Author: gazetar_1

Administrata Tatimore rikujton individët se 30 prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi hapat që ndiqen për të plotësuar saktë “Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2023, si detyrim ligjor për çdo individ që: ka mbi 2 milionë lekë të ardhura vjetore dhe ka qenë i dypunësuar qoftë edhe për një periudhë tatimore brenda vitit 2023. Sipas DPT-së, deklarata plotësohet online në faqen e tatimeve. Pasi plotësohen të dhënat e përgjithshme, vijohet me plotësimin e të ardhurave. Deklarata gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të…

Read More

Që nga nisja e aplikimit të skemave të reja për likujdimin me këste të detyrimeve të prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë 340 klientë familjarë që kanë përfituar 70% reduktim të kamatëvonesës”. Sipas skemës së re, që nisi zbatimin në datën 3 prill, klientët familjarë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit të krijuar deri në 31 dhjetor 2022. Ndërkohë që, duke marrë në konsideratë faturat e papaguara ndër vite, vlera e kamatave rëndon edhe më shumë debitorët e energjisë. Gjithsesi, sipas skemave të reja reduktim të kamatëvonensës përfitjnë edhe…

Read More

Kur dëgjojmë “vitaminë C”, mendja na shkon menjëherë te portokalli, por ky nuk është i vetmi frut me një sasi të konsiderueshme të vitaminës. Fruta të tjera të shijshme ofrojnë më shumë vitaminë C në të njëjtën sasi. Edhe pse një portokall mesatar ofron mjaftueshëm vitaminë C, rreth 70 mg, shikoni se cilat fruta të tjera mund të zgjidhni për të siguruar parandalimin e duhur. – Luleshtrydhet : Një filxhan luleshtrydhe siguron 85 mg vitaminë C, si dhe mangan, i cili kontribuon në kontrollin më efektiv të sheqerit. – Ananasi: Një filxhan me fruta tropikale siguron 79 mg vitaminë C.…

Read More

Të financuar nga qeveria për një periudhë 4-mujore, 300 qytetarët e përzgjedhur në Tiranë, Dibër dhe Përmet do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit të tyre, duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj shprehet se kjo nismë është pjesë e projekteve të qeverisë për të rritur përfshirjen financiare, ulur numrin e transaksioneve me para fizike në ekonomi, dhe më e rëndësishmja, për të reduktuar kostot e transaksioneve për bizneset dhe konsumatorët. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit tregon dhe kategoritë të…

Read More

Në Elbasan është ngritur Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para. Kjo Qendër, e vetmja në Ballkanin Perëndimor, synon të nxisë kërkimin shkencor në sektorin minerar, vazhdimësinë e kërkimeve, zbulimin dhe përpunimin e lëndëve të para, duke u mbështetur në inovacion. Gjithashtu kjo Qendër do të shërbejë për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave mes profesionistëve e ekspertëve shqiptarë dhe atyre të Bashkimit Europian në kërkim-zbulimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, veçanërisht të atyre me rëndësi strategjike. Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila mori pjesë në ceremoninë e…

Read More

Shqipëria është destinacioni ideal për të gjithë pushuesit që kërkojnë det, rërë dhe mot me diell. Saranda, një qytet bregdetar në jug të vendit i ofron të treja – dhe është jashtëzakonisht i përballueshëm, shkruan e përditshmja britanike “Birmingham Mail”. Qyteti mesdhetar ka një vijë bregdetare mbi 285 milje dhe është i bekuar me 300 ditë me diell në vit. Destinacioni i fshehtë i pushimeve në Rivierën Shqiptare është i njohur për plazhet me rërë, ujërat e pastër dhe atmosferën e qetë. Saranda ndodhet në një gji të hapur në detin Jon dhe ka një klimë mesdhetare, me temperatura maksimale…

Read More

Ministri i Financave, Ervin Mete në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se, “Shqipëria në këto 5 vitet e fundit vlerësohet se ka pasur rritjen ekonomike më të lartë në Rajon”. “Shqipëria edhe në raportet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar ka rezultuar si një nga ekonomitë më rezistente në Rajon, duke pasur parasysh përballjen me një sërë krizash të njëpasnjëshme që nga tërmeti i vitit 2019, pandemia dhe pastaj lufta në Ukrainë, që solli efektet në rritjen e inflacionit. Lajmi i mirë është që jo vetëm kemi arritur të tejkalojmë efektet e këtyre krizave, por tashmë jemi…

Read More

Ministri i Financave, Ervin Mete po merr pjesë në Takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Mete tha se “Takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe FMN-së, janë takime të përvitshme dhe për vetë rëndësinë që kanë BB dhe FMN si partnerë të rëndësishëm zhvillimi dhe bashkëshoqërues të reformave në Shqipëri, në gjithë këto vite, ne këto takime kemi mundësi të shkëmbejmë qëndrime mbi zhvillimet e tashme dhe të ardhme si dhe mbi projekte që do…

Read More

Inflacioni shënoi një rënie tjetër përgjatëmuajit mars, duke e forcuar besimin se rritja e çmimeve në ekonomi, po kthehet brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë në muajin mars zbriti në 2.73%, nga 2.91% që kishte qenë në muajin shkurt, duke shënuar rënie për të dytin vit me radhë. Inflacioni bazë llogaritet nga BSH për një grup mallrash, që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit…

Read More

Ministri i Financave, Ervin Mete si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u takuan me me Zv.presidenten e Bankës Botërore, znj. Antonella Bassani dhe ekipin e saj. Mete dhe Sejko ndodhen në Uashington për të marrë pjesë në takimet e Pranverës me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Grupin e Bankës Botërore. Mete dhe Sejko u takuan në nisje të takimeve të pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, u takuan me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Matteo Bugamelli, si dhe drejtor ekzekutiv të FMN-së për Shqipërinë, Federico Giammusso.

Read More