Author: gazetar_1

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme detajet e garancisë shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, në vijim të aktit normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024, ku u parashikua alokimi i fondit prej 4 miliardë lekësh për këtë garanci. Instrumenti i garancisë shtetërore u mundëson bizneseve të industrisë përpunuese mbështetje financiare përmes kreditimit me kushte lehtësuese, në funksion të realizimit të investimeve për automatizimin e mëtejshëm të linjave të prodhimit, si edhe disponimit të likuiditetit për blerjen e lëndës së parë. Vlera e Garancisë prej 4 miliardë lekë mbulon deri në masën 70% marrjen e kredive…

Read More

Punimet në tunelin e Llogarasë po përparojnë në mënyrë që të hapet më 30 qershor 2024. Edhe pse do të jetë funksional, këtë sezon mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të kalojnë në tunel, por nga rruga e vjetër. Krahas ndërtimit të tunelit, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse të kësaj vepre me akset rrugore kombëtare. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli inspektuan punimet në kantier, i cili konsiderohet ndër më të rëndësishmit sa i takon infrastrukturës.  Në tunelin e Llogarasë po punohet…

Read More

Ari arriti një nivel të ri historik këtë të hënë duke vijuar rritjen e nisur që muajin e kaluar, teksa investitorët reaguan ndaj sinjaleve se Rezerva Federale do të ulë normat e interesit këtë vit edhe pse inflacioni mbetet mbi objektivin e bankës qendrore të SHBA, shkruan Financial Times. Ari për dorëzimet e menjëhershme u rrit me 0,3% në 2,335,70 dollarë për ons që në 1002 GMT, pasi kishte arritur më herët një nivel rekord prej 2,353,79 dollarë. Kontratat e së ardhmes së arit në SHBA fituan 0.4% në 2,354.70 dollarë. Një tjetër arsye e rritjes së çmimeve të arit,…

Read More

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, sot leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,13 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,25 lekë. Dollari amerikan u këmbye me 94.44 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 102.26 lekë. Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 119.25 lekë ose 0.22 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 104.33 lekë ose 0.41 lekë më pak se ditën e premte.

Read More

INSTAT ka raportuar se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars të këtij viti është 2,3 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 5,3 %. Sipas INSTAT ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2024, krahasuar me shkurt 2024 është 0,4 %. Rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,70 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,45 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,31 pikë…

Read More

Vijon puna në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Kryeministri Edi Rama ndau foto nga kjo vepër infrastrukturore teksa u shpreh se puna vijon me betonimin, kolonat, gërmimet në trup të rrugës kryesore. Ndërkohë që, theksoi kreu i qeverisë, paralelisht po punohet edhe në segmentet dytësore, për ta finalizuar sa më shpejt këtë projekt me rëndësi për kryeqytetin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se, deri tani kanë përfunduar 300 pilotat e themeleve të pilave nga U1 deri në U15. Janë betonuar themelet e pilave U1; U6; U7; U8; U10; U11 dhe ka përfunduar betonimi i 4…

Read More

AMF ka hedhur për konsultim publik një projektrregullore të re në zbatim të ligjit “Për Fondet e Pensionit Privat”, që hyri në fuqi në fund të vitit të kaluar. Projektrregullorja “Për kushtet dhe kriteret e personit juridik që do të veprojë si agjent i fondit të pensionit privat” ka si qëllim përcaktimin e kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojnë personat juridikë që do të veprojnë si agjentë të fondit të pensionit privat, përcaktimin e rregullave për t’u regjistruar nga shoqëria administruese si edhe të kushteve për të ushtruar veprimtarinë si agjent i fondit të pensionit privat. Agjenti i fondit…

Read More

Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik “Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike”, që parashikon një program reformash e nismash të rëndësishme, të dakordësuara edhe me Bashkimin Evropian, të projektuara për t’u implementuar deri në vitin 2030, si pjesë e progresit dhe negociatave të vendit për anëtarësim në BE. Masat e parashikuara në dokument janë të kategorizuara në gjashtë shtylla kryesore. Shtylla 1: Programimi Makroekonomik dhe Monitorimi i Riskut. Disa nga objektivat për këtë shtyllë kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për zhvillimin dhe monitorimin e një politike të shëndoshë fiskale, realizimi i parashikimeve të…

Read More

Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës parashikohet të zgjasë 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës me kompaninë që do të kryejë punimet. Në tenderin e hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për fazën e parë të projektit specifikohet se periudha e parë e punimeve përfshin gërryerjen, prishjen e betonin ekzistues, si dhe ndërtimin e veprave të artit ku përfshihen tombinot apo drenazhimet, ndërkohë që asfaltimi do të nisë në muajin e 11-të të punimeve. Paralelisht, është specifikuar se pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 – 140 km/h. Tenderi i hapur…

Read More

Rreth 10 mld lekë është fondi limit i procedurave tenderuese për 4 lote të aksit rrugor Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderët për fazat V, VI, VII dhe VIII, me fond limit nga 2.5 mld lekë secili, ndërkohë që kompanitë e interesuara do të kenë afat deri në datën 8 maj, për dorëzimin e ofertave. Sipas dokumenteve të tenderit, lotet kanë gjatësi të ndryshme, duke variuar nga 1.48 km, në 5.34 km, teksa në total punimet do të përfshijnë 14 km rrugë. Po ashtu, sipas hartave treguese, faza VIII përfshin ndërtimin e…

Read More