Raketat që u lëshuan nga Irani nuk sulmuan vetëm shtetin e Izraelit, por goditën gjithashtu edhe tregun e kriptovalutave. Bitcoin pësoi një rënie me gati 12% brenda pak minutash.
Para sulmit me raketa të Iranit , bitcoin po këmbehej me 70 mijë dollarë. Kriptovaluta më e madhe direkt pas sulmit shënoi një rënie ku preku vlerën e 62 mijë dollarëve.
Pas kësaj Bitcoin filloi të rikuperonte sadopak nga vlera që humbi ku momentalisht po lundron pranë nivelit të 66 mijë dollarëve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Crypto Markets, edhe vlera e tregut global të kriptove ra me 8.19%. Analistët financiarë thonë se përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka krijuar pasiguri dhe ndjenjë rreziku tek investitorët, gjë që ka çuar në një rritje të shitjeve në tregun e monedhave dixhitale.
Sipas IRNA, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të shtunën njoftoi se me qindra dronë dhe raketa u gjuajtën dhe goditën territoret dhe pozicionet ushtarake të regjimit sionist.
Kujtojmë që bitcoin realizoi vlerën më të lartë në histori në fillim të muajit aktual ku arriti shifrën e 73 mijë dollarëve.
