Author: gazetar_1
Shqipëria ka eksportuar sërish energji elektrike.Kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit duke rritur ndjeshëm rezervën energjitike. Në faqen zyrtare të Korporatës Elektorenergjitike Shqiptare është publikuar procedura e zhvilluar për periudhën 6 deri në 12 maj ku është shitur energji në vlerën e 3.2 milion eurove.Energjia elektrike është shitur me tre lote dhe me një çmim që varion nga 51 në 58 euro për megavator. Ndërkohë që niveli i ujit rezulton s ka arritur në 296 metra mbi nivelin e detit që konsiderohet si kuota maksimale për Kaskadën e Drinit.…
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar Librin Jeshil “Doganat 2023 dhe prioritetet 2024”, në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Ky është viti i tretë i botimit të Librit Jeshil në formatin e një raporti vjetor mbështetur në vizionin e Administratës Doganore për lehtësimin e tregtisë së ligjshme duke ruajtur ekuilibrin e duhur me analizën e riskut dhe kontrollet pas-zhdoganimit. Drejtori Përgjithshëm, Genti Gazheli në fjalën hyrëse, theksoi se viti 2023 ishte sfidues për të ardhurat nga doganat në kushtet e mbiçmimit të lekut ndaj euros dhe dollarit amerikan. Por theksoi ai, Administrata Doganore arriti rekordin e të ardhurave në…
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi marrëveshjen e huas me KFW–në, për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”. Zëvendësministrja e Financave, Adela Xhemali në fjalën e saj u shpreh se kredia është në vlerën prej 50 milionë eurosh. “Ky program zhvillimi për transportin publik me kapacitet të lartë, mbështetet në një alternativë, e cila garanton një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, miqësore me mjedisin, si dhe me kosto të pranueshme në raport me sistemet e tjera me kapacitet të lartë të transportit”, tha ajo. Relatori i çështjes, Ismet Beqiraj, përmes këtij projekti mundësohet ndërtimi i sistemit…
Kodet QR, dikur një shpikje e re, janë integruar pa problem në aspekte të ndryshme të jetës sonë të përditshme. Nga qasja në menutë dixhitale në restorante, deri te biletat e imbarkimit në aeroporte, kodet QR janë bërë mjete të domosdoshme për lehtësi dhe efikasitet. Vitet e fundit, roli i tyre është zgjeruar për të lehtësuar pagesat, duke revolucionarizuar mënyrën e kryerjes së transaksioneve. Në Shqipëri, ky trend ka zënë rrënjë, me kodet QR që shfaqen si lehtësuesi kryesor i pagesave në mjedise të ndryshme. Kjo zhvendosje drejt transaksioneve dixhitale shënon një evolucion të rëndësishëm në qytet, duke reflektuar përqafimin…
Për të pestin vit radhazi, Franca ka mposhtur Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe për t’u bërë qendra e investimeve të huaja të Europës. Financimi jashtë shtetit u përdor për të financuar 1,194 projekte në Francë vitin e kaluar, sipas një sondazhi të ri të atraktivitetit të publikuar nga Ernst & Young. Kjo përfaqëson një rënie vjetore prej 5%, por gjithsesi i lejon Francës t’i kalojë homologët e saj europianë. Projektet e investimeve ranë 4% në të gjithë Europën vitin e kaluar, me Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë që shënuan rënie prej 6% dhe 12% respektivisht. Mbretëria e Bashkuar ishte shtëpia…
Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë shënuar rritje me 18.4% gjatë këtij 4-mujori krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se krahas rritjes së të ardhurave në buxhet është ulur edhe numri i inspektimeve në terren, çka tregon vendosjen e marrëdhënieve më të mira me tatimpaguesit. DPT thotë se numri i kontrolleve të inspektorëve tatimore në terren është reduktuar me 80 %. Nga ana tjetër tatimet vënë në dukje se kanë ulur edhe kohën e rimbursimit të akcizës për biznesin duke çuar atë në 35…
Rezerva valutore e BSH në fund të muajit mars shënoi vlerën 5.6 miliardë euro, ose 11.5% më shumë krahasuar me bazë vjetore. Sipas BSH-së, rezerva valutore e vendit në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita. Në fund të vitit të kaluar, titujt e borxhit përbënin afërsisht 75% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 17% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me…
Gjatë muajit masrs të këtij viti huatë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik paraqiten me rritje. Sipas të dhënave më të fundit nga “Banka e Shqipërisë” në lidhje me kreditimin gjatë marsit, rezulton se kredia për sektorin privat ka arritur në nivelin e 20.1 miliardë lekëve ose 20.8% më shumë se një vit më parë. Sa i përket sektorëve që janë mbështetur më së shumti nga kreditë e shpërndara gjatë muajit mars shohim që mbizotëron “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, me 6 mld lekë hua të marra nga…
Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e 3-të të Menaxhimit të Financave Publike, një dokument bazë i cili është punuar së bashku me ekspertët e Bashkimit Evropian dhe orienton politikat sa i përket reformave në menaxhimin e financave publike deri në vitin 2023. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministri i Financave, Ervin Mete, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas, kryetari i komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi, përfaqësues të tjerë të MF dhe institucioneve të tjera shtetërore. Në fjalën e tij, ministri i Financave Mete u shpreh…
Ju mund të përcaktoni kohën më të mirë për t’u zgjuar në mëngjes bazuar në stilin e jetës dhe shëndetin tuaj. Në përgjithësi, zgjimi ndërmjet orës 6 të mëngjesit dhe 8 të mëngjesit konsiderohet ideal sepse përputhet me ciklet tona natyrore të gjumit-zgjimit. Tetë orë gjumë çdo natë është vërtetuar universalisht si numri magjik, por ju gjithashtu do të dëshironi të merrni parasysh moshën dhe stilin tuaj të jetesës. Shkencërisht, është vërejtur se koha ndërmjet orës 22:00 deri në mesnatë është koha më e mirë për të fjetur. Sasia ideale e gjumit në fund të fundit është të zgjoheni në…
