Author: gazetar_1

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ka pasur një takim me kryeministrin e Malit të Zi, me të cilin ka diskutuar mbi për disa tema të rëndësishme me interes reciprok në nxitje të zhvillimit të të dy vendeve. “Kemi diskutuar për temën e urës që lidh të dy anët e lumit Buna dhe që tani është në fazën e futjes në procesit e zbatimit”, tha Rama, në interes të pyetjes së një gazetari, gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të medias pas Samitit Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE-në që u zhvillua sot në Kotorr, Mal të Zi. Rama tha se, do…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me futjen e Shqipërisë në sistemin SEPA, shqiptarëve që jetojnë si qytetarë në vendet e BE-së kur të lëvizin paratë e tyre drejt Shqipërisë do t’u kursehen dhjetëra-miliona euro në vit. Në konferencën me gazetarët nga Kotorri, Rama tha se ka një paketë financiare të konsiderueshme, 6 miliardë euro, e cila do të ndahet mes vendeve, bazuar në reformat. Kreu i qeverisë u shpreh se “po jap një shembull të thjeshtë bazuar në mekanizmat e tjerë vetëm për shkak se ne jemi thuajse gati dhe do të prezantojmë në tryezën e BE-së me të…

Read More

Ministri i Financave, Ervin Mete mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Financave dhe atyre te Çështjeve Evropiane të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit të Zi, “Një rajon, vizion i përbashkët”. Në këtë takim i cili mbahet një ditë para Samitit të Liderëve Rajonalë u diskutua për Planin e Rritjes dhe masat konkrete që synojnë përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian. Ministri Mete në fjalën e tij u shpreh se procesi i miratimit të Planit të Rritjes brenda BE ka ecur me ritme të shpejta dhe se tani do të kontribuojë për të përshpejtuar reformat…

Read More

OSHEE synon uljen e humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes, në 17.93%, deri në fund të këtij viti. Ky target konsiderohet ambicioz, duke marrë në konsideratë se tejkalon objektivat e vendosur nga qeveria për reduktimin e humbjeve. Sipas planit të rishikuar nga Këshilli i Ministrave, viti 2024 duhet të mbyllet me një nivel humbjesh prej 18.5% apo 0.57% më shumë sesa synohet të arrihet nga OSHEE. Po ashtu, sipas këtij plani, në vitin 2025 humbjet duhet të jenë në nivelin 18.1%, ndërsa në 2026-ën 17.8%. Humbjet e energjisë në rrjet vijnë për 2 arsye. E para lidhet me rrjetin…

Read More

Në 15 vite aktivitet në Shqipëri Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (ADDF) ka pasur një angazhim financiar prej 120 milionë dollarësh, me një portofol prej 80 projektesh në fusha më rëndësi strategjike si sipërmarrje, arsim dhe lidership, trashëgimi kulturore dhe eko-turizëm. Kryetari i Bordit të Fondacionit, Michael Granof, thekson se projektet e impelmentuara deri më tani kanë prekur çdo shqiptar. “Biznesi jonë është të japim para dhe të përdorim burimet tona. Gjithashtu të kujdesemi që ato para shpenzohen me kujdes dhe në funksion të zhvillimit. 79 projekte në të gjithë vendin. Projektet tona kanë prekur çdo shqiptar. Nëse keni një fëmijë…

Read More

Normat e interesit e bonove të thesarit me afat 12-mujor, shënuan rënie në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.54%, nga 3.66% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Nga tetë miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në pothuajse 11.9 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë, yield-i i bonove 12-mujore është në nivelet më të ulëta, nga kishte qenë 3.75%. Normat e interesit në rënie për bonot, po reflektojnë rënien e inflacionit dhe mbajtjen e…

Read More

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në takim me biznesin, se ekonomia është në një fazë shumë pozitive dhe ky nuk është opionon, por mendim i bazuar në krijimin e një opinioni mbi faktet. “Nuk ka qenë ekonomia jonë asnjëherë më mirë se sot dhe nuk ka pasur asnjëherë në territorin e sipërmarrjes më shumë oportunitete dhe më shumë rezultate se sot. Këtë besoj e tregojnë të gjitha letrat tuaja dhe përveç letrave, e tregojnë dhe ato letrat e tjera që ju s’na i tregoni ne, po kjo është temë tjetër dhe këtë e tregon faktikisht dhe rritja e madhe…

Read More

Sistemi bankar ka kontribuuar në një rritje të shpejtë të kredisë për ekonominë, nga niveli 7% i PBB-së në vitin 2002, në nivelin 30% të PBB-së në vitin 2023. Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në aktivitetin e 25-vjetorit të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Ky aktivitet bëri bashkë një sërë aktorësh të cilët përfaqësojnë sektorin, qeverinë, biznesin dhe ekspertët, nga ku u pasqyruan sfidat, arritjet e deritanishme dhe vizioni për të ardhmen. Sejko vuri në dukje se gjatë këtyre viteve sistemi bankar ka qenë mbështetës e iniciator i shumë nismave, duke i hapur rrugë adoptimit të standardeve që…

Read More

Një fushatë e re për punësimin e elektriçistëve pranë OSHEE është prezantuar sot nga Balluku dhe drejtuesit më të lartë të OSHEE dhe OSSH. Thirrja është e hapur prej ditës së sotme dhe fushata do të vijojë për 30 ditë, ku të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët plotësojnë kriteret mund të dorëzojmë aplikimet e tyre. Në muajin tetor të vitit të kaluar, OSHEE hapi aplikimet për punësimin e 309 elektriçistëve në të gjithë vendin. Më shumë se 300 të rinj aplikuan për të qenë pjesë e kompanisë. Pas të gjithë procedurave 60 prej tyre tashmë janë punësuar…

Read More

Ministri i Financave, Ervin Mete, deklaroi sot se Shqipëria ndodhet në një pozicion të favorshëm për të rritur ambicien e zgjerimit të aksesit në financë dhe për të forcuar rolin e sektorit bankar në zhvillimin e sektorit privat në vend. Gjatë fjalës së mbajtur në 25-vjetorin e Shoqatës Shqiptare të Bankave, Mete u shpreh se kërkohet tanimë një angazhim më i madh i sektorit bankar për sa i përket kreditimit dhe mbështetjes së ekonomisë, ndërsa tha se për këtë Ministria e Financave po diskuton për një plan të përbashkët me Bankën e Shqipërisë. “Janë 4 drejtime të cilat kërkojnë avancimin…

Read More