Author: gazetar_1
Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar. Kanë mbetur më pak se ky muaj, që ky segment ndër më të rëndësishmit e Korridorit Blu, të jetë i aksesueshëm për qarkullimin e automjeteve. 30 qershori është dita kur parashikohet që segmenti të jetë i hapur për lëvizjen e automjeteve duke i paraprirë kështu nisjes së sezonit turistik. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve. Thumanë – Kashar ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe aktualisht punimet janë përqendruar…
Komisioni për Politikën e Jashtme i Kuvendit ka miratuar me votë unanime marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Italinë. Në mbledhjen Komisionit të Politikës së Jashtme, zhvilluar këtë të hënë në kryesinë e Kuvendit, ishte zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani që paraqiti nismën. Sipas saj, kjo marrëveshje kujdeset që të gjithë qytetarët shqiptarë dhe ata italianë të kenë trajtim të barabartë, pavarësisht vendit ku jetojnë. “Projektligji që paraqesim sot është një garanci shtesë për qytetarët e të dy vendeve tona. Pr/ligji garanton që asnjë qytetar nuk humbet asnjë ditë kontribute, pavarësisht vendit ku ka punuar, duke mundësuar…
Ari është rritur me 14% nga viti në ditë, duke tejkaluar rritjen prej 10% të S&P 500 këtë vit. Kontratat e së ardhmes së arit arritën kulmin në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 2,413 dollarë për ons më 19 prill, ndërsa ari spot arriti një kulm të ri prej 2,1392 dollarë për ons në të njëjtën ditë. Pas një përmirësimi dy-javor, çmimi i metalit të çmuar pati një rikthim të shpejtë javën e kaluar, duke u rritur me 60 dollarë për ons për të kapërcyer 2,360 dollarë të hënën. Është e dukshme që çmimi i arit…
Borxhi global është rritur me rreth 1.3 trilion dollarë në tre muajt e parë të këtij viti, duke arritur një rekord të ri prej 315 trilionë dollarë sipas një raporti të ri nga Instituti i Financave Ndërkombëtare. Pas tre tremujorësh radhazi rënieje, raporti global i borxhit ndaj PBB-së rifilloi trajektoren e tij rritëse nga janari në mars. Tregjet në zhvillim po drejtojnë trendin, pohoi IIF, me rritjet më të mëdha që vijnë nga Kina, India dhe Meksika. Tregjet e pjekura, ndonëse kanë shënuar rritje më të vogla, megjithatë kanë nivele më të larta borxhi krahasuar me ekonomitë në zhvillim. IIF…
Procedurat tenderuese për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës janë mbyllur nga operatorët ekonomikë, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave. Dy tenderët për zgjerimin e këtij aksi rrugor në 5 km e parë, duke nisur nga Tirana deri në mbikalimin e Rinasit, u hapën në fillim të muajit prill. Ndërkohë që, kompanitë e interesuara mund të dorëzonin dokumentacionin deri në datën 8 maj. Pas kalimit të kësaj faze, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar do të duhet të shpallë kompanitë fituese për kryerjen e punimeve e nëse edhe kjo fazë kalon pa ankesa, i hapet rrugë…
Kur themi Lunaria, e kemi idenë se bëhet fjalë për një lule. Për Olsiana Ajdinin, nuk është thjesht një lule, është art. “Lule N’Art”, ekspozita e veçantë e hapur në Hotel Plazza deri në 31 maj, të fut në botën e luleve, artit, kostumeve popullore, mbi të cilat, qëndron plot art e plot lule Xhubleta. Lunaria është një lule e pashoqe nga bukuria, që nuk vjetërohet kur e përdor e kur ua tregon të tjerëve. Përkundër kësaj, shumëkush thotë vetmevete: Sa kohë është dashur të realizohen këto kryevepra lulesh. Olsiana që menaxhon më së miri “flower caffe”, një vendtakimi mes…
Dyqanet e Koresë së Jugut kanë futur një artikull të ri popullor në menu: shufra ari. Zinxhiri më i madh i dyqaneve në vend, CU, ka bashkëpunuar me Korporatën Koreane të Minting and Security Printing për t’u ofruar klientëve mini shufra ari dhe aktualisht ato po shiten si të ishin pije freskuese apo ëmbëlsira. Një shumëllojshmëri shufrash ari të madhësisë së thonjve me peshë midis 0,1 gram dhe 1,87 gram janë nxjerrë në shitje në pikat e shitjes së CU që nga muaji prill. Një shufër 1,87 gramë shitet për 225,000 won (165,76 dollarë). Ato vijnë me mesazhe urimi, për…
Muaji prill ka regjistruar një fluks prej rreth 800 mijë turistësh të huaj të cilët kanë vizituar vendin tonë. Ashtu sikurse ishte parashikuar ky vit ka nisur me këmbë të mbarë për turizmin dhe ekonominë e vendit në tërësi. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama shprehet se në 4 muajt e parë të vitit regjistrohen në 2,3 milionë turistë, ose 38% më shumë se një vit më parë. Kryeministri bën me dije se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me institucionet publike, me bashkitë dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me…
Kuvendi diskutoi për marrëveshjen me bankën gjermane KfW për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”. Ministri i Financave, Ervin Mete bëri të ditur e vlera e huasë është 50 milionë euro, me terma të butë nga qeveria gjermane përmes KfW dhe shoqërohet me një grant prej 31 milionë eurosh nga korniza e investimeve për Ballkanin perëndimor WBIF. “Shkon në linjë me politikat e gjelbra dhe mbrojtjen e mjedisit dhe synon përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve të transportit publik në qytetin e Tiranës”, tha Mete. Përmes këtij projekti, vuri në dukje ai, mundësohet ndërtimi i sistemit BRT (bus rapid…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, u shpreh gjatë një konference për shtyp se aktiviteti ekonomik projektohet të vijojë të rritet, si në horizontin afatshkurtër dhe në atë afatmesëm, i mbështetur nga zgjerimi i turizmit, investimeve private dhe konsumi. Sejko bëri të ditur se, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e dytë. Teksa vuri në dukje se, zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime e mban ekonominë në një fazë pozitive të ciklit të biznesit. Kjo ecuri, vijoi Sejko është pasqyruar në rritjen e vazhdueshme të punësimit, në nivelet minimale…
