Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga qytetet e UNESCO-s te plazhet e Jonit, media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

12:22 - Korrik 1, 2026

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

11:17 - Korrik 1, 2026

Reforma e tregut bujqësor nis nga kontratat: Ligji i ri synon më shumë transparencë dhe mbrojtje për fermerët

11:03 - Korrik 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Reforma e tregut bujqësor nis nga kontratat: Ligji i ri synon më shumë transparencë dhe mbrojtje për fermerët

11:03 - Korrik 1, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas tregjeve të pacertifikuara dhe produkteve bujqësore të shitura vend e pa vend apo edhe me mungesë të pltoë të kontratave dhe garancive financiare Shqipëria po hedh një tjetër hap në reformimin e sektorit bujqësor, këtë herë me një projektligj që synon të ndryshojë mënyrën e organizimit të tregut të produkteve bujqësore dhe të vendosë rregulla më të drejta në marrëdhëniet mes fermerëve, përpunuesve dhe tregtarëve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur konsultimin publik për projektligjin “Për organizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe praktikave të padrejta tregtare”, një nismë që synon jo vetëm harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, por edhe adresimin e disa prej problemeve më të mprehta të sektorit agroushqimor.

Në thelb, projektligji synon të krijojë një treg më të organizuar, më transparent dhe më të qëndrueshëm, ku fermerët të mos jenë hallka më e dobët e zinxhirit ekonomik.

Fermerët pritet të fitojnë më shumë fuqi negociuese

Një nga ndryshimet më domethënëse lidhet me organizimin e prodhuesve bujqësorë. Projektligji parashikon forcimin e Organizatave të Prodhuesve, Shoqatave të Organizatave të Prodhuesve dhe Organizatave Ndërsektoriale, duke u dhënë fermerëve mundësinë të negociojnë më mirë çmimet, të planifikojnë prodhimin dhe të rrisin aksesin në tregjet vendase dhe ato ndërkombëtare.

Në një sektor ku fragmentarizimi i prodhimit mbetet një nga pengesat kryesore për zhvillim, organizimi i fermerëve shihet si një instrument për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të balancuar raportet me operatorët më të mëdhenj të tregut.

Luftë praktikave të padrejta tregtare

Një tjetër shtyllë e projektligjit është vendosja e rregullave të qarta në marrëdhëniet ndërmjet furnizuesve dhe blerësve.

Projektakti përafron legjislacionin shqiptar me Direktivën Evropiane për praktikat e padrejta tregtare dhe synon të reduktojë abuzimet që shpesh penalizojnë fermerët, si vonesat në pagesa, ndryshimet e njëanshme të kontratave apo pasiguria kontraktore.
Kontratat me shkrim, përcaktimi i detyrimeve të palëve dhe rregullat mbi pagesat pritet të krijojnë më shumë siguri juridike dhe të ulin konfliktet në zinxhirin agroushqimor.

Stabilizim i tregut dhe mbrojtje nga krizat

Projektligji sjell edhe instrumente të rinj për menaxhimin e krizave në treg.

Ndërhyrja publike dhe magazinimi privat parashikohen si mekanizma që do të përdoren për të zbutur luhatjet e forta të çmimeve dhe për të mbrojtur të ardhurat e fermerëve në periudha të vështira.

Në praktikë, këto instrumente synojnë të shmangin goditjet që vijnë nga mbiprodhimi, rënia e kërkesës apo luhatjet e forta të tregjeve ndërkombëtare.

Një nga problemet kronike të sektorit bujqësor ka qenë mungesa e informacionit të besueshëm mbi çmimet dhe zhvillimet e tregut.

Projektligji parashikon ngritjen e një sistemi të raportimit të çmimeve dhe sasive të tregtuara, duke krijuar baza më të mira të të dhënave për institucionet, bizneset dhe vetë fermerët.

Ky mekanizëm synon të rrisë transparencën, të reduktojë informalitetin dhe të krijojë një treg më të monitorueshëm dhe më efikas.

Cilësi më e lartë dhe më shumë mundësi eksporti
Projektligji vendos theks të veçantë edhe tek standardet e tregtimit të produkteve bujqësore.

Përmes rregullave të reja mbi cilësinë, etiketimin, gjurmueshmërinë dhe paketimin, synohet që produktet shqiptare të përmbushin standardet evropiane dhe të fitojnë më shumë akses në tregjet ndërkombëtare. Kjo pritet të ndikojë pozitivisht jo vetëm në mbrojtjen e konsumatorit, por edhe në rritjen e vlerës së produkteve shqiptare në eksport.

Njëkohësisht, projektligji krijon bazën ligjore për zhvillimin e programeve të informimit dhe promovimit të produkteve bujqësore shqiptare, përmes pjesëmarrjes në panaire, ekspozita dhe fushata promovuese brenda dhe jashtë vendit.

Përtej ndikimit në tregun vendas, projektligji konsiderohet edhe një instrument i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

Ai harmonizon legjislacionin shqiptar me rregullat e Bashkimit Evropian për organizimin e tregjeve bujqësore, promovimin e produkteve dhe mbrojtjen e fermerëve nga praktikat e padrejta tregtare, duke përgatitur institucionet dhe operatorët ekonomikë për zbatimin e Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP).

Nëse zbatohet me efektivitet, ligji pritet të ndikojë jo vetëm në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit, por edhe në krijimin e një tregu më të drejtë, më transparent dhe më të qëndrueshëm për të gjithë aktorët e zinxhirit agroushqimor.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ftuar fermerët, bizneset, organizatat e sektorit, ekspertët dhe qytetarët të japin komentet dhe propozimet e tyre mbi projektligjin.

Konsultimi publik do të qëndrojë i hapur deri më 29 korrik 2026, ndërsa të gjitha sugjerimet e paraqitura do të shqyrtohen dhe do të vlerësohen në procesin e finalizimit të projektaktit, përpara miratimit të tij./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bujqësor kontratat reforma tregu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

11:17 - Korrik 1, 2026

Ekonomia bëhet pesimiste, bie besimi në ndërtim dhe shërbime në qershor

09:16 - Korrik 1, 2026

Mali i Zi edhe më pranë anëtarësimit, Komisioni Evropian paraqet paketën financiare

08:46 - Korrik 1, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

gazetar_111:17 - Korrik 1, 20260

Numri i vdekjeve në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, megjithatë sëmundjet kardiovaskulare vijojnë…

Reforma e tregut bujqësor nis nga kontratat: Ligji i ri synon më shumë transparencë dhe mbrojtje për fermerët

11:03 - Korrik 1, 2026

Ekonomia bëhet pesimiste, bie besimi në ndërtim dhe shërbime në qershor

09:16 - Korrik 1, 2026

Nga “i vetëpunësuari i vetëm” te zonat pa internet, kush “shpëton” nga detyrimi për terminalet POS/POI

06:01 - Korrik 1, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:17 - Korrik 1, 2026

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

11:03 - Korrik 1, 2026

Reforma e tregut bujqësor nis nga kontratat: Ligji i ri synon më shumë transparencë dhe mbrojtje për fermerët

09:16 - Korrik 1, 2026

Ekonomia bëhet pesimiste, bie besimi në ndërtim dhe shërbime në qershor

Nga qytetet e UNESCO-s te plazhet e Jonit, media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

12:22 - Korrik 1, 2026

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

11:17 - Korrik 1, 2026

Reforma e tregut bujqësor nis nga kontratat: Ligji i ri synon më shumë transparencë dhe mbrojtje për fermerët

11:03 - Korrik 1, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter