Author: gazetar_1

Ju mund të përcaktoni kohën më të mirë për t’u zgjuar në mëngjes bazuar në stilin e jetës dhe shëndetin tuaj. Në përgjithësi, zgjimi ndërmjet orës 6 të mëngjesit dhe 8 të mëngjesit konsiderohet ideal sepse përputhet me ciklet tona natyrore të gjumit-zgjimit. Tetë orë gjumë çdo natë është vërtetuar universalisht si numri magjik, por ju gjithashtu do të dëshironi të merrni parasysh moshën dhe stilin tuaj të jetesës. Shkencërisht, është vërejtur se koha ndërmjet orës 22:00 deri në mesnatë është koha më e mirë për të fjetur. Sasia ideale e gjumit në fund të fundit është të zgjoheni në…

Read More

Edhe për muajin Mars, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të fluksit të pasagjerëve nga ajri. Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve e vendos vendin tonë në krye të listës së 47 shteteve për muajin që lamë pas, me një rritje prej 233%, krahasuar kjo me po të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ky fluks i lartë vizitorësh nga ajri në Shqipëri ka lënë pas vendet më me traditë në fushën e turizmit, si Spanjën, Italinë apo Greqinë. Një renditje e tillë është komentuar në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Rama i cili thotë se…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi sot se “me rritjen e pagave që do të bëhet në korrik, realizojmë një pritshmëri shumëvjeçare të punonjësve të Policisë dhe kemi një rritje të fortë të pagave, e cila vjen për shkak të mirëmenaxhimit financiar”. Balla u shpreh se sa i përket pagave, me Kryeministrin dhe Ministrin e Financave po vazhdohet një diskutim intensiv për të shkuar te varianti përfundimtar. “Siç e dini, në buxhetin e shtetit 2024 është parashikuar një fond prej gati 400 milionë dollarë, i cili është aty jo vetëm për punonjësit e policisë, që të jem i qartë, ai…

Read More

Biznesi dhe konsumatorët kanë rritur besimin në ekonominë e vendit dhe pritshmërinë për rritje në një pjesë të mirë të sektorëve. Banka e Shqipërisë publikoi raportin mbi Treguesin e Ndjesisë Ekonomike që regjistroi një rritje të ndjeshme me 6.6 pikë në muajin prill, në krahasim me muajin mars. Aktualisht, treguesi i besimit në ekonomi qëndron 13.8 pikë mbi mesataren afatgjatë. Rritja e Treguesit të Ndjesisë Ekonomike u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e biznesit të industrisë, shërbimeve, tregtisë si dhe të besimit konsumator, ndërkohë që sektori i ndërtimit regjistroi rënie të lehtë. Treguesi i besimit të industrisë u…

Read More

Ministri i Financave, Ervin Mete, foli sot në Kuvend për ligjin për tatimin e profesioneve të lira. Ligji për tatimin e profesioneve të lira është dërguar në gjykatë nga opozita me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën. Seanca e parë pritet të zhvillohet në datën 21 maj. Lidhur me këtë ministri Mete tha gjatë seancës plenare se ligji është përpunuar nga ekspertët më të mirë dhe se sjell standarde ndërkombëtare në sistemin tonë tatimor. Ervin Mete: Tej pozicioneve politike, taksimi i profesionistëve që ofrojnë shërbime apo i të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime profesionale vendos më tepër drejtësi e ndershmëri në…

Read More

Tregu i sigurimeve po rritet me ritme të ngadalta këtë vit, ndikuar kryesisht nga zhvlerësimi i euros. Sipas të dhënave më të fundit, të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për periudhën janar-mars 2024, pra për 3-mujorin e parë të vitit, rritja e gjithë tregut ishte në nivelin 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nëse merret në konsideratë segmenti kryesor i këtij tregu, ai i Jo-Jetës, rritja ishte edhe më e kufizuar, në vetëm 0.7%. Ekspertët e tregut të sigurimeve sqarojnë se kjo rritja e kufizuar i atribuohet kryesisht zhvlerësimit të mëtejshëm të euros gjatë këtij…

Read More

Janë shpallur fituesit e start up-eve, pas thirrjes së parë për aplikime të Challenge Found. Juria e përbërë nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë arriti të përzgjedhë 20 start up-e nga 247 të cilët aplikuan në këtë thirrje. Start up-et do të mbështeten me një fond prej 10.000-30.000 euro. Juria fokusin e vlerësimit e kishte te inovacioni, idetë novative, sipërmarrjen si dhe kontributin e tyre në avancimin e ideve dhe zgjidhjeve të reja në transformimin e industrive dhe komuniteteve. Skema e granteve për start up-e, menaxhohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim, nga ku synim është promovimi i inovacionit,…

Read More

Në Venecia ka hyrë në fuqi vendimi për pagimin e 5 eurove për të hyrë dhe pare qytetin. Për të hyrë në qytetin historik nga ora 08:00 deri në orën 16:30, turistët duhet të paguajnë një biletë. Nga 1 qershori, një rregull vendos gjithashtu një kufi për grupet turistike, maksimumi 25 persona në të njëjtën kohë dhe një ndalim të altoparlantëve të përdorur nga guidat. Pika qendrore e kontrolleve do të jetë dhoma e kontrollit Smart të Bashkisë, ku konvergojnë pamjet nga të gjitha kamerat dhe të dhënat nga sensorët e numërimit të njerëzve. Venecia bëhet kështu qyteti i parë…

Read More

Në tregun e këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane ka ruajtur pozita të qëndrueshme në raport me lekun, ndërsa dollari amerikan humbi terren. Sipas kursit të Bankës Qendrore, sot euroja blihet me 100.83 lekë, në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë. Ndërkohë, dollari amerikan zbriti me 0.22 lekë në krahasim me ditën e djeshme duke u blerë sot me 94.34 lekë. Paundi britanik forcoi pozitat me 0.45 lekë dhe këmbehet me 117.26 lekë dhe franga zvicerane u nënçmua me 0.50 lekë dhe këmbehet me 103.22 lekë.

Read More

Përfshirja financiare e popullatës madhore është rritur me ritme të kënaqshme, duke arritur pothuajse 85% të saj. Ledia Bregu, drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave dhe të Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë në një intervistë për mediat foli mbi rritjen e pagesave elektronike në Shqipëri. “Falë punës së Bankës së Shqipërisë për sisteme moderne dhe eficiente për kryerjen e pagesave, është rritur numri i pagesave elektronike në vend”, tha Bregu. Sipas saj, zhvillimet e pagesave elektronike kanë kontribuar në përmbushjen e objektivave sasiorë të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël (2018-2023), duke arritur një nivel…

Read More