Author: gazetar_1
Dyqanet e Koresë së Jugut kanë futur një artikull të ri popullor në menu: shufra ari. Zinxhiri më i madh i dyqaneve në vend, CU, ka bashkëpunuar me Korporatën Koreane të Minting and Security Printing për t’u ofruar klientëve mini shufra ari dhe aktualisht ato po shiten si të ishin pije freskuese apo ëmbëlsira. Një shumëllojshmëri shufrash ari të madhësisë së thonjve me peshë midis 0,1 gram dhe 1,87 gram janë nxjerrë në shitje në pikat e shitjes së CU që nga muaji prill. Një shufër 1,87 gramë shitet për 225,000 won (165,76 dollarë). Ato vijnë me mesazhe urimi, për…
Muaji prill ka regjistruar një fluks prej rreth 800 mijë turistësh të huaj të cilët kanë vizituar vendin tonë. Ashtu sikurse ishte parashikuar ky vit ka nisur me këmbë të mbarë për turizmin dhe ekonominë e vendit në tërësi. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama shprehet se në 4 muajt e parë të vitit regjistrohen në 2,3 milionë turistë, ose 38% më shumë se një vit më parë. Kryeministri bën me dije se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me institucionet publike, me bashkitë dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me…
Kuvendi diskutoi për marrëveshjen me bankën gjermane KfW për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”. Ministri i Financave, Ervin Mete bëri të ditur e vlera e huasë është 50 milionë euro, me terma të butë nga qeveria gjermane përmes KfW dhe shoqërohet me një grant prej 31 milionë eurosh nga korniza e investimeve për Ballkanin perëndimor WBIF. “Shkon në linjë me politikat e gjelbra dhe mbrojtjen e mjedisit dhe synon përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve të transportit publik në qytetin e Tiranës”, tha Mete. Përmes këtij projekti, vuri në dukje ai, mundësohet ndërtimi i sistemit BRT (bus rapid…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, u shpreh gjatë një konference për shtyp se aktiviteti ekonomik projektohet të vijojë të rritet, si në horizontin afatshkurtër dhe në atë afatmesëm, i mbështetur nga zgjerimi i turizmit, investimeve private dhe konsumi. Sejko bëri të ditur se, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e dytë. Teksa vuri në dukje se, zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime e mban ekonominë në një fazë pozitive të ciklit të biznesit. Kjo ecuri, vijoi Sejko është pasqyruar në rritjen e vazhdueshme të punësimit, në nivelet minimale…
BSH vlerëson se rritja vjetore në rezultatin neto nga interesat dhe komisionet për aktivitetin e bankave në monedhën vendase dhe në valutë ishte në trend pozitiv. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga interesat deri në fund të vitit llogariten në 83.4 miliardë lekë ose 22.6 miliardë lekë më shumë në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet për interesat ishin 5.1 miliardë lekë më të larta dhe arritën në rreth 14 miliardë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga komisionet gjatë vitit 2023 ishin rreth 1.6 miliardë lekë më shumë nga vlera prej 1.5 miliardë lekësh e…
Këshilli Mbikëqyrës i BSH vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për garantimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm, ndaj vendosi sot të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, për lekun në nivelin 3.25 %. Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh sot në konferencën për mediet se gjithashtu mbeten të pandryshuara normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 2.25 % dhe 4.25 %. “Këshilli Mbikëqyrës vëren se qëndrimi aktual i politikës monetare është në përputhje me pritjet tona të skenarit bazë”, tha Sejko. Guvernatori theksoi se vendimet e…
MIE ka hapur procedurën konkurruese për përzgjedhjen e projekteve, për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e disa impianteve fotovoltaike, të cilët do të përfitojnë masa mbështetëse, sipas legjislacionit në fuqi. Secili prej projekteve mund të ketë një kapacitet të instaluar ndërmjet 10 MW dhe 100 MW, ndërkohë që vendndodhja duhet të zgjidhet nga ofertuesi. Tarifa e regjistrimit për pjesëmarrje në procedurën konkurruese është 1,000 Euro dhe duhet të kryhet të paktën 5 ditë pune përpara afatit të dorëzimit, në një nga llogaritë bankare të treguara nga Autoriteti Kontraktues. Ndërkohë që, sipas njoftimit të ministrisë afati i fundit për dorëzimin…
Gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar performanca e bizneseve është përmirësuar ndjeshëm. Sipas një vrojtimi të publikuar nga “Banka e Shqipërisë”, mbi gjendjen financiare dhe ngarkesën me borxh të ndërmarrjeve, rezulton se 94% e ndërmarrjeve kanë raportuar fitim gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2023. Në grupin e ndërmarrjeve të vogla dhe atyre që i përkasin sektorit të tregtisë performanca financiare paraqitet pozitive. Gjithashtu të tre grupet e ndërmarrjeve, të vogla, të mesme dhe të mëdha presin rritje të mëtejshme të shitjeve dhe të rezultatit financiar për gjysmën e parë të vitit 2024. Por sa prej ndërmarrjeve kanë…
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan ndërsa humbi terren ndaj euros, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 100,60 lekë ose 0,06 lekë më shumë se ditën e hënë dhe monedha e gjelbër amerikane humbi 0,07 lekë e këmbehet me 93,50 lekë. Në pozita të forta, leku këmbehen sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 117,23 lekë ose 0,33 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane zbriti me 0,18 lekë dhe këmbehet me 102,98 lekë.
Këshilli i Evropës miratoi planin e Rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me anëtarësimin në BE dhe rritjen ekonomike në rajon. Ky plan do të zbatohet në periudhën 2024-2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të BE-së në vitet e ardhshme. Qëllimi kryesor i instrumentit është të mbështesë harmonizimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me synimin për anëtarësimin në të ardhmen në BE, si dhe integrimin…
