përcaktohet në kontratë si “tarifë konceisonare” dhe që…

Read More

BE ka miratuar direktivën që i hap rrugë një plani ristrukturimi të ndërtesave rezidenciale duke nisur nga ato që janë më pak performuese. Aktualisht, godinat rezidenciale konsumojnë rreth 40 % të energjisë që prodhohet në Europë dhe emetojnë 36 % të totalit të karbonit që emetohet. Deri në vitin 2050, sipas “Ilsole24ore” objektivi është që të ketë zero emetime. Vendet do të vendosin se në cilat godina do të fokusohen, duke pasur si qëllim që reduktimi i konsumit të energjisë të arrihet në masën 55 % vetëm nga ristrukturimi i godinave që kanë performancë energjetike më të dobët. Ndërkohë, brenda…

Read More