Author: gazetar_1
Këshilli Mbikëqyrës i BSH miratoi rregulloren “Për përcaktimin e kërkesave për transfertat e kreditit dhe të debitimit direkt në euro” Në njoftimin për shtyp, BSH-ja bën të ditur se, kjo rregullore është hartuar në kuadër të procesit të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në zonën SEPA, të njohur si “Tregu Unik i Pagesave në Euro”. Anëtarësimi në SEPA është një objektiv i Bankës së Shqipërisë për të nxitur modernizimin e tregut të sistemeve të pagesave dhe integrimin e tyre me tregjet evropiane, si dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA është pjesë e projektit “Për modernizimin…
Tre-mujori i parë i këtij viti nis me një rritje të jashtëzakonshme në numrin e udhëtarëve për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2024 TIA raporton 63.9% më shumë udhëtarë sesa e njëjta periudhë, vitin e kaluar. Plot 1,910,616 pasagjerë kanë hyrë dhe dalë nga kjo portë që tashmë është kryesore për Shqipërinë, krahasuar me 1,166,000 pasagjerë, për tre-mujorin e parë të vitit 2023. Vlen të theksohet që viti 2023 ishte gjithashtu një vit rekordi në shifra udhëtarësh ku deri në fund të muajit dhjetor u numëruar mbi 7.2…
Euro është forcuar në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa dollari amerikan ka humbur terren gjatë ditës së enjte. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten një euro u këmbye me 102.58 lekë, duke fituar 0.07 pikë krahasuar me të mërkurën, ndërsa një dollar u këmbye me 94.44 lekë, duke humbur 0.75 pikë. Paundi britanik u këmbye me 119.59 lekë, ose 0.13 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104.20 lekë, ose 0.55 lekë më pak.
Rritet vlera e arit në tunelet e BSH me 30.54 mln euro përgjatë muajit mars në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlerat e arit arrinë në 203.51 mln euro muajin e kaluar. Rritja e rezervës ndërkombëtare e arit në një vend të caktuar mund të arrihet në mënyra të ndryshme si prodhimi vendas, ku nëpërmjet operacioneve minerare brenda kufijve të vendit, apo nga blerjet ndërkombëtare. Kjo e fundit mund të arrihet nëpërmjet blerjeve direkte nga vende të tjera, banka qendrore ose shitës privatë. Zakonisht metodat…
Ministri i Financave, z. Ervin Mete, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, z. Roberto Alesse dhe Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza, z. Andrea De Gennaro, në kuadër të një vizite zyrtare nëTiranë. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i deritanishëm mes administratave doganore të dy vendeve dhe u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë, palët biseduan mbi lehtësimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, përputhjen e procedurave doganore me standardet e Bashkimit Europian,…
Sektori bankar e mbylli vitin 2023 me një rezultat pozitiv financiar, me një nivel të lartë të treguesve të likuiditetit e kapitalizimit të veprimtarisë, të pasqyruar në një normë të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 18% dhe me tregues të përmirësuar të cilësisë së kredisë. Në raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2023 theksohet se, sektori shfaqet rezistent ndaj goditjeve dhe me rreziqe të kontrolluara. Nga ana tjetër, treguesit që lidhen me rritjen e kredisë, pozicionin e likuiditetit, luhatjet në tregun valutor, përqendrimin e ekspozimeve dhe të aktivitetit të sistemit financiar flasin për rreziqe të kontrolluara. Ndërkohë, rreziqet që lidhen…
Këshilli Mbikëqyrës i BSH ka miratuar sot Raportin e Stabilitetit Financiar që është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë me qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij. Sipas njoftimit vlerësohet se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023, veprimtaria e sektorit bankar u përmirësua. Depozitat dhe kreditë u zgjeruan pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit, kapitalizimi i veprimtarisë u shfaq në nivele të mira, ndërsa fitimi u përmirësua në mënyrë të ndjeshme. Rreziqet e veprimtarisë vlerësohen në nivele të kontrolluara dhe…
Disa nga njerëzit më të famshëm në botë, jetojnë me besimin se të shkuarit në herët në shtrat dhe zgjimi herët në mëngjes, ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e tyre dhe kjo sigurisht për më mirë. Po cilat janë disa nga përfitimet e këtij ritmi? Kur të gjithë janë zgjuar, jeta mund të jetë e mbushur plot me gjëra që ju shpërqendrojnë. Një shembull mund të jenë fëmijët që kërkojnë vëmendjen tuaj, një telefonatë nga një kolege pune apo angazhime të tjera që duket se vijnë menjëherë dhe ju e gjeni vetem duke u përpjekur të përfundoni shumë gjëra…
BSH vëren se gjatë vitit që lamë pas monedha vendase u forcua me ritme të shpejta. Sipas Bankës së Shqipërisë forcimi i lekut ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e rritjes së fortë që shënoi turizmi, eksportet dhe rritja e vazhdueshme e investimeve të huaja direkte. Në raportin e Politikës Monetare, lidhur me dinamikën e luhatjes së kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë citon se, “ndjek një regjim të lirë të kursit të këmbimit, që pasqyron raportin mes kërkesës dhe ofertës së valutës. Ky raport diktohet kryesisht nga dinamikat e shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë”. Forcimi i kursit të këmbimit…
Gjatë këtij viti do të finalizohet reforma e pagave e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023. Vendimi “Për miratimin e dokumentit të politikave prioritare 2025–2027”, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton nivelet e reja të pagave që synohet të arrihen deri në fund të vitit 2024 për punonjësit e administratës qendrore, të pushtetit vendor, mjekët, mësuesit dhe infermierët. Mbështetur në këtë reformë, synohet që në vitin 2024, paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, të shkojë rreth 107.257 lekë/muaj ose rreth 900 euro/muaj në fund të vitit 2024. Në vijim të rritjes së pagave të miratuara gjatë…
