Author: gazetar_1
Ministri i Financave, Ervin Mete po merr pjesë në Takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Mete tha se “Takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe FMN-së, janë takime të përvitshme dhe për vetë rëndësinë që kanë BB dhe FMN si partnerë të rëndësishëm zhvillimi dhe bashkëshoqërues të reformave në Shqipëri, në gjithë këto vite, ne këto takime kemi mundësi të shkëmbejmë qëndrime mbi zhvillimet e tashme dhe të ardhme si dhe mbi projekte që do…
Inflacioni shënoi një rënie tjetër përgjatëmuajit mars, duke e forcuar besimin se rritja e çmimeve në ekonomi, po kthehet brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë në muajin mars zbriti në 2.73%, nga 2.91% që kishte qenë në muajin shkurt, duke shënuar rënie për të dytin vit me radhë. Inflacioni bazë llogaritet nga BSH për një grup mallrash, që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit…
Ministri i Financave, Ervin Mete si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u takuan me me Zv.presidenten e Bankës Botërore, znj. Antonella Bassani dhe ekipin e saj. Mete dhe Sejko ndodhen në Uashington për të marrë pjesë në takimet e Pranverës me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Grupin e Bankës Botërore. Mete dhe Sejko u takuan në nisje të takimeve të pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, u takuan me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Matteo Bugamelli, si dhe drejtor ekzekutiv të FMN-së për Shqipërinë, Federico Giammusso.
Trendi i rritjes së numrit të turistëve të vitit të kaluar, po vijon edhe këtë vit gjë që vihet re që në muajt e parë. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese në shkurt tregojnë se numri i të huajve në hotele u rrit ndjeshëm në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Në muajin Shkurt 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 23,7 %, në krahasim me Shkurt 2023. Treguesit e tjerë paraqiten si më poshtë: numri i vizitorëve rezident…
Ministri i Financave, Ervin Mete dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington, u takuan me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Matteo Bugamelli, si dhe drejtor ekzekutiv të FMN-së për Shqipërinë, Federico Giammusso. Me drejtuesin e BB-së, Bugamelli, ministri Mete bëri të ditur se u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore, ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria, projektet e financimit dhe ato të asistencës teknike. Ndërsa me drejtuesin e FMN-së, Giammusso, Mete tha se u diskutua në lidhje me ecurinë…
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet në volum në muajin mars 2024 kanë pësuar rënie për shkak të uljes së kërkesës në tregjet ndërkombëtare që ka ardhur si pasojë e çmimeve të pafavorshme si dhe rënies së monedhës europiane. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë me dy prej partnerëve rajonalë. Konkretisht, vlera e eksporteve me Bosnje Hercegovinën në muajin mars të këtij viti arriti në afro 337 milionë lekë, me Serbinë eksportet prekën vlerën e 1 mld lekëve, ndërsa në Maqedoninë Veriut dhe Kosovë vlera e eksporteve ishte afro 1.4 mld lekë dhe 3.3 mld…
Për dekadën e fundit, Aeroporti Ndërkombëtar Changi i Singaporit dhe Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas kanë shkuar përpara dhe me radhë, duke luftuar për titullin “më të mirët në botë”. Çdo vit, faqja e vlerësimit dhe renditjes së linjave ajrore dhe aeroporteve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Skytrax, anketon udhëtarët nga e gjithë bota për të përpiluar listën e saj të aeroporteve më të mira në botë, dhe për vitin 2024, nderi i takon aeroportit të Katarit, i cili njihet për modelin e tij ultra-modern. dizajn, terminale të lehtë për t’u lundruar dhe blerje të nivelit të lartë. Singapori…
Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur në një marrëveshje për dinarin edhe gjatë raundit të katërt në Bruksel. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak, “por ata kanë paraqitur propozimin e tyre”. “Ky takim mund të quhet si takim i kotë, pa rezultat dhe ndoshta si sukses i politikës penguese të palës serbe”, tha Bislimi. Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”. Përdorimi i dinarit për pagesa me para…
Eksportet bujqësore vijuan rritjen gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, eksportet bujqësore u rritën në sasi me 11.6%, gjatë periudhës Janar-Mars 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas INSTAT. Sipas saj, prania e produkteve bujqësore “Made in Albania” po rritet në mënyrë të qëndrueshme drejt tregjeve të huaja. “Këto shifra, janë një pasqyrë e qartë e rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend”, tha Denaj.
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në ankandin e kësaj jave u shitën 9,8 mld lekë bono thesari, të shpallura për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ndërkohë vlera totale e kërkesave në ankand ishte 10 mld lekë. Bonot me maturim 12-mujor u shitën me një interes (yield) mesatar të ponderuar prej 3,69 %, aq sa ishte edhe në ankandin e fundit. BSH-ja vëren se yield-et ngelen në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu edhe bonot 3-mujore u emetuan me një yield mesatar të ponderuar prej 3,05%, nga 3,9% që…
