Author: gazetar_1
Qeveria e SHBA mban 212,847 BTC, ndërsa Britania dhe Gjermania mbajnë 61,245 dhe 49,858 BTC. Këto të dhëna janë të publikuara nga “Arkham”, kjo e fundit është një platformë inteligjence e fokusuar në sektorin e kriptomonedhave. Të konvertuara me vlerën aktuale që ka kriptomonedha, SHBA zotëron 13.4 miliardë dollar në bitcoin ndërsa 2 vendet europiane, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania zotërojnë përkatësisht nga 3.8 dhe 3.1 miliardë dollarë. Sipas Arkham përveç bitcoin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaë gjithashtu rezerva të konsiderueshme në etherium, ku sëbashku me kripto të tjera si tether usdt dhe usdc vlera totale shkon deri në…
Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në muajin shkurt krahasuar me vitin 2019. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh krenar për këtë arritje të vendit. “Ne po ngjitemi gjithnjë e më lart. Krenarë të ndajmë që Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt krahasuar me 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, i lulëzuar dhe gati për të mirëpritur botën”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau në rrjetet sociale statistikat e publikuara nga ACI (Airports Council Intenational). Sipas këtyre statistikave, Shqipëria shënoi një rritje me…
Qeveria Shqiptare ka nënshkruar sot rinovimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”. Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, në prani të Drejtoreshës së Misionit të USAID në Shqipëri, znj. Mischere Kawas, u shpreh se Marrëveshja e ratifikuar fillimisht në fund të vitit 2013, ka ofruar mbështetje serioze për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në fusha si,…
Trupi i një të porsalinduri përbëhet rreth 80 % nga uji. Duke u plakur përmbajtja e ujit në trup bie dhe arrin diku në rreth 60 %. Qelizat yndyrore kanë një përmbajtje më të ulët të ujit se qelizat e tjera të trupit. Kështu që njerëzit mbipeshë kanë më pak ujë se njerëzit e dobët dhe gratë kanë më pak ujë se burrat. Për mbijetesën tonë është jetike që ta furnizojmë rregullisht trupin me lëngje. Disa organe kanë sasi të mëdha uji. Këtu bëjnë pjesë sytë, për shembull. Trupi qelqor i syrit përbëhet deri në 99 % nga uji. Muskujt…
BSH arritje pozitive në sajë të masave të ndërmarra për përfshirjen financiare dhe nxitjen e pagesave elektronike. Në një njoftim Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se në tremujorin e parë të vitit ka treguar një rritje të përshpejtuar me 36% të transaksioneve të procesuara në AIPS EURO krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Ky zhvillim dikton dobishmërinë e lartë të këtij sistemi në kuadër të efikasitetit dhe kursimit në ekonominë shqiptare, një kursim që përllogaritet përafërsisht 11 milionë euro vetëm për këtë tremujor. Zhvillimet pozitive të sistemit AIPS EURO por dhe rritja e konsiderueshme e…
Raketat që u lëshuan nga Irani nuk sulmuan vetëm shtetin e Izraelit, por goditën gjithashtu edhe tregun e kriptovalutave. Bitcoin pësoi një rënie me gati 12% brenda pak minutash. Para sulmit me raketa të Iranit , bitcoin po këmbehej me 70 mijë dollarë. Kriptovaluta më e madhe direkt pas sulmit shënoi një rënie ku preku vlerën e 62 mijë dollarëve. Pas kësaj Bitcoin filloi të rikuperonte sadopak nga vlera që humbi ku momentalisht po lundron pranë nivelit të 66 mijë dollarëve. Sipas të dhënave të publikuara nga Crypto Markets, edhe vlera e tregut global të kriptove ra me 8.19%. Analistët…
Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar sot dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit. Marrëveshjet u nënshkrua nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Macron u nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare bashkëpunimi mes vendeve, përkatësisht:
Në tregun e këmbimit valuator, sot dollari amerikan ka forcuar pozitat me 0,33 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, zbriti me 0,34 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 95.03 lekë, ndërsa euro u këmbye me 101.31 lekë. Paundi britanik ra me 0.01 lekë duke u këmbyer në kuotën e 118.73 lekëve. Ndërsa franga zvicerane është forcuar ditën e sotme me 0,44 lekë dhe këmbehet me 104,14 lekë. BSH ka bërë të ditur se kursi i këmbimit është i qëndrueshëm dhe brenda pritshmërive të BSH-së.
Banka Botërore, në raportin e “Pranverës 2024 për Europën dhe Azinë Qendrore”, në seksionin për Shqipërinë vlerëson se “ekonomia shqiptare ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme ndaj goditjeve të njëpasnjëshme gjatë viteve 2019-2022, të cilat përfshinin tërmetin e vitit 2019, pandeminë dhe krizën ekonomike pasuese, si dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Politikat e kujdesshme makroekonomike mbështetën një rimëkëmbje të fortë ekonomike, me një rritje reale të PBB-së mesatarisht me 6.9 për qind në vitet 2021 dhe 2022, dhe PBB-ja e vitit 2022 tejkaloi nivelin e saj para pandemisë.” Më tej, në vlerësimin e saj për Shqipërinë, BB thekson se…
Agjencia e Sigurimit të Depozitave njoftoi në raportin vjetor se gjatë vitit 2023 ka siguruar depozitat e depozituesve në 11 banka të sistemit, si dhe në 9 shoqëri kursim-krediti. Sipas ASD-së, në fund të vitit 2023 totali i depozitave në sistemin bankar ishte 1,605 miliardë lekë, ndërsa totali i depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit ishte 10.9 miliardë lekë. Referuar raportit të ASD-së për vitin 2023, publikuar në faqen e Kuvendit, depozitat e sigurueshme të individëve në fund të vitit 2023 arritën në vlerën e 1,2 trilionë lekëve dhe përbëjnë 80% të totalit të depozitave të sigurueshme. Peshën më të madhe…
