Dyqanet e Koresë së Jugut kanë futur një artikull të ri popullor në menu: shufra ari. Zinxhiri më i madh i dyqaneve në vend, CU, ka bashkëpunuar me Korporatën Koreane të Minting and Security Printing për t’u ofruar klientëve mini shufra ari dhe aktualisht ato po shiten si të ishin pije freskuese apo ëmbëlsira.
Një shumëllojshmëri shufrash ari të madhësisë së thonjve me peshë midis 0,1 gram dhe 1,87 gram janë nxjerrë në shitje në pikat e shitjes së CU që nga muaji prill. Një shufër 1,87 gramë shitet për 225,000 won (165,76 dollarë). Ato vijnë me mesazhe urimi, për ditëlindje dhe madje edhe dizajne për tipat e personalitetit.
