Inflacioni shënoi një rënie tjetër përgjatëmuajit mars, duke e forcuar besimin se rritja e çmimeve në ekonomi, po kthehet brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë në muajin mars zbriti në 2.73%, nga 2.91% që kishte qenë në muajin shkurt, duke shënuar rënie për të dytin vit me radhë.
Inflacioni bazë llogaritet nga BSH për një grup mallrash, që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.
Sipas INSTAT, në muajin mars inflacioni zbriti në 2.3%, në nivelet më të ulët prej pothuajse tre vjetësh.